FOTOT: “Muzeu i purove në Shqipëri” që po tërheq vëmendjen e të huajve në rrjetet sociale

18 Shkurt 2021, 16:35Lifestyle TEMA

Kur përmendet puroje, menjëherë mendja të shkon tek luksi, klasi apo pasuria për shkak të lidhjes mes tyre që jemi mësuar ta shohim shpesh në filmat e kinematografisë botërore.

Absolutisht që ka edhe nga ata që lidhjen e parë e bëjnë me dëmet që mund t’i sjellë shëndetit tymosja e një puroje.

Krahas tyre, purot janë shndërruar edhe në një pasion për mjaft njerëz të cilët përmes tyre kanë kultivuar dëshirën për t’u bërë koleksionistë.

Një prej tyre është edhe “Cigar Collector” në Shqipëri, apo siç njihet tashmë si “Muzeu i purove” në Shqipëri e më gjerë për shkak të larmishmërisë së koleksionit.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një numër të madh purosh të përbëra nga duhani më i mirë, ajo që spikat janë mbështjellëset e çmuara të cilat janë punuar me kujdesin dhe saktësinë më të madhe.

Cilësia e lartë, vjetërsia e përgjithshmë apo edhe larmishmëria e fabrikave të përzgjedhura të prodhimit, e kanë shndërruar “Cigar Collector” në një mozaik të vërtetë.

Më të pasionuarit, mund të ndjekin virtualisht një pjesë të koleksionit në faqen “Cigar Collector” në Instagram ku gjithkush mund të shohë purot më antike, më të rejat dhe vendprodhimet nga më të ndryshmet.

Kujdes, ato nuk janë vetëm për kaubojsat siç jemi mësuar t’i shohim nëpër filma! Siç do gjë tjetër në këtë botë, edhe purot kanë historinë e tyre e cila padyshim që nuk është djegur bashkë me to.

Më poshtë një pjesë e koleksionit të “Cigar Collector” sipas Cuban Cigar Aficionado ndërsa pjesa tjetër mund të gjendet në “muzeun” virtual në Instagram.

 

Lini një Përgjigje