VIDEO: Puthi një grua në vend që ta dënonte për shkelje të orës policore, polici pezullohet nga puna

18 Shkurt 2021, 16:04Bota TEMA

Një polic është pezulluar nga puna në Peru pasi u kap duke puthur një grua të re, të cilën duhej ta dënonte për shkeljen e orës policore në pandemi.

Pamjet e siguruara nga një kamerë sigurie tregojnë se polici po puthet me gruan pasi duket se ajo mundohet ta bindë zyrtarin që të mos e ndëshkojë në këmbim të puthjes.

Mediat e huaja shkruajnë se polici, ende i paidentifikuar është pezulluar nga detyra dhe po zhvillohen hetime për këtë rast.

Ibero Rodriguez, zyrtar për sigurinë e qytetarëve, tha: “Kryetari ynë, Luis Molina, e ka marrë vendimin për ta pezulluar menjëherë këtë polic. Ekzistojnë disa shkelje.

Gruaja e re nuk e respekton distancën sociale dhe ai e lejon këtë gjë.

Më pas, ai e heq maskën dhe ia jep një puthje. Ky veprim është shumë serioz në vete dhe për këtë arsye ai është pezulluar”.

2 komente në “VIDEO: Puthi një grua në vend që ta dënonte për shkelje të orës policore, polici pezullohet nga puna”

  1. Toto Z10 says:

    Korupsion natural…

  2. Knej thun qe Polici duhet me ken i dashtun me qytetarin ,
    e knej i qisin Karten e Kuqe !!!!!!!!!!!!!!!
    O e pa drejt .
    Nuk bo keshtu me yahoo .
    Qytetarja i ka shprehur mirenjohje ,per sigurine qi Polici i afron
    popllit Latino i afrihet dhe e puth .
    C’ka ktu per Distanc mor Zoterinj ,a jeni ne vete apo jo ?
    Kto distancat po na vdesin sot ,si mundet mne qen kaq pandjenje .
    I do robi te gjitha mer amon mer katila c’na bot
    Njifni ju Latinat e zjarrta ,kur e duan ato e duan – afroju dhe jepja
    se nuk ke shanc me ju hik .
    Cere jan kto mahabete -oj Pezullim kto .
    Puthni mer cupa , zhvishni zhelet e permysni kupa se na i rembeu jeten
    Distanca .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje