Basha pas vizitës në Slloveni dhe Kroaci: Ata mezi presin të bashkëpunojnë me mua si kryeministër

19 Shkurt 2021, 09:17Politika TEMA

Lulzim Basha është kthyer në Shqipëri pas një vizite që pati në Slloveni dhe Kroaci. Të frytshme i konsideron kryetari i PD-së vizitat me kryeministrin slloven Janez Janša dhe atë kroat Andrej Plenković.

Basha nëpërmjet një videomesazhi drejtuar qytetarëve këtë të premte thotë se kryeministrat i kanë shprehur mbështetjen dhe dëshirën për të forcuar lidhjet mes vendeve tona në të gjitha fushat.

“Të dy kryeministrat më shprehën dëshirën e tyre për të forcuar lidhjet mes vendeve tona në të gjitha fushat: në turizëm, në tregti, në diplomaci, në biznes, në investime. Diskutuam mënyrat se si mund të arrihen këto, menjëherë pasi të zgjidhem kryeministër”.

Basha shprehet ndër të tjera se kryeministrat e huaj i kanë mirëpritur planin ekonomik, që sipas kryetarit të PD-së, do të thithë investime të huaja. Por mbi të gjitha, Basha vë theksin tek integrimi, çështje për të cilën thotë se ka marrë mbështetjen e Janša dhe Plenković.

Basha shprehet se gjatë 8 viteve të qeverisjes se tij, Rama vetëm e ka larguar Shqipërinë nga Bashkimi Europian dhe se ai vetë do të bëjë të mundur integrimin nëse vjen në qeveri.

“Ashtu si ia dolëm që me vendosmëri dhe besimin e partnerëve europianë dhe amerikanë ta fusim Shqipërinë në NATO, ashtu siç hoqëm vizat, me të njëjtin vullnet dhe punë të pandalshme bashkë me ju dhe me ndihmën e miqve tanë do ta fusim Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shprehet Basha.

7 komente në “Basha pas vizitës në Slloveni dhe Kroaci: Ata mezi presin të bashkëpunojnë me mua si kryeministër”

  1. K says:

    Nuk mund ti lejmë të presin kaq shumë se nuk eshte mirë. Që të mos presin kaq shumë, përse nuk i thua mikut tënd president fshatar të nxjerri një dekret të emërojë KM para zgjedhjeve ?

  2. Tuk Tuk says:

    Ata mund te duan edhe te flasim serbisht,,,po Votat i kemi ne jo ata..dhe ti do marresh Hajdarin e Rames o hajdut,vrases dhe i privilegjuar …..ti je kelysh serb dhe spiunove gjysmen e kosoves ne Hag…

  3. Liku says:

    Pa merak, nuk do ja prishim qejfin Kryeministrit te Kroacise dhe Sllovenise se mezi po te presin ty….
    Ah ti je pyke ne diell mer daj.

  4. MERSIN MUCA says:

    Jovan Bregu i demokracise vdes per tu bere pak kryeminister .?????

  5. xha jaho says:

    Or kelluf,
    Kesaj here do dalesh me te vertete KOQE !
    A nuk e kupton qe nuk ke asnje shanc me fitu mor rrot. Ti nuk fitove ne 2017 e do fitosh ket vit 2021 !!!!
    Hajde budalla hajde ! RAMA ka te gjithe te zgjedhurit vendor ne te gjithe Shqiperine or rrot, dhe ata punuan nga 2019 per te permiresu sadopak jeten e njerezve ne komuna. Kurse ti nuk ke asnje te zgjedhur ne popull perveçse kamikazeve Voltane e Mziu. Ti i zhduku te zgjedhurit e tu qofte ne Parlament qofte ne Komuna sepse doje te shpetoje bythen e Berishes nga Drejtesia. Dhe dole me gishte ne goje (bythe).
    Or rrot ! Po qysh nuk ka nje gazetar tia thote se po le nom. Aq me teper qe edhe sondazhet sidoqofshi e nzjerrin me gjysmen e pikeve te Edi Rames (52% me 28%) !!!????

  6. Fahri pilafi says:

    Ore ty eshte duke te pritur bota jo Sllovenia&Kroacia! Po ti je lezeti i shqiperis ,dhe ne mezi çpopresim qe ti te vish ne pushtet per te mirat qe ti i bone shqiptareve kur ishe minister Rendit, vrave 4 veta kur ishe minister i Jashtem shite detin, minister infrastuktures rrugore qe vodhe 270 milion € ,dhe i vodhe mandatin EDIT per kryebashkiak,prandaj ne pote presim mepa durim qe ti tna drejtosh siç na drejtuat per 8 vite zoti Basha.

  7. Dik says:

    Ky ashte debil po te shkoje tani ne Hollande do e mbyllin tek instalinget e handikapateve e nuk e lane me dale pa e vaksinuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje