Sondazhi i Euronews: PS merr më shumë vota në 25 Prill se e gjithë opozita e bashkuar

18 Shkurt 2021, 21:23Politika TEMA

Opozita e Bashkuar dhe Partia Socialiste pritet të përballen kokë më kokë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, zbuloi sondazhi i dytë zgjedhor kombëtar i Barometrit Politik në Euronews Albania.

42.8% e personave të anketuar thanë se do të votonin për opozitën e bashkuar në zgjedhjet parlamentare, ndërsa 43.8% u përgjigjën se do të mbështesnin Partinë Socialiste.

Bazuar në votën e vitit 2017, 92 për qind e elektoratit të PS do të vazhdonin të mbështesnin partinë socialiste, ndërsa kjo shifër tek Partia Demokratike ishte disi më e lartë, 94.5%.

Votuesit e pavendosur që ishin në masë 8%. Ata patën një ndarje thuajse të barabartë të mbështetjes për opozitën e bashkuar dhe PS në prirjen e votës.

Katër për qind e qytetarëve të anketuar u shprehën se nuk do ‘i drejtoheshin fare kutive të votimit.

Shqiptarët iu përgjigjën gjithashtu pyetjes nëse duan të qeverisen nga një parti e vetme apo nga një koalicion partish, ku 50.4% votuan për qeveri nga një parti e vetme dhe 40.5% thanë se duan qeveri nga një koalicion partish.

1 komente në “Sondazhi i Euronews: PS merr më shumë vota në 25 Prill se e gjithë opozita e bashkuar”

  1. Tr says:

    Nuk ka asnje alternative tjeter. Nga LULI dhe MONALIKJA ZOTI NA RUAJT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje