Zgjedhjet e 25 prillit, Meta: Çdo marifet për të prekur votën e shqiptarëve, do ndëshkohet shumë rëndë!

18 Shkurt 2021, 21:51Politika TEMA

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka dalë në mbështetje të kërkesës së opozitës drejtuar ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, për të shtyrë afatin e skadimit të kartave të identitetit deri në 30 prill.

Presidenti Meta thotë se shpreson që askush të mos bëhet pengesë që qytetarët shqiptarë të shprehin vullnetin në mënyrë të lirë dhe demokratike, pasi në të kundërt do të ndëshkohet shumë rëndë.

Gjithashtu Meta tha se çdo përpjekje për  të cenuar këtë të drejtë me çdo lloj marifeti apo makinacioni, do të rrëzohej shumë qartë nga populli shqiptar dhe nuk do të shpëtonte pa ndëshkim.

“Unë mbështes çdo kërkesë, që ju mundëson qytetarëve shqiptarë të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të lirë dhe demokratike. Uroj, që askush të mos bëhet pengesë për këtë, pasi, do të ndëshkohet shumë rëndë. 

Çdo përpjekje për  të cenuar këtë të drejtë me çdo lloj marifeti apo makinacioni, do të rrëzohej shumë qartë nga populli shqiptar dhe nuk do të shpëtonte pa ndëshkim”, tha Presidenti Meta, në një intervistë për RTV Ora.

7 komente në “Zgjedhjet e 25 prillit, Meta: Çdo marifet për të prekur votën e shqiptarëve, do ndëshkohet shumë rëndë!”

  1. Jimi says:

    Neqoftese do te kete cenim, apo per me keq vjedhje te votes ne keto zgjerdhje, jemi te sigurte se ato mund ti kryej vetem vjedhesi i floririt me banditet e tij paramilitar, e askush tjeter. Prej kohesh ti sebashku me ortakun tend 77 vjecar, vrasesin dhe rrembysin e prones publike Sali Brishen per te cilin ti ke mjafte dobesi dhe e ke shum xhan, keni pregatitur disa variante te mundeshme per te hedhur ne ere suksesin e zgjedhjeve dhe fitoren e PS-s. Kjo lexohet shum qarte ne fytyrat tuaja te nxira e te steruara nga humbja dhe pse jo nga ndeshkimi qe ju pret pas saj. E dime qe pas trazirave qe do te krijoni per te bere te mundur deshtimin e zgjedhjeve, kete do t’ja faturoni PS-s dhe me mbas ti si president do te dalesh me shpate te madhe dhe ne emer te popllit do te kerkosh te ndeshkohen shkaktaret, te cilet pa tjeter qe do te jene socialistet dhe Edi Rama! Te jesh i sigurte se qe te gjithe skenaret qe do te tentoni, ky popull te cilit ja keni sjelle ne maje te hundes ju more horra, ka per t’jua djegur ne duar dhe ndeshkimi i juaj do te jete i pashembullt dhe shum i shpejt. Fitoren e PS-s nuk ka force qe ta ndale. PS nuk diskuton fitoren, por marrjen e me shum se 70 mandateve.

  2. naten bredh e bo takime te fshehta me kriminele
    e antishqiptare si me vjedh votat ,e diten del medieve
    dhe gerthet per Ata qe gjasme vjedhin Vota ,duke u ber qesharak
    por edhe ordiner ,i peshtire si nji alabak rruge .Po mbro gjasme voten ky ,AliBaba i Politikes
    (kush vjedh Vota ne Shqiperi njiher mire nga te gjithe shqiptaret o kokPordhe me cepa)

  3. pordh ne ajer
    ka marre fund .
    Burgu e qeteson maskarin .
    Mashtron veten as Boten e shqiptaret jo e jo
    demagogji idiote alla fshatari cepani

  4. Koco says:

    Partia Sacialist me Edi Ramën Kryeministër ,do Votohet në mënyrë Plebishitare me mbi 60 % të Qytetarëve me jo më pak se 85 Mandate ,dhe nuk e ka apsolutisht të nevojëshme të bëjë allish verishe si ti e Saliu o i pa udhi Ilir, jo vonë historia e vëndi juaj do shkruhet e do çohet në fund nga kjo Drejtësi e pa pëlqyere dëshiruar nga të paudhë si ju. bëj edhe pak durim .

  5. REALE says:

    Aman o president, atje ne Vranisht, çfare mishi ishte se po ka qene mishe dhie do te zere purtha, po rakia mos ishte koçimare se nuk te del as pas 25 prillit; le qe ti i ke mbushur me kohe dhe ulurin si ai femija ne pylle qe bertiste te nxirrte friken e tij.

  6. pjeter says:

    Ky e di veten politikan i madh,kujton ta permiresoje imazhin duke thene keto deklarata,pa ç ‘ka se shqiptaref e njofin mire macokun me cizme firmato.Ka treguar nga eksperienca qe ka, se eshte ne gjendje te vjedhi thelat e mishit direkt nga zjarri,pa ju trembur syri.Kesaj radhe Likes do i digjen mustaqet keq dhe kjo e ka trembur shume.

  7. Marco says:

    Vetem president i shqiperise nuk je
    Medet cfare figure

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje