FOTOT/ Këngëtarja e famshme rrëfen luftën me mbidozën: Pësova tre goditje në tru dhe një në zemër

19 Shkurt 2021, 10:20Lifestyle TEMA
FOTOT/ Këngëtarja e famshme rrëfen luftën me mbidozën:

Demi Lovato mbijetoi dhe tani po tregon të gjithë përrallën.

“Dancing with the devil” është dokumentari i radhës i këngëtares dhe aktores së famshme amerikane, e cila do të rrëfejë eksperiencën me mbidozën gati fatale të heroinës në 2018.

“Pata tre goditje në tru dhe një sulm në zemër. Mjekët më thanë që kam shpëtuar për 5-10 minuta”, ka thënë Lovato në dokumentarin e saj.

“Unë kam pasur shumë jetë, si mace. Tashmë jam në jetën e 9. Jam gati të kthehem në atë që dua të bëj, të bëj muzikë”, dëgjohet të thotë Lovato në trailerin e publikuar nga rrëfimi i saj, i cili pritet të publikohet i plotë më 23 mars.

Kjo nuk është hera e parë që Demi Lovato dokumenton eksperiencën e saj me varësinë ndaj lëndëve narkotike dhe alkoolit. “Just Complicated” tregonte luftën e 28 vjeçares me veset e saj.

Në dokumentarin e ri do të flitet më shumë edhe për fejesën dhe ndarjen e saj nga aktori Max Ehrich.

1 komente në “FOTOT/ Këngëtarja e famshme rrëfen luftën me mbidozën: Pësova tre goditje në tru dhe një në zemër”

  1. te gjithve na qellon te konfrontohemi ne jete
    me probleme te brendeshme dhe shperthejme , mbasi nuk e perballojme
    dot me presionin e brendshem ,qe sa me shume ta shtyjme poshte e fshehim
    aq me shperthyes behet ai brenda .Dhe qe ta mposhtetesh ate ti
    bie ne preh te alkolit ,droges duke rrezikuar gjithcka ne jeten tende .
    Mirpo per fat te mir ,secili nga ne qe ka nji Engjull Mbrojtes dhe ai vepron ,
    terheq frenat ke ty dhe gjithcka kthehet ne jete ,ne Normalitete .
    Te gjithe rrexohemi nganjiher per Toke e kjo nuk eshte aspak turp .
    Turp eshte te rrexohesh e rrishe shtrire e mos ngrihesh perseri e fillosh te ecesh rruges se jetes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje