Gjykata e Lartë lë dosjen e Adriatik LLallës në duart e Gjykatës së Posaçme

19 Shkurt 2021, 17:29Kronika TEMA

Gjykata e Lartë i dha fund dëshirës së ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për të “shpëtuar” nga gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme.

Një Kolegj Penal i shkallës së tretë të gjyqësorit vendosi se Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për gjykimin e Llallës në lidhje me akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Në rekursin e bërë në Gjykatën e Lartë, Llalla kundërshtoi vendimin e Apelit që i risekuestroi pasuritë dhe kërkoi shpallje të moskompetencës, me pretendimin se vepra penale për të cilën akuzohej duhet të gjykohej nga Gjykata e Tiranës.

Argumentet e tij nuk kanë bindur gjyqtarët e Lartë, që lanë dosjen në duart e të Posaçmes. Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi një kërkesë të Llallës për përjashtim nga gjykimi i kryesueses Daniela Shirka.

2 komente në “Gjykata e Lartë lë dosjen e Adriatik LLallës në duart e Gjykatës së Posaçme”

  1. Cyrykun Tiku uroj ta denojne per te gjitha abuzimet. Ata qe ska denuar kur vidhnin e vrisnin duke mbushur xhepat eshte mire qe pervec shperdorimit te detyres te bej ca vite per ata meqenese ishte bamires. Intelekti i Llalles eshte te ruaj ndonje stalle lopesh ose pse jo te ruaj Saliun se mbase rrugen e udhetimit e kane te perbashket ne nje shtet ligjor.

  2. nardi says:

    Edhe per 30 vjete te tjera ky do livadhisi i lire derisa gjykata te vendosi se e lagu apo nuk e lagu. I gjithe populli Shqiptar e di qe eshte nje nder njerezit me te korruptuar ne Shqiperi por SPAKU ende vazhdon hetimet duke i dhen mundesine te gjej shteg per te shpetuar veten dhe te tjeret.
    Dosja e tij tashme duhej te ishte e mbyllur, por fale punes se gjyqtareve te rinj e te pa korruptuar, Llalla nuk ka shkelur kushtetuten dhe se shpejti do demshperblehet. Histori e degjuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje