Policia ka shpallur në kërkim 4 persona, si autorë të dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur në Fier, më 1 shkurt.
Vrasja dyshohet se është kryer për hakmarrje, që daton prej vitit 1994, me një seri vrasjesh mes fiseve Kastrati dhe Binjaku.
Në kërkim janë shpallur Albert Zaja, 37 vjeç, Elmir Tufa, 29 vjeç, banues Fushë Krujë, si dhe Elson Xheçuka, 27 vjeç banues në Kamëz dhe Silvio “alias” Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.
Për të katërt këta persona Gjykata e Fierit ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetaseve. Në përfundim të veprimeve është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë veprimeve hetimore, strukturat e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.
Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për vrasës me pagesë të cilët kanë vepruar për llogari të fisit me cilin Kastrati kishte hasmëri prej vitesh. Hetimet janë përqendruar te pista e hakmarrjes dhe konfliktet e familjes Kastrati.
Raportohet se një prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Elson Xhecuka, është vëllai i Hektor Xhecukës, i dyshuar si vrasës me pagesë. Në 2018-n Hektor Xhecuka u arrestua për vrasjen e Emiljano Boçit, ngjarje e ndodhur në Tiranë më 14 Janar të po atij viti. Ai kishte qenë po ashtu i arrestuar edhe në vitin 2015 për një vrasje të mbetur në tentativë.
Nuk e kuptoj sencin e disa shkrimeve sejmeë të cilat kanë pēr bazë trafikun e droges larjet e hesapeve dhe ju i bëni jehonë dhe heronj duke mbush gazeta turp per kete gazetari si vrasja ne bllok me autor martinjanin per 2 vjet duke shkruajtur perdite ne faqen e pare turp
pse ketu jepen emrat dhe ne vende te tjera jo?
pse ketu jepen emrat dhe ne vende te tjera jo?