Stadiumi i ri i futbollit në Kukës, ja çfarë pritet për të përfunduar ndërtimin e tij

19 Shkurt 2021, 20:46Sport TEMA

Ekipi i futbolli të Kukësit nuk do të ketë një stadium të ri, edhe për pak kohë. I nisur me një investim prej 5 milionë eurosh, bashkia e Kukësit ka nisur zbatimin e projektit për fushën e stadiumit “Zeqir Ymeri” dhe stadiumin e ri të Kukësit, që do të ketë 8 mijë vende, ndërsa pjesë e tij do të jenë dhe ambientet akomoduese.

Sipas autoriteteve, stadium do të ndërtohet sipas parametrave të UEFA-s dhe parashikohet që në të zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare.

Prej disa kohësh, në stadiumin e ri të Kukësit, janë ndërprerë punimet në tribunën perëndimore dhe janë përqendruar në ambientet e brendshme të tribunës qendrore.

Kryetari i bashkisë, Safet Gjici tha se punimet në stadium po ecin me ritme të shpejta dhe se puna në tribunën perëndimore nuk është ndërprerë për mungesë fondesh, por si rrjedhojë e rishikimit të projektit për ta bërë një stadium sa më të kompletuar dhe me ambiente akomoduese hotelerike për lojtarët.

Stadiumi i ri “Zeqir Ymeri” i Kukesit eshtë një projekt i bere nga arkitekti Ardian Mehqemeja dhe studioja arkitekturore AVE – CONSULTING.

Stadiumi do te jete sipas standardeve te UEFA-as, ku do mund te realizohen ndeshje te Europa League dhe Champions League!

2 komente në “Stadiumi i ri i futbollit në Kukës, ja çfarë pritet për të përfunduar ndërtimin e tij”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Hahahaha”zekir arena”!!!

    1. u dhime duke qesh says:

      Jo po Karipidis Arena ? ? ? ?
      … apo Kazantzidis Seferoglou Arena ? ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje