Vaksina e Pfizer nuk ka më nevojë të ruhet në temperatura ekstremisht të ulëta

19 Shkurt 2021, 18:32Bota TEMA

Vaksina e BioNTech/Pfizer kundër Covid-19 nuk ka më nevojë të ruhet në temperatura ektremisht të ulëta, sipas të dhënave të reja që do ta bëjnë shpërndarjen e dozave shumë më të lehtë dhe vaksinën shumë më konkuruese.

Të dhënat, të cilat kompanitë ia kanë dorëzuar rregullatorit amerikan, tregojnë se doza mund të mbahet në temperatura normale të ngrirjes mjekësore nga minus 15C në minus 25C për deri në dy javë.

Ugur Sahin, shefi ekzekutiv i BioNTech, tha se aftësia për të ruajtur vaksinën në temperatura më të larta do t’i jepte qendrave të vaksinimit “fleksibilitet më të madh”, duke shtuar se kompania po vijon zhvillimin e formulave të reja për ta bërë vaksinën “edhe më të lehtë për t’u transportuar dhe përdorur”.

Vaksina e përparimit e BioNTech / Pfizer ishte e para që fitoi miratimin emergjent në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe BE vitin e kaluar, por nevoja për të ruajtur dhe transportuar nën minus 60C ka vështirësuar shpërndarjen e saj, veçanërisht në zonat e largëta.

Edhe vaksina e Modernas, tashmë mund të mbahet në temperatura normale frigoriferike midis 2C dhe 8C për 30 ditë.

2 komente në “Vaksina e Pfizer nuk ka më nevojë të ruhet në temperatura ekstremisht të ulëta”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Opo lerini keto vaksinat Pfizer dhe Moderna, e muarem vesh per keto, por une doja te dija se ne cfare temperature duhen mbajtur vaksina ruse Sputnik-V dhe sidomos ajo Kubanezja. Te dyja keto vaksina, si rusja dhe kubanezja thuhet se paraprakisht jua bene Leninit dhe Stalinit, kurse ajo kubanezja u provuar paraprakisht tek Fideli dhe Ce Guevara. Rezultatet e ketyre qene mbreslenese, ato mbronin deri ne 106.87% dhe nisur nga ky fakt sinjifikativ, Byrote Politike te vendeve respektive muarren vendim qe ajo tu behet masivisht tere klases puntore dhe asaj kooperativiste. Burgjezet dhe kulaket, domethene armiqte e kllases te ngrohen ne diell, atyre nje mut kemi per tua dhene.

  2. miri says:

    Loni pe betoni
    Paske mbetur coqe
    Lxo informacionet per vaksinen kineze dhe ruse ne origjinal pastaj fol o tu mbyllte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje