Vlorë: Gjendet trupi i pajetë i 74-vjeçarit buzë lumit

19 Shkurt 2021, 20:15Kronika TEMA

Një trup i pajetë është gjetur buzë lumit në vendin e quajtur Ura e Bratit në Vlorë.

Policia thotë se viktima është identifikuar si 74-vjeçari me iniciale M.G., banues në fshatin Brataj të Selenicës.

Nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë është dënuar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje