FOTOT: "Ishte një sfidë", nuk arriti të merrte dozën e parë, 90-vjeçarja ecën 16 kilometra në borë për t’u vaksinuar

20 Shkurt 2021, 11:54Lifestyle TEMA
FOTOT: "Ishte një sfidë", nuk arriti të merrte

Një nëntëdhjetë vjeçare amerikane sfidoi të ftohtin dhe eci 16 kilometra nëpër dëborë për t’u vaksinuar kundër COVID-19 në Seattle.

Sipas Seattle Times, Fran Goldman nuk arriti të merrte dozën e parë të vaksinës dhe kur iu dha mundësia, ajo nuk hezitoi për asnjë moment dhe pavarësisht stuhisë i shkoi qëllimit të saj deri në fund.

Një shtresë e trashë bore mbuloi qytetin dhe e bëri të pamundur drejtimin e një makine, kështu që Goldman veshi çizmet e saj, mori shkopinjtë e saj dhe përshkoi një total prej dhjetë miljesh (16 km) deri te klinika.

“Nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë”, pranoi Goldman për të përditshmen.

1 komente në “FOTOT: “Ishte një sfidë”, nuk arriti të merrte dozën e parë, 90-vjeçarja ecën 16 kilometra në borë për t’u vaksinuar”

  1. Evolution says:

    Në fotë thotë që ka ecur 6 milje (6 miles), që po ta kthesh ne km janë 9.6 km. Domethënë jo 16 km.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje