NATO dhe Vizat: Arritje të PD-së apo në kohën e PD-së?

20 Shkurt 2021, 15:45Politika TEMA

Kryedemokrati Basha po potencon këto kohë dy arritje të PD-së kur qe në qeveri, të cilat ai i konsideron si kolateral i fortë politik në synimin për riqeverisje: anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave. Madje i shton dhe pavarësimin e Kosovës, duke e ndërlidhur atë me të qënit e tij ministër të Jashtëm asokohe. Por nëse kjo e fundit qartazi është një sajesë e sforcuar – për pavarësinë e Kosovës edhe Kosova vetë apo personazhet e saj kanë pak ose aspak rol – le të ndalemi te dy të parat.

Si në shumëçka në ligjërimin e PD-së dhe Bashës personalisht, mungon fjala “reformë”, si për të djeshmen në qeverisje e si për qeverisjen që synohet. Në politikë, “reforma” është identifikim i suksesit. Ndaj, normalisht, në evokimin e së djeshmes në qeverisje, Basha, si ushtrues i disa portofoleve ministrore, do duhej të fliste për reformat që ka ndërmarrë në secilën prej tyre, duke e pasuar me treguesit në vite të rezultateve konkrete.

Fjala vjen, në ligjërimin demokrat mungon një arritje në aksh sektor, ardhur nga një reformë e thellë, për të cilën do thoshte se të tilla ia lamë PS-së, por që qeverisja e saj e dreqosi. Dhe mundësisht jo me retorikë por me referenca krahasuese, të cilat pothuajse nuk ekzistojnë fare në komunikimin publik të PD-së.

Por a janë realisht anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave arritje të PD-së? Parë thjesht, jashtë konteksteve politike dhe diplomatike, po. Por me pak analizë vertikale, duke mos ndenjur në sipërfaqe, më së shumti janë arritje në kohën e PD-së sesa të PD-së.

E para, anëtarësimi në NATO, dihet që ka qenë një proces disavjeçar, i cili është gatuar, në një përqindje jo të vogël, dhe gjatë qeverisjes së PS-së, sipas hapave dhe procedurave. Finalizimi nën qeverisjen e PD-së, është koha e finalizimit si proces, i padiktuar nga zhvillime të brendshme politike. Sepse siç dihet, edhe nëse Shqipëria nuk do donte, futja e saj në NATO ka qenë, për kohën dhe kontekstin e zhvillimeve europiane të viteve 2000, një imperativ europian. Ngjashëm dhe me liberalizimin e vizave.

Është e nevojshme të kujtohet se në fushatën e vitit 2009, vizat nuk ishin askund si premtim elektoral. Kjo sepse liberalizimin vjen si projekt europian pas këtij viti, për t’u bërë gati i finalizuar pas gati një viti e gjysmë. Po, është e vërtetë që qeverisjes iu kërkua plotësimi i disa kushteve, më së shumti teknike se politike – siç pasaportat biometrike – të realizuara pa dyshim, por që si proces ishte një dhuratë europiane, të cilën e përfituan dhe Maqedonia e Mali i Zi.

Pra, të dyja janë zhvillime, ose dhe arritje, të një konteksti të caktuar europian, të cilat nuk lidhen ngushtësisht me një vizion qeverisës, e cila i ndërton si kauza dhe më pas investohet në to deri në finalizim. Nëse do qe kështu, po, ja vlen një gjoksrrahje e fortë nga ana e PD-së dhe e Bashës.

Në kampin tjetër, Rama ka ndërtuan kauzën e reformave në sektorë të shumtë, shoqëruar me arsyetimin se nëse do ishin bërë vite më parë, Shqipëria sot do qe shumë mirë. Por siç dihet, reformat janë me risqe të forta elektorale. Pos efekteve anësore, rezultati i tyre është i shtrirë në kohë. Në këtë pikë, PD nuk ka preferuar të riskojë. Dhe është bash kjo që e ka bërë që mos guxojë në reforma duke mos e patur edhe sot pas 13 vitesh qeverisjeje në post-komunizëm, fjalën “reformë” në CV-në e saj.

Kur sot analizohen, në fakt nuk analizohen por thjesht përfliten, e djeshmja dhe e sotmja në lloj qeverisjeje, të PD-së apo të PS-së, nuk merren në konsideratë kontekstet, pesha e kohës, avantazhet apo disavantazhet e saj, ku u gjendën kjo apo ajo parti, siç gjendet sot njëra prej tyre.

Mos harrojmë se politika shqiptare ka një leksion historik nga përvoja e soj politike, që nga shpallja e pavarësisë, për të kuptuar se fati i një individi në vendimmarrje është vendosur nga rrethanat sesa nga aftësia e tij. Ky leksion është Zogu, një njeri me dhunti të spikatura politike dhe shtetformuese, por i ndodhur në kohën më të gabuar për ta realizuar projektin e tij.

Koha që jetojmë sot, ku impakti i trendeve globale është gati përcaktues në fate lokale, është krejt tjetër dhe nga ajo e 5 viteve më parë, e gati kokëposhtë nga ajo e 10 apo më shumë viteve. Më thjesht, është koha më e palumtur për të qeverisur, aq më tepër Shqipërinë. Dhe PD që shfaqet e përvëluar për fatet e vendit, nuk e ka nga afshi qeverisës sesa nga padurimi për të provuar dhe njëherë pushtetin. Janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe lehtësisht të dallueshme në diz’harmoninë e tyre, pasi premisë është 100 përqind e dyta dhe zero përqind e para.

Nëse do qe e kundërta, programi i saj do qe, edhe në mos u zbatoftë, jo një praktikë donacionesh në nivel premtimesh të sajuara për të mos u besuar, por një korpus mendimi i thellë politik, një manifest intelektual dhe vizionar bashkë, që do qe për shoqërinë së paku një inspirim për një tjetër rilindje nga ajo që po tentojnë të ofrojnë pushtetmbajtësit aktualë

Dhe do niste kjo, më së pari nga një vetëkritikë e thellë, pasuar nga një revolucion në frymë, vlera njerëzore dhe ligjërim, për të arritur kulmin në një ofertë politike që para se të kishte “dhurata” në euro sa këndej andej, do ishte një joshje inteligjence, morali dhe vizioni i papërballueshëm. Por kjo është shumë gjeniale dhe që buron nga gjenialitete.

Ndërsa Basha ka zgjedhur të jetë normal dhe jo gjenial! /tesheshi/

16 komente në “NATO dhe Vizat: Arritje të PD-së apo në kohën e PD-së?”

  1. Skënder says:

    Sa shumë e paske tjerrur kete artikull. Po dihet botërisht qe vizat U hiqen vetem nga kembëngulja e mbeshtetja e madhe Nderkombetare Per Edi Ramen.Ndersa hyrja në NATO teresisht ka qene prej Edi Rames. Vete presidenti amerikan tha atehere qe falenderoj kryetarin e bashkisë së Tiranës z.Rama,ne saje te te cilit po fusim Shqipërinë ne NATO. Asnjë merite nuk ka PD.Perkundraxi qeveria e Saliut beri perpjekje qe te mos hiqeshin vizat.

    1. Bravo says:

      Ahahahahahahahahahaha

  2. SB says:

    Jane arritje te Rames them une, kam degjuar Meron dhe e besoj Meron.

    1. Bravo says:

      Ahhahahahahahaha

  3. Katunari says:

    Seshte nevoja ta lexosh artikullin, po qe te thuash se kur isha une ose ne, sic pretendojne partiaket e partise se derrave(PD) te na falin derrat se jane te nderuar na ushqejne, e futem Shqiperine ne NATO e hoqem vizat, ta besosh eshte idiotizem me brire, po pse e dine popullin budallenj keta te PDse

    1. Bravo says:

      Idiotë jo, po katunar idiotë si puna jote po.

  4. Qytetari. says:

    Artikull i “goditur”….
    Sa per kujtese,krytari i opozites se atehershme (z.Edi Rama) pati deklaruar qe me heqjen e vizave do ikin te gjithe shqiptaret dhe i doli fjala,vetem se shqiptaret nuk iken sapo u liberalizuan vizat por mbas kater vitesh ne 2015 e ne vazhdim.Mjere shqiptaret sa kohe kane humbur.

  5. mik says:

    PD-ja nuk ka merite as per heqjen e vizave dhe as per pranimin ne Nato. Ato thjeshte, u bene ne kohen qe ajo ishte ne pushtet.
    Qeverite shqiptare jane kaq te dobeta, sa qe nje ambasador perendimor i ben te rrijne si çeço, e jo te imponojne ” favore ” ne dobi te njerit apo tjetrit.
    Kurdo qe Shqiperia te pranohet ne Evropen e bashkuar, meriten nuk e merr ajo parti qe do qelloje ne pushtet. Europa pranon antarsesimin e vendeve jo anetare ne organizimin e saj, jo se ato kane plotesu kushtet, por sepse ka ardh koha per nje gje te tille.
    Te ishte Shqiperia gjeografikisht ne kufirin e skajshem te lindjes evropiane, pa marre para sysh situaten e kushteve, ne do kishim vite ne antarsim te BE-s.

  6. Kent says:

    Si duket kerkoj te vere ne balkance keto arritje me faqen e teze te shkatrrimit te ekonomise se vendit,me vjedhjen e prones se pronarëve real e te prones shteterore,me shitjen e interesave te vendit etj mjaft”arritje te tjera historike”, deri te prag lufta civile e 1997 si rrezultat i krizës se firmave piramidale.
    Edhe keto janë produkte te qeverisjes se PD-sr

  7. Taulant says:

    Arritja me e madhe ishte heqja e vizave per te udhetuar ne vendet e BE-se.
    Anetaresimi ne Nato dhe heqja e vizave u ben ne kohen e PD-se ne qeverisje.
    Rama cfare beri dhe cfare mund te bente 8 vjet ne pushtet ?
    Asgje i shtoi edhe 15 kushte anetaresimit ne BE.
    Kishte shume mundesi te bente shume gjera.
    Po te kishte denoncuar disa ish-ministra te Berishes per korrupsion.
    Punesimet ne administrat mos ti bente me militant Socialist e me pagese per vend pune.
    Te mos prishte Teatrin Kombetar.
    Te organizonte zgjedhje te ndershme.
    Te forconte shtetin e te drejtes .
    Pra te bente gjera qe nuk kene nevoj per leke por nje njeri te ndershem.
    Nuk beri asgje e fundosi Shqiperin akoma me keq.
    Largoj nga Shqiperia 500 mije Shqiptar.
    Eshte shume here me hajdut sesa Berisha por eshte shume i rafinuar.
    Per para vret baban shet nenen ben gjithcka.
    Imagjino cfare beri me protesten e Janarit te 2011.
    Protestoj kunder Metes mbeten 4 te vrare ne bulevard me mbas beri aleanc me Meten dhe ne 2018 e beri President.

  8. Thone nga burime konfidenciale te dyshimta ? se
    Nato na rrasi ne Aleance ne shqiptaret se sali berisha Shpertheu Gerdecin ,
    vrau shqiptaret qe denonconin aferet e tij korruptive , u impresionuan
    nga Talenti i Jozefines , kur Kopjoi Mis.Palin qi qillonte me arme automatike
    me pozat e Jozefines mbi Anijet Luftarake te Flotes Shqiptare
    Shkaterroj Ushtrine dhe indústrine Shqiptare ,ishte gati ti jepte
    jovetem Lirine e Giten Gjeneraleve te Natos por edhe mbesen si ja dha Berluscon-it
    -__-
    varianti tjeter eshte
    se kur pirdhte Politiken e Shqiperise ,apo se kush ishte ne Pushtet ,
    ne ate kohe ,
    gjithcka ishte Planifikuar vite me pare dhe Rrasja e Shqiperise ne Nato ,ishte rezultat i Palnit Stradegjike
    ne Ballkanin Perendimore ,duke siguruar Kufirin Detare te Detit Jone dhe atij Adriatik .

    sa i takon Kriminelit e funderines e shpelles berisha , e perdornin si leter higjenike
    Bota le cfar derdellisin qent e shpelles.

  9. lenci says:

    Katunar i rilindjes! Thua se jane bere ne kohen e PD, por jo nga PD…Por edhe neneshkrimi i marreveshjes se asociim stabilizimit u be gjate qeverisjes se PD. Nje rast eshte rastesi. Dy raste jane koincidence. Tre raste…eshte ligjesi. Por, nje katunar si ti, nuk ke mend ta kuptosh.
    Te iki Rama qe te firmoset hapja e bisedimeve per integrimin europian. Te shkoje te djali meqe nuk eshte kujdesur per te!

  10. Taipi says:

    LULUSHE NE NATO U FUTE I GJITHE BALLKANI BILE I LUTEN EDHE SERBIS SIC DONIN TE FUSNIN EDHE GJEORGJINE E UKRAINEN PO UA FUTI RUSIA KUSHDO QE TA KISHTE PUSHTETIN PD-PS DO FUTEJ ME NJE KEMBE SE DONTE AMERIKA NE EUROPE AJO PUNA E VIZAVE QUHET VENJE QYLAFI AJDE BENI NDONJE XHIRO LINI CA LEKE DHE KETHEHUNI NGA ERDHET LULUSHE MOS BEJE SI EDUKATORE KOPSHTI

  11. Jimmy says:

    Keto arritjet e PD , si ajo barsaleta o baa dola i 3 ne gare.Po sa veta ishit te keqen babi .3 ishim o ba

  12. Konjak says:

    Nato dhe vizat , jane arritje te popullit shqipetar , nepermjet qeverise dhe opozites . Partia demokratike , por edhe partite e tjera , jane aset – pasuri — e popullit . C’do arritje ne hapsiren kombetare apo nderkombetare nga shteti , nga populli , sigurisht kalon se pari nga qeveria e kohes , ajo eshte institucioni i pare qe levron punet , brenda dheme jasht vendit . Opozita , ka rendesi te vecant ne mirqeverisien , dhe prurjen e ideve te reja per qeverisien e ardheshme . Keshtuqe , te gjitha punet e mira apo te keqia , se bashku i stisim , se bashku i gezojme , apo se bashku i vuajm , se bashku i bitisim . Ne te pergjithshmen te miren apo te keqen –cilido qe e ben — se bashku i vuajme , apo i gezojme .

  13. Kent says:

    Ha ha,prit gomar te mbij bare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje