“Nexhmije Hoxha ishte fshehur në Dajt nga frika”! Rrëfimi i gazetarit në 30 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enverit: Si tentoi Hekuran Isai të ulej me helikopter mbi turmën

20 Shkurt 2021, 14:36Politika TEMA

Publicisti i njohur i gazetës “Zëri i Popullit”, Hamdi Jupe, në librin e tij, “Shënimet e gazetarit”, tregon momentet e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, si dëshmitar okular i ngjarjes në sheshin “Skënderbej” në 20 shkurt 1991.

Sipas tij, populli u provokua nga udhëheqja e Partisë së Punës, për shkak se i ngriti një kult prej faraoni Enver Hoxhës duke i ngritur monument, piramidën si muze, por dhe emërtimet e disa institucioneve të rëndësishme me emrin e udhëheqësit komunist duke rritur zemërimin e njerëzve.

Jupe tregon dhe ngjarjet e ndodhura më pas, siç ishte Kongresi i qershorit 1991, kur PPSH-ja u transformua në Parti Socialiste dhe kushtin e Fatos Nanos për të marrë drejtimin e partisë, nëse vetë partia e re do të shkëputej nga Enver Hoxha.

Nga Hamdi Jupe

30 VJET MË PARË MONUMENTI KISHTE RËNË ME KOHË KRONIKA

Paraditen e 20 shkurtit 1991 në sallën e koncerteve në katin e tretë të Pallatit të Kulturës në Tiranë zhvillohej një mbledhje e përfaqësuesve të komunitetit çam. Pak kohë pasi kishte filluar, u dëgjua zhurmë e pazakontë e një turme të madhe njerëzish që vinte nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe po i afrohej sheshit “Skënderbej”. Pjesëmarrësit u ngritën në këmbë dhe dolën në dritaret e sallës për të parë se çfarë po ndodhte. Po vinin protestuesit nga qyteti “Studenti”.

Greva e studentëve atje kishte filluar prej ditësh. Ata kërkonin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti. Kinoklubi i tyre ishte kthyer në vend pelegrinazhi për qytetarët nga të gjitha rrethet për të shprehur mbështetjen për ta. Opozita politike, e lindur dy muaj më parë, ishte gjithashtu pranë grevistëve. Me sa duket, pas refuzimit disaditor të autoriteteve ndaj kërkesës së studentëve, turma e mbështetësve po vinte drejt sheshit “Skënderbej” për të shtrirë protestën në qendër të Tiranës.

Ata që ishin në sallë dolën në kafenenë e katit të tretë të Pallatit të Kulturës. Nuk kishte vend më të mirë se atje për të ndjekur një ngjarje historike që po zhvillohej para syve. Një kameraman i televizionit se nga mbiu në krahun e majtë dy metër larg dhe filloi të filmonte atë që po ndodhte. Nuk e kuptoja, nëse u ndodh aty për të pasqyruar aktivitetin e çamëve i ftuar prej tyre dhe ndërroi detyrë në çast, apo ishte aty ashtu, “rastësisht”. Ndoshta e dinte qysh më parë atë që do të ndodhte dhe nxitoi të bënte detyrën: të filmonte rrëzimin e monumentit.

PËRPLASJA ME POLICINË

Turma prej mijëra vetësh që mbërriti te blloku i ministrive iu drejtua monumentit të Hoxhës që gjendej në shesh prej katër vitesh, para Muzeut Kombëtar. Fillimisht nuk u mor vesh se çfarë qëllimi kishin. Pastaj u bë e qartë: monumenti ishte objektivi. Studentët atë kërkonin: kokën e Enver Hoxhës.

Në këto çaste ia behu Policia me mburoja, skafandra dhe me qen kufiri. Duket se ajo e dinte qëllimin e protestuesve dhe po përpiqej të mbronte monumentin. Pak kohë më parë Presidiumi i Kuvendit Popullor kishte nxjerrë një dekret, sipas të cilit dënoheshin të gjithë ata që dëmtonin “simbolet historike”. Qëllimi i dekretit ishte pikërisht mbrojtja e monumenteve dhe busteve të diktatorit, të kudondodhura, që po sulmoheshin gjithandej nga opozita. Ky dekret i kishte hedhur benzinë zjarrit: demit i ishte nxjerrë përpara coha e kuqe.

Ndërkohë, ky “spektakël” i llojit të veçantë që po zhvillohej në shesh, po ndiqej tani me kërshëri të madhe nga shumë drejtime: jo vetëm nga ne “sehirxhinjtë” e Pallatit të Kulturës, por edhe nga tarraca e madhe e “Hotel Tiranës”, tarraca e Bankës së Shtetit, ajo e Komitetit Ekzekutiv (sot Bashkia), ajo e Muzeut Historik Kombëtar dhe nga pallatet në hyrje të rrugës së Durrësit dhe Kavajës, që shihnin nga sheshi. Shumë prej tyre, megjithëse punonjës të administratës shtetërore komuniste, përshëndesnin duke ngritur dy gishtat lart, në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti për atë që po ndodhte.

Kjo ngjarje nuk ishte e papritur. Gazeta “Rilindja Demokratike” e opozitës kishte gati dy muaj në treg dhe në kioskat ku shitej, njerëzit rrinin në radhë të gjata për ta blerë atë, duke e çuar shpejt tirazhin e saj në gjashtëdhjetë mijë kopje në ditë.

Turma, kryesisht të rinj, por edhe gra e të rritur, sulmoi disa herë drejt monumentit për ta rrëzuar. Dëgjoheshin thirrje që nxisnin njerëzit për aksion. Policia disa herë i sprapsi me shkopinj dhe me qen kufiri. Ishin pamje të para vetëm nëpër filma artistikë ose kronika lajmesh nga bota. U dëgjuan edhe krisma armësh, por duket se protestuesit e kuptuan që ato ishin me fishekë manovre dhe prandaj u bënë më të vendosur në sulmet e tyre. Tani përreth sheshit po grumbulloheshin gjithnjë e më shumë njerëz që nuk ishin thjesht sehirxhinj. Kjo bëri që më në fund Policia të tërhiqej: nuk kishte përvojë dhe as forcë për të përballuar situata të tilla.

RRËZIMI

Turma më në fund u la e lirë t’i afrohej monumentit dhe të bënte çfarë të donte me të. U bënë disa orvatje për ta rrëzuar duke e tundur e shkundur, por më kot. Ishte i mbërthyer mirë me bulona në bazamentin prej betoni. Më në fund, nga prapa monumentit u afrua një makinë vetëshkarkuese dhe demonstruesit i hodhën masivit prej bronzi një kavo çeliku në qafë për ta tërhequr. U duk se ai anoi rreth dyzetë e pesë gradë dhe turma ulëriu nga gëzimi. Nuk ishte shkulur ende plotësisht, por ishte anuar goxha, aq sa dukej se pas pak çastesh do të shembej përdhe. Ashtu ndodhi. Turma ofshëtiu nga thirrjet. Në çast drejt vendit ku ishte monumenti i rrëzuar u sulën me dhjetëra mijëra njerëz. Nga dolën gjithë ata? Sikur mbinë nga dheu. Ishin atje, rreth sheshit, por nuk guxonin të afroheshin. Kur gjithçka mori fund, ia behën atje në ekstazë. U habita nga kjo prani e madhe e tyre në një ditë pune.

Atë ditë opozita (të paktën zyrtarisht) nuk kishte planifikuar miting proteste, që të vinin njerëz nga rrethet. Edhe për rrëzimin e monumentit nuk kishte ndonjë thirrje publike prej saj. Thjesht, dukej sikur gjithçka ishte spontane, një zemërim popullor ndaj diktatorit, e nxitur nga greva e studentëve. Natyrisht, opozita politike ishte kudo, por ajo ende kishte frikë të artikulonte thirrje të hapura kundër Enver Hoxhës. Pas një muaji do të zhvilloheshin zgjedhjet e para parlamentare demokratike dhe prandaj “duhej kujdes”.

Ndërkohë, në qiell u duk një helikopter i Policisë, që u ul nja tridhjetë metra mbi kokat e qytetarëve, te vendi ku më parë ishte monumenti. Nuk kuptohej se çfarë donte të bënte atje, tani që masivi prej bronzi ishte shtrirë përtokë, nën këmbët e njerëzve. Më vonë u tha se në të ishte vetë ministri i Brendshëm, Hekuran Isai, dhe se kishte ardhur për të konfirmuar zyrtarisht lajmin, me qëllim që të informonte Komitetin Qendror, i ndodhur në mbledhje në ato çaste, për atë që kishte ndodhur. Në atë çast ishte vënë në dijeni Ramiz Alia për ngjarjen dhe ky kishte informuar anëtarët e udhëheqjes: “Sapo informohem se monumenti i Enverit në shesh është rrëzuar.”

Pasi e qëlluan monumentin e rrëzuar në shesh me shkelma e me çfarë mundën, pasi e përdhosën e s’i lanë gjë pa bërë, protestuesit e lidhën me kavo çeliku për qafe, e kapën pas makinës vetëshkarkuese dhe filluan ta tërhiqnin zvarrë nëpër shesh. Kaluan para “Monumentit të Skënderbeut”, pastaj para xhamisë, morën rrugën në krah të “Sahatit” dhe u drejtuan për nga qyteti “Studenti”. Donin t’ua çonin atyre “trofenë” e fitores. “Merreni, ua sollëm. Ishte një punë e vështirë dhe na lodhi ca, se ishte i mbërthyer mirë me bulona, por ia dolëm.”

Turma dhjetramijëshe e qytetarëve të ekzaltuar nga ajo që kishte ndodhur, shkonte pas makinës, një pjesë e hipur në të, një pjesë mbi masën e bronzit që zvarritej në asfalt dhe pjesa tjetër në këmbë. E ndoqa lumin e njerëzve me sy nga Pallati i Kulturës deri sa u zhduk në rrugën e Elbasanit. Ishte i madh ky lum, kryesisht, qytetarë të Tiranës, me dyqind e dyzetë mijë banorë atëherë, me përjashtime të pakta nga rrethet.

Tetë muaj më parë, pas ngjarjes së 2 korrikut me ambasadat, në atë shesh ishte zhvilluar një miting “madhështor” i qytetarëve të Tiranës, të sjellë atje me urdhër dhe të vendosur në kuadrate sipas ndërmarrjeve, për të treguar “solidaritetin” ndaj udhëheqjes se, “ne nuk jemi as Lindje as Perëndim”. Ramiz Alia kishte munguar në atë miting: një vit më parë në sheshin kryesor të Bukureshtit turma e thirrur për të treguar “solidaritetin” me udhëheqjen, ishte ngritur kundër Çausheskut. Fantazma e këtij të fundit shëtiste tani nëpër Tiranë prandaj, “nuk duhet të përsëriten gabime të tilla”.

TELEVIZIONI

Pamjet e filmuara prej kameramanit që ndodhej në krah tim në kafenenë e Pallatit të Kulturës do të transmetoheshin pastaj të plota në të vetmin Televizionin Shtetëror të vendit, në programin e lajmeve të orës gjashtëmbëdhjetë, në komentin e “paanshëm” të gazetarit të njohur Alfons Gurashi. Ai që kishte shoqëruar gjithmonë udhëheqësin gjatë daljeve të tij në publik, po komentonte gati i ngazëllyer ngjarjen në shesh: “Ja, tani turma po i avitet monumentit. Ja, tani po i hedhin litarin në qafë. Ja, tani po ndërhyjnë forcat e policisë me qen kufiri. Ja, monumenti po rrëzohet”. Nuk kishte nevojë për shumë komente, sepse pamjet e filmit flisnin vetë. Dukej sikur gjërat ishin planifikuar me kohë nga Televizioni Shtetëror për atë që do të ndodhte. Ato pamje u transmetuan vetëm në lajmet e orën gjashtëmbëdhjetë, pastaj u zhdukën. Por ato tani kishin marrë udhët e botës nëpërmjet televizioneve të huaja.

Një gëzim i lehtë më përshkoi së brendshmi për atë që, nga e gjithë ajo zallamahi në shesh, nuk kishte pasur viktima në njerëz. “Viktima” kishte qenë vetëm copa gjigante e bronzit me emrin “monumenti i Enver Hoxhës”. Ndërkohë, u trishtova nga mënyra e sjelljes së turmës ndaj atij që për më shumë se dyzetë vjet kishte qenë “udhëheqësi legjendar” i saj. Mendova se ishin skena që në sytë e botës, na tregonin një popull jo fort të kulturuar. Por nuk ishte faji i turmës për atë që ndodhi. Monumenti mund të ishte hequr me kohë, që kur doli opozita, pa pritur të ndodhte ajo “shfaqje shqiptare”, siç kishte ndodhur pak kohë më parë me shtatoren e Stalinit para Galerisë së Arteve, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që u hoq natën e pa zhurmë. Ata që e kishin në dorë ta bënin këtë, nuk e kishin bërë, përkundrazi, kishin bërë të kundërtën, duke nxjerrë dekrete për ta mbrojtur “udhëheqësin” nga populli. Ata përpiqeshin ta ruanin atje fantazmën, megjithëse ai kishte vdekur prej kohësh në zemrat e shqiptarëve, që para se të ngrihej ajo copë bronzi atje. Nuk ishte hera e parë dhe as e fundit që udhëheqja komuniste i linte gjërat të acaroheshin deri në minutën e fundit.

ATA QË RRËZUAN

Nga doli e gjithë ajo turmë që u pa në shesh? Nga mbiu i gjithë ky lumë urrejtjeje ndaj udhëheqësit “legjendar”? A ishte ky një shpërthim i çastit, apo një akumulim i vjetër, i kahershëm, që dilte në shesh pikërisht tani në formë të papërmbajtur? Ishte e vështirë t’u përgjigjeshe aty për aty këtyre pyetjeve, megjithatë, disa gjëra kuptoheshin. Sa ishte gjallë Enver Hoxha, thuhej se nuk lejonte të teprohej me emrin e tij. Ai shfaqej rrallë edhe në televizor. Ai ishte “kundër” kultit të individit. Por pas vdekjes, për një periudhë të shkurtër, emri mbiu kudo: Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Akademia Ushtarake “Enver Hoxha”, Kombinati i autotraktorëve “Enver Hoxha”, Hidrocentrali i Fierzës “Enver Hoxha”, Muzeu “Enver Hozha” etj. Monumentet dhe bustet e tij mbinë si kërpudhat në Tiranë, Gjirokastër e gjetkë. Kulti i Hoxhës po ngrihej në qiell. Piramida e ngritur në mes të Tiranës kishte thithur shumë nga djersa e atij populli që nuk ngopte dot barkun me bukë dhe u sillte ndër mend njerëzve piramidat e Egjiptit të lashtë, ku ishin sakrifikuar miliona jetë skllevërish. Që nga viti 1972, me Festivalin e Njëmbëdhjetë në Radiotelevizion, vendi ishte kthyer në kasaphanë të luftës së klasave. “Grupet armiqësore” në kulturë, ekonomi, mbrojtje, naftë, etj. “zbuloheshin” gjithandej. Me mijëra individë dhe familje që deri dje ishin të nderuara, tani kalonin në “satërin” e pushtetit, të burgosur, të internuar ose të zhdukur pa gjurmë. I asfiksuar ekonomikisht nga prishja me kinezët dhe nga politikat katastrofike ekonomike, si dhe nga mungesa e ideve për të dalë nga kjo situatë, sistemi nuk kishte çfarë të ofronte tjetër, përveç kufomave të luftës së klasave. Revolucioni po hante bijtë e vet.

REAGIMI

U ktheva në gazetën ku punoja prej disa muajsh, “Zëri i popullit”. As kur isha nisur për te Pallati i Kulturës dhe as në kthim nuk mbaj mend të kem parë autoblinda prapa Muzeut Historik, siç shprehet Nexhmije Hoxha në kujtimet e saj. E fshehur atë ditë në Dajt nga frika e turmës, ndoshta atë e kanë keqinformuar, duke i treguar përralla me autoblinda. Po edhe sikur të kishte tanke e autoblinde atje, a mund të qëllohej mbi masën e madhe të njerëzve për një copë bronzi?! Monumenti nuk mund të mbrohej as me avionë e me tanke nga ajo urrejtje e madhe popullore për të. Do të ishte vetëm një gjakderdhje e kotë, e përmasave të mëdha, pra, një marrëzi e pafund, nga e cila nuk do kishte shpëtuar as vetë zonja Hoxha. Në gazetën e krijuar nga Enver Hoxha pesëdhjetë vjet më parë, atë ditë as që na kërkoi njeri të shkruanim për të mbrojtur monumentin e shembur dhe të nesërmen nuk u botua asgjë për këtë ngjarje në faqet e saj. Zëre se nuk kishte ndodhur gjë fare. Edhe gazeta gjendej në situatë shoku. Dy ditë më vonë filluan disa protesta në rrethe, ku dënohej rrëzimi i bronzit dhe kërkohej ringritja e tij aty ku kishte qenë. Edhe ne si gazetë u detyruam të shkrehnim ndonjë “pushkë” me fishekë manovre nga frëngjitë e saj, “në mbrojtje” të tij. Por edhe këto nuk vazhduan gjatë. Baruti ishte i lagur. Nuk ngjallej më ajo që kishte vdekur prej kohësh.

Disa ditë pas rrëzimit u ndodha në zyrën e sekretarit të Parë të Partisë së Tiranës, Robert Koli. Duke biseduar për situatën e rënduar politike, ai tha: “Për të gjitha këto që po ndodhin, fajin e ka ky babëloku këtu, prapa meje” dhe bëri shenjë me kokë nga muri pas tij. Atje ishte fotografia e Enver Hoxhës. Edhe sekretari i Parë i Partisë i Tiranës, pra, i caktuar në atë detyrë dy muaj më parë, kishte po këtë mendim përçmues për udhëheqësin. Në fund të atij muaji, më 31 mars, zgjedhësit e lagjes së “Shtëpisë së Partisë” në Tiranë votuan me shumicë dërmuese kundër pasardhësit të Hoxhës, Alia, në zgjedhjet e para demokratike.

30 komente në ““Nexhmije Hoxha ishte fshehur në Dajt nga frika”! Rrëfimi i gazetarit në 30 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enverit: Si tentoi Hekuran Isai të ulej me helikopter mbi turmën”

  1. REALE says:

    Sa kohe do ti degjojme keto perralla? I shkruani neper libra dhe ti lexoje kush te doje se keshtu ja humbet fare vleren ngjarjeve te verteta se mbase ishim dhe ne ca te tjere gjalle atehere apo historine e bejne ata qe dilnin ne foto ne gazete?

  2. agim says:

    O FUNDERINE QE KERKON TE FITOSH NDONJE GJE DUKE SHARE E SHPIFUR!!!
    KETU DO TI PAGUASH U HALE QE NXHJERR ERE!! TI NUK KE MERITUAR TE PUNOSH NE ATE GAZETE ME KETO PERMJERJET QE SHKRUAN !!! NJERI PA PERSONALITET QE I DUHESH KOHES SOT PER TE MARE MERITA. NJERIU YT, MBESA JOTE, KA SHKUAR NE AMBASADE NE BRUXEL E TI LLAP SE ASHTU DUHET
    VAFSH NE DJALL TI DHE RRACA E NJERZVE SI TY!!! LEGEN QE NUK KE RESPEKT PER PUNEN TENDE E ATO SA KE SHKRUAR

    1. Erli says:

      Është vonë,,, o Hamdi,,, Është vonë. Tashmë nuk është ideologjia,,, por Mbijetesa,, synimi si tipar themelor i sistemit më të mirë,,, ndër më të këqinjt.

    2. Per foshnjen agim says:

      Po pse Nexhmija e ka cuar atje ne Brusseles o derdimen o perendim( jo Agim se ty te ka pernduar llogjika qe me renien e komunizmi) yt fossile komuniste.

  3. Debatiku says:

    QELBESIRAT E KOMBIT
    Sado qe villni helm or hale te ndyra kurre nuk do e ulni ENVER HOXHEN
    NDYRESIRA, mbajeni mend , ENVER HOXHA eshte PROFETI I Shqiptareve
    Ju nderesira ne ferr do e keni vendin
    Lavdi ENVER HOXHES
    Lavdi PPSH
    Vdekje tradhetreve
    Te pafsha ne ferr o qelbesire.

  4. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Ne kete vend ka plas muti sheshit,dhe kush mund te haje me garuzhde…
    Edhe hamdiu,qe u fsheh per vete bashke me fahri balliun(qe eshte bere langaraq dhjerokrat) .
    Nuk e lexova se mu neverit qe kur ka dal ne konkluzionin se populli u provokua se u ngrit busti i enverit….
    Ka harruar ky legen se si tipa si ky e tipa si saliu e komunista mbushen sheshin se si duartrokisnin e si mburreshin me gjigandin e rodit…
    Harroi ky si serviloseshin tipa si ky e sali vampiri e shkruanin neper gazeta e benin romane e poema per driten e diellit,apo si qanin kur vdiq enveri…
    Jane keta tipa legena qe na benin biografite e na denigronin per cfaqet e huaja e sot kane mare flamurin e demokracise e jane bere sheike pa punuar…
    Harroi ky popull se si dolen keta legena ne tribuna e mitingje dhe shanin ata qe u futen ne ambasada…
    E harruan mehmet elezin,lisi nienin e sali berishen si jashteqitja e ppsh…
    Keta legena kujtojne se rrezuan soc dhe akoma nuk kuptojne se soc yne ra si tulla e fundit pasi kishin rene te gjitha vendet soc ne Europe dhe ekonomija ishte ku therret qameti…
    Eshte me vend ajo vjersha ,u mbush gjemija plot me federal…edhe keta kalemxhinjte e sotem kush mund te haje me shume…

  5. Neseba says:

    Kur thua urrejtje popullore, si e shpjegon ti Hamdi ziu që në zgjedhjet e para e majta fitoi bindshëm? Duhej të thoshe edhe ti diçka, e the dhe tani je i qetë. Turppër ty.

  6. Epo kjo pune says:

    Kush ka nerva të lexojne belbezimet e cave qe nderrojne flete, edhe ne bote po pati trazira I marrin perpara me presidente, deputete e I ruajne, ja ndodhi tani ne Amerike, nuk eshte pune frike por standartesh sigurie, sa per kultin ishin jargavecet rrotull e ju gazetarucet qe benit ditirambe, dhe nje monument e meriton ai burre doni nuk doni se beri shtet, pse nuk u provokuam me monumentin e mbretit, edhe beri shtet, boll me dokrra

  7. Syri says:

    O njerëz, ka kaluar koha e legjendave me “Trimat e Jutbinës”. Duhet t’i kthehemi realitetit. E. Hoxha fitoi si mbret, jetoi si mbret, vdiq si mbret dhe u varros si mbret. Historia e tij, nuk është punë hipokritësh dhe injorantësh. Eshtë punë historianësh, të ditur, dhe të paanshëm.
    Shqipëria ka përfunduar në “republikë bananesh”, më keq se vendet e Botës së Tretë. Ne jemi turpi e Europës dhe kombi është turpi ynë.

    1. Kristak says:

      Meso te shkruash shqip.

      Enveri ka te mirat dhe te keqijat e tij.

      Po te flasesh sic duhet nuk ke nevoje per super dije per Enver Hoxhen.

      Sa per Shqiperine dhe vemjet si puna jote qe bejne pergjithsime dhe negativizojne gjendjen sot vetem dhe vetem per te lavderuar kohen e Enverit, jeni buburreca pa nder.

      Europa ne teresi eshte turp dhe bordello dhe nuk ka sesi te jete Shqiperia turp.

  8. Bimi says:

    Dua te them se e kam deshiruar rrezimin e rregjimit komunist dhe kur u rrezua busti jam gezuar mirepo keto pallavra qe tregon Hamdi Jupe te bejne per te vjelle. Shihni Washington Capitol Hill si do qendroje i rrethuar me gardhe e tela me gjemba sepse politikanet e degjeneruar kane frike nga populli. Mijra ushatare i ruajne “Te zgjedhurit”. Enveri te pakten nuk vuri tela me gjemba ne bllok, sa ish gjalle nuk kish frike nga njerezit dhe dilte cdo vit ne tribune. Dodmosdo Nexhmija do mbrohej. Forcat e degjeneruara imperialisto liberale e kane fituar davane per momentin. Ideologjia e tyre e degjeneruar qe bazohet ne trasgender dhe homoseksualizem ka fituar per momentin. E moren dhe Shqiperine dhe duan ta bejne sipas fytyres se tyre Te ndyre. Ata sot duan ti ndajne njerezit ne raca dhe orientime seksuale e ti fusin nje lufte me njeri tjetrin kur ne fakt ndarja eshte ne klasa punetoret dhe kapitalistet. Enveri ishte drejt nje kete pike por kuptohet nje vend i varfer si Shqiperia nuk mund Te kishte sukses. Gjithsesi ai pati arritje. Po te hapej e kish pak me shume valute emigrantesh do ishte shume me i sukseshem.

  9. Ne se nuk ishte urrejtje popullore , çfare ishte ajo ??????? Zoti e bekofte ate popull e ate dite nder ma te lumturat e jetes sime , sa per kujtese ate dit qe e rrezuan kjofte largun kemi varrosur nje djale rreth 25 vjeç, te cilin e paten vra duke u arratisur nga parajsa qe patet premtuar ju tru shperlaret …. E megjithe ate jemi popull i lodhur mbasi bllok qenet nuk pesuan asgje nga ajo qe meritonin , kujtoni pak Rumanine …….te semure mendore , ju e patet e perseri e keni ju ne dore , por ne fituam gjene ma te shtrejte ne bote mbas familjes sigurisht , LIRINE ME KUPTIMIN E PLOTE TE FJALES …….

    1. sumatra says:

      Anonim Tru shplare qe ne fakt je tru qelbur. Populli e qau Enverin se e parandjente eren e qelbur te sojit tend qe yshtej nga antishqiptaret me te eger. Jeni perdorur si ato buçen e nderkryera qe hane klyshet e tyre, jeni perdorur nga serbet, nga greket e nga gjithe forcat e erreta qe nxisnin vellavrasjen e shqiptareve. Kohet ndryshojne dhe sipas rregullit prap te gjirizet e keni vendin o bir bushtre qe i gezohesh mjerimit dhe indinjimit te popullit tend.

  10. Agim says:

    Zoti Jupe, Zoti jupe
    Lexo c’te thone…, dhe mbase do te ndjesh se c ‘funderine je katandisur ne opinionin publik….Vemje, zvarre je hequr edhe kur ke menduar se kush e di c”ishe kur te pranuan ne ZP apo kur per turp te bene edhe deputet
    Deputet I Leshit, gazetar Langaraq
    Gjithe ato qe shkruan tani ne shenime e tua prej palo gazetari I ke me te degjuar, pa baze., pa nerv, ca me keq I shtremberon ligesisht, sipas karakterit tend te shtrember.Turp I Camerise, nga ata qe e meritojne nofken Cam i M….

  11. Realiteti says:

    o Hamdi Jupi,o gazetar I Enverit(,disa muaj kishe ne ate gazete?? (apo disa vjet ,dekande…)qe vetem e popullit nuk ishte! Ajo thjeshte kish te punesuar ju,si shebetor te bindur,sahan lepirsa qe hiqeshit rrugeve te Tiranes e Shqiperis si “Ndergjegjia” e kombit! E para qe duhet te bente ajo LEVIZJE: duhet te “digjte”ate godine,qe na ushqente cdo dite ,me MIRESITE E KOMUNIZMIT??
    ,Cfare shkruan, E sakte VETEM eshte pjesa:ATA QE RREZUAN”E AJO E ALFONSIT qe na “ngrinte”qimet e SUMES NE CDO KONGRESE E DALJE TE ENVERIT.E iventet “REVULUCIONARE”….??
    KODI ETIKES I NJE gazetari MENDOJ SE FILLON TEK FAKTET, ANALIZA ,E DEDUKSINET REALE.?? Thelbi i levizjes popullore 1990,NUK ISH ENVERI O I MADHI GAZETAR !ENVERI kish VAJTUER,NE TE” SEMES “POR varferin ekstreme,tollonat,papunesin,”KUNETRIT,DHENDURET, NIPERIT E GJITHE SOJ E SORROLLPET E “”SHOKUT XHEMAL”QE VEGJETONIN E SUNDONIN,NE CDO POZITE SHTERORE SIC PO BEHET TANI 100 HERE ME SHUME ME “NEOPOTIZMIN” MILITANTET INJORANT, TE PAAFTET,SERVILET QE KANE DETYRE PARESORE GJOBAT,TENDERAT ,……???/
    TE JESH 1% REALIST,DUHET TE THEKSOSH,SE:Ramiz Alija e leshoj pa “duar”mendo per nje moment te ishte, ENVER APO SALI BERISHA,CFARE DO TI KISHIN BERE ASAJ LEVIZJE POPULLORE ,QE P.D. TURPERISHT E TRAJTON SIKUR BENE LUFTE FRONTALE ME ARM E NA CLIRUAN ????

    1. sumatra says:

      Anonim Tru shplare qe ne fakt je tru qelbur. Populli e qau Enverin se e parandjente eren e qelbur te sojit tend qe yshtej nga antishqiptaret me te eger. Jeni perdorur si ato buçen e nderkryera qe hane klyshet e tyre, jeni perdorur nga serbet, nga greket e nga gjithe forcat e erreta qe nxisnin vellavrasjen e shqiptareve. Kohet ndryshojne dhe sipas rregullit prap te gjirizet e keni vendin o bir bushtre qe i gezohesh mjerimit dhe indinjimit te popullit tend.

    2. sumatra says:

      O realitet vandali dhe i çakerdisuri. Kur u rezua busti i Enver kolosit populli u ngrit i gjithe ne kembe, perjashto hordhit e ndyra te atyre qe sot dominojne jeten sociale te vendit duke u nisur nga banda familjare e liderit tuaj Sali serbi. Qe ne zgjedhjet e para populli deshmoj te ishte me Enverin se nuk eshte popull bukeshkale dhe e dinte mire sesi ndryshoj jeta e tij gjate kohes qe ishte ne krye te puneve Enveri. çdo gje qe ngjau me vone ishte e programuar dhe e realizuar me poshterisne me te madhe nga forcat me te erreta dhe antishqiptaret me te eger. Sot pikerisht kete vuan populli i braktisur, i vjedhur dhe i mashtruar. Kesaj i gezohesh o klysh i bastadeve me te felliqur te ketij populli?

  12. Tironci says:

    O jup o sup gazetr bythlepires Nexhmien e çuan ne vilen qeveritare ne Dajt , nuk iku nga frika , nga kush do kishte frik Nexhmia , nga te persekutuarit qe nuk dilnin fare nga shtepia ne atk koh , kush do ta vriste ky popull ,Nexhmia nuk i kish ber gje kerkuj as nuk kish vjedhur njeri , pse duhet te kishte frik , ju i keni ngren mutin Sali shpellarit qe ju ka perdhunu si popull ju ka vrar ju ka vjedhur ju ka tallur si mos me keq , e ka djegur tre her kte vend dhe kapardiset si kaposhi ne plera dhe i rruajn bythen te ter , trap , gazetar lepires bythe ti ishe i perkedhelur per ate sistem qe ishte , dynjan hengrem ne te tjeret qe nuk kishim as nje privilegj , turp te keni ju qe ai sistem ju mbajti si pak te tjer dhe nuk i lini rradh burgaxhive te asaj kohe te ankohen qe ndoshta kan nje far tr drejte , me shum ankoheni ju plera , ju llumi jashtqitja e partis punes qe ja keni nxir jeten kti mileti kto 30 t vjet o mut , komunistet e vertet qe u ndjen te tradhtuar nuk u perzien me me politik , jeni ju jashtqitja PPSHs , ju pushta qe therrisni me shum kunder atij sistemi se doni te jeni te besushem per te vobektit mashtrus pushta pa shtyll kurrizore . Ta dinim qe do vinin mashtrusit pushtat zorraxhinjt dhe llumi kti populli ne politik , nuk do kishim dal fare nga shpia ne 90ten per te kerkuar kte shkerdhat sistem qe esht vetem anarshi totale dhe nuk ke çfar emri me i von , se me demokracin nuk ka as nje lidhje .

  13. Bato says:

    Levizjen popullore ne at koh e drejtoj vet Ramiz Alia me policin e fshet te kohes PPSHs , edhe azemi polic 90 leksh ishte jepte informata ne polici , kush te sillte ne shkoll duke qen i martuar dhe 28 vjeç , bente shkoll per kepucar tek shkolla komunales mu afer shpis teme , mos degjoni kta mutrit qe hiqen sikur e rrexuan ate sistem , me trushpelarin lart fshinte bythen ai sistem burgaxhit e te persekutuarit kishin frik te perzieshin me kte protest , ate e hodhem ne qe nuk ishim te persekutum ishim qytetar klasa puntore por te drejtuar nga PDja e “krijuar si parti ne ilegalitet te plot ” tek shpia Gramoz pashkos e jema gramozit ishte Eleni Pashko antare byros politik dhe ruhej me ushtar tek dera shpia gramozit tek rruga elbasonit , imagjinoni PDja po krijohej ne ilegalitet tek shpija antares se byros politike , pardesyt e bardha nja 10 vetave ne at koh i shperndau sigurimi shtetit dhe i dhan urdher drejtusve te policis qe çfar jan me pardesy te bardh te mos preken , dhe kta gjoi dilnin si trima se kishin garanci , drun e hanim ne mbrapa ju e merni vesh si ishin punet , mos degjoni kte trapin me psoudenim trushpelari ai esht ne autobuz shet pordh kot , se ate se dhiste njeri fare kontogjenti kti ne ato rremuja kishin frik te dilnin ne shes se ishin me damk , kta vetem mburren sot me kta qe sot i qujn komunista , se kta e ben te ter me organizimin perfekt te Ramiz Alis , hamdi jupe ka qen gazetar i zerit te popullit 20 vjet nje mut muti jashtqitja PPSHs , Nexhmien ne dajt e çoi garda republikes ne vilen qeveritare sa te mbaronte skenari Ramizit , ky debili hamdiu thot iku nga frika pun lepirs bythe .

  14. Po shoku Sali ,ku ishte ne ato momente?Dini gje ju zotrote?

  15. Komunisti says:

    Atij busti I kishte ikur koha! Sikur të mos e rezonin protestuesit atë ditë do të ishte hequr vetë nga ndermarrja e komunales që hoqi edhe bustet e Stalinit dhe Leninit disa ditë me pare me urdher të qeverise! Akti i vetëm i guximshem dhe heroik në atë kohë ka qenë greva e studenteve ku kerkohet heqja e emrit Enver Hoxha universitetit, rezimi i bustit nga një grup vandalesh e alabakesh (80% e njerzve në shesh ate ditë ishin thjesht spektatore) ishte një provokim per gjakderdhje! Provokim që deshtoi keqas pasi në shesh nuk numeroheshin me shume se 20-30 police e 10-15 ushtar me 5-6 qen në mbrotje të monumentit, provokimi vazhdoi ditët me vonë kur një turme alabakesh u drejtua drejt blloku apo kur u sulmua natën me arme shkolla e bashkuar pas mitingut që organizuan kadetet paradite ! Askush nuk pyet kush dhe ku i gjeten armet ata që qelluan drejt shkollës? Dhe kush i shtynte njerzit? PD nuk ka putur hiç gisht as në greven e studenteve, as në rezimin e bustit e as tek provokimet e tjera! Këtë të na sqarojne historianet!

    1. Tironci says:

      O pali shupalit , saliun e nxirte Ramizi me fjat supermirafiori te shikonte situaten , saliu ishte i vetmi qe ne mbledhjen e Ramizit nuk ishte kurr dakort nderrimi Regjimit , Saliun e kemi pas çun lagje komunist i vertet deri ne 92 shin , me mrapa doli antishqiptar e antikomunist i pa pam , ishte vetem skenar i Ramiz Alis , qe filloj mas vdekjes Enverit futi me qellim tollonin , jo se ndryshoj ekonomia por se desh te bente te pa kenaqur shqiptaret qe te ngrinin zerin per ndryshim , hodhi ne loj dhe kalecat e vet azemin qe ishte i pa njohur ne tiran saliun Gramozin Rulin Neritanin e tj , ndryshimi ishte strategji e Ramizit . Te tjeret shesinnpordh kot , per bustin Ramizi i shtyu njerzit e vet qe drejtuà turmen , ai bust do hiqej me nderrimin e sistemit se nuk e donte rairsoni kapterri ambasades amerikane i ardhur nga beogradi , qe hodhi si ne te ter lindjé teorin te shkaterrojm xhdo gje qe ka ngritur komunizmi dhe shqiptaret ngelen me gisht ne , te ter bashk me vendet e lindjes , se perendimi desh te hapte tregje te reja per tregti dhe fitime pa fund , se per te tjeret amerika nuk e ka rrujt noj her , mos degjo spartak ngjelen ai nxier inatin qe ka qen ne burg dhe therret amerika ter diten , shiko sa investime ka sjell amerika , vetem 100 milion dollar per 30 vjet , dhe kto i mori mbrapsh se na sillte njeres te na mesonin si milej lopa dhe mernin nga 20 mij dollar rrog ne muaj , si kta solli me qindra , pra punsoi amerikanet ktu dhe genjeu dhe shqiptaret sikur beri qametin me ndima , xhdo gje ka qen mashtrim i modh .

  16. Qytetar says:

    Na ishte nje here e nje kohe….
    Kur gazetari Jupe i bente ndonje
    pyetje jashte programit Berishes…
    O zot çfare hiqte me pas….

  17. Suma besoj ti e din se çfare eshte suma, keshtu ne vend te gojes ti paske nje sume te qelbur …. QE ME SA SHIHET I VEN NE PUNE QE TE DYJA …..

  18. Aleks says:

    si deformohet e verteta. Ne helikopter ishte nje fuksionar i ministrise se brendshme. Nuk ishte Hekuran Isai. Piloti edhe ate ulje 30 metro qè shkruan gazeta ri e beri me koken e tij. Dhe jo se mori urdher. Piloti beri nje aventure ne lartesi te vogel. cdo vit do dali nje liber e do deformohet historia. Une kam nje shqiptare nga Kosova. Ky ne rinine e vet ka qènè nè grupin e te rinjeve qè i dhuruan Enverit ne tribunen dhe u tha qè nga nje grupe tè rinjesh kosovare. Te gjithe keta tè rinj ishin me banim dhe azil politik ne gjermani e zvicer. Po ky i ri i atehershem dhe afer tè 70 dhjetat sot. ne diten e rrezimit tè bustit ne 20 shkurt ka qene ne Tirane sè bashku me Hekuran Isain ne ambientet e hotel Tiranes dhe e shikonin nga dritaret e hotelit gjithe ngjarjen nga hoteli. Shkoni e takoheni pilotin jeton e sot ka moshen 73 vjec. Eshte me origjine nga nje zone e njohur e shume patriotike e malesise se tiranes.

  19. Taulant says:

    Ndryshimi filloj aty nga 1988-1989 kur Ramiz Alia zbuti shume luften e klasave.
    Fatkeqesisht liderat qe erdhen me mbas ishin te papjekur.
    Sali Berisha do te kishte mbetur ne histori po te kishte vepruar si Vasllav Havel.
    Duhet te bente vetem reforma demokratike dhe ekonomike kur erdhi ne pushtet ne vitin 1992.
    Te mos ushtronte presion mbi krahun tjeter dhe hajdutin Nano.
    Zgjedhjet e vitit 1996 ishin te garantuara qe do ti humbiste PD-ja sepse populli yne ishte injorant dhe do votonte PS.ne
    E garantuar ishte qe PD-ja do ti humbiste zgjedhjet sepse premtimet e 1992 nuk mund te realizoheshin … duheshin shuma te medha lekesh .
    Te huajt nuk te jepnin gje vec ndonje grant 10 miljon apo 20 miljon euro.
    Plus 70% e popullsise ishte fshatare injorante komuniste dhe do kthehej menjeher atje ku ishte tek ngrenia e barit por vetem te drejtohej prej Partis Socialiste.

    Po cfare ishte alternativa ???
    Spartak Ngjela kujton nje thenie te Edi Rames ne nje forum te PD-se ne 1991 … te ekzekutojm gjithe Komunistet????
    Nuk mund te eleminoje aq shume njerez sepse beheshim si Sttalini.

  20. taksapaguesi says:

    Per ke Nexhmije e ka llafin ky per ate qe vdiq 90 vjece ne nje dhome ish pularia e Tiranes ? Per ate qe jetonte me nje pension, e vetme dhe pa asnje perkrahje 25 vjet ne Tirane dhe nuk i tha njeri plac me goje sepse nuk ka vodhi asnje qindarke ketij populli ? Nxirrni tregoni xhepat ju plehrat qe erdhet pas 90 dhe sot ruheni me badigarde private. Llumi anti komunist do hyj ne histori si katastrofa me e madhe e kombit shqiotare. Kemi 30 vjet nuk kemi nxjerre nje veper ne art, sport e kulture. Mireqenia ekonomike ka ardhe me nje cmim katastrofik mbi shoqerine shqiptare qe ende sot nuk po e
    kuptojme.

  21. Sheshi Shqiponja says:

    Bravo ministres Balluku, edhe nga pularia e terhoqi zvarre bundrren

  22. Jup leshi says:

    I hongri mutin , siç ja keni honger e ja hani ju saliut mjes drek dark idjot .

  23. ekonomiksi says:

    mire qe ate e rrezum se per tu rrezu ishte ..bust i nji krimineli te pashpirte..po me kta te sotmit ca do bojme..keta skane buste ..kane vila ..toka..se rrezon dot as vilen as token…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje