Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke folur për dialogun me Kosovën, ka thënë se situata për Serbinë është pothuajse e pashpresë, por, siç tha ai, “do të luftojnë për popullin e tyre”.
Presidenti serb në një konfernecë shtypi, siç raprtojnë mediat serbe, sot në Aeroportin e Beogradit, ku kishte dalë të pranojë 150 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, ka ironizuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se “ai është duke ia zgjidhur Serbisë edhe zhvillimet e saj të brendshme.
“Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të luftojë për popullin e saj dhe të drejtat e tyre, pavarësisht nga fakti se situata është pothuajse e pashpresë”, tha Vuçiç, kur iu kërkua të komentojë nëse Serbia ka një përgjigje për presionet e reja nga Prishtina dhe Uashingtoni dhe paralajmërimet për një platformë të re për vazhdimin e dialogut.
Ai gjithashtu u mor pak edhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, kandidatin për kryeminsitër të Kosovës.
“Nuk keni përgjigje adekuate, shoh që Albin Kurti po e zgjidh edhe situatën tonë të brendshme, i cili po tregon se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pushtet. Ndaloni, heshtni, lërini, ata janë të gjithë të fortë dhe të mençur. Ne do t’i lëmë, ata le ta bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë tonën”,u tha Vuçiç gazetarëve.
Kontingjenti i parë i 150,000 dozave të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca, ka arritur në mëngjesin e së dielës në Serbi.
Aeroplani me vaksina, që ka ateruar në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Tesla”, është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Po ta kishte fituar luftën me NATO-n Sërbia (në 1999-ën), atëher Kosova do mbetej si Presevo.
E vetmja shprese qe i ka mbetur Vuciqit eshte “Patriotizmi” i Albinit, E vetmja shprese eshte qe Albini te mos pranoje te bisedoje, sepse Serbia ka bere “genocide” ne Kosove. Tramp “pragmatisti” iku dhe ne krye doli Bajdeni, njeriu I principeve dhe qe njeh te verteten. Bajdeni di me shume se sa ne per Kurtin. Me ben pershtypje se ai e kercenon Serbine edhe kur e uron per festen. Me beri pershtypje shprehja se “kjo vret nga Serbia” pa permendur Kosoven…. Me sa duket ai e di qe Kurti punon per sabotimin e bisedimeve njelloj si Vuciqi….Ai e di qe kjo pune varet nga Serbia, sepse po qe se ai “bind”Serbine, Serbia do bin Albinin. Po qe se ai nuk e bind Serbine, Serbia do djegi perfundimisht Albinin si bashkepuntorin e saj te afert. Albinin jo vetem qe e pret shkarkimi, por edhe flamuri i Zi i Hamza Kasteriotit…Te rroje Amerika qe na mbron jo vetem nga Serbia, por edhe nga Albini!
Me duket si nje levizje e menduar mire ,te leshe bisedimet ne kalendat GREKE eshte gjeja me e bukur keshtu dhe shoqeria civile SERBE trasfomohet , hikin skifterat e MILLOSHEVICIT,del brezi i ri i orjentuar drejte EUROPES dhe jo drejte muzhikut RUSE, kush nciton gabon, me vonesen humbet me shume SERBIA bga KOSOVA.
Si thote ky serbi, shqiptaret jane; “te forte dhe te mencur”? Te tane Mic Sokola; te tane politikane.