Tregtarët grekë: Hapni Kapshticën. Mbyllja e pikës së kalimit kufitar me Shqipërinë ndali tregtinë

20 Shkurt 2021, 22:02Rajoni TEMA

Çdo ditë e më tepër shtohen zërat për rihapjen e plotë të stacionit kufitar të Kapshticës, në kufirin Greko-Shqiptar, i cili nuk funksionon që nga 20 Nëntori, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Bëhet fjalë për pikën e vetme në kufijtë mes dy vendeve që ka qasje të drejtpërdrejtë në autostradën internacionale Egnatia dhe i shërben të gjithë Greqisë Veriore dhe Qendrore, me pothuajse 2 milion kalime çdo vit.

Por pezullimi i kësaj porte hyrjeje në vend ka sjellë vështirësi  në tregti dhe eksporte kryesisht në Greqinë veriore, pasi kushdo që del nga vendi, mund te hyje me pas vetëm në dy pika,  përmes stacioneve kufitare të Kakavijës ose Evzonit.

Reportazh i kanalit public te Greqise ben me dije se Shoqata e Eksportuesve të Greqisë Veriore (SEBE) në një letër drejtuar ministrive kompetente kërkon rihapjen e kësaj pike , duke theksuar se përveç  vonesave në planet e biznesit dhe anulimet e porosive, ka një rritje të konsiderueshme në kostot e transportit, në afate dhe si pasojë uljen e aftësisë konkurruese të kompanive të eksportit të vendit.

Kërkesa te ngjashme kane çuar Dhoma e Tregtisë së Selanikut  nëntorin e kaluar, por edhe me pas prefektura e  Maqedonisë Perëndimore dhe  njësitë rajonale të Follorinës dhe Kosturit.

Çështja përshkruhet si “kritike për ekonominë e Greqisë veriore dhe qendrore”, pasi eksportet e Greqisë në Shqipëri ,572 milion euro, janë rreth 5 herë më të larta se importet ,128 milion euro.

Një problem tjetër i rëndësishëm që ka lindur është edhe vështirësia për hyrjen e punëtorëve sezonale të tokës nga Shqipëria, për punët bujqësore në periferitë greke të Maqedonisë Perëndimore dhe Qendrore si dhe Thessali, duke pasur parasysh mungesën e lidhjes së transportit midis zonave dhe pikave kufitare si ne anën greke ashtu edhe nË atë shqiptare.

Përfaqësuesit e fermerëve nga këto zona, kërkojnë që dogana të rihapet përsëri dhe të lejohet të hyjnë qytetarët në vend, në mënyrë që të sigurohen krahët e punës kaq të nevojshme për bujqësinë greke. Rihapja e plotë ,thonë ata, duhet të bëhet me kushtet që zbatohen edhe për pikat e tjera kufitare, pra kërkohet vendosja e një grupi të posaçëm të personelit mjekësor që do të kryejë testet e nevojshme për koronavirusin.

Hapja e Kapshticës vlerësohet se do të lehtësojë edhe numrin e madh të personave në dy pikat e tjera të kufirit tokësor të Greqisë./tch

3 komente në “Tregtarët grekë: Hapni Kapshticën. Mbyllja e pikës së kalimit kufitar me Shqipërinë ndali tregtinë”

  1. informacion says:

    Makedonia e Jugut (e Selenikut) do shkoje drejt autonomizimit dhe pastaj drejt pavaresimit nga Greqia …

  2. Shqiptar says:

    Politika e mbrapshtè e qeverive tè shitura shqiptare, ka bèrè qè bilanci tregtar me vendet fqinje, tè jetè nè shifra alarmante qè tregojnè pèr çdokènd, dèshtimin e politikès sè qeverisè pèr krijimin e kushteve tè favorshme pèr nxitjen e prodhimit vendas dhe krijimin e vendeve tè punès nè kètè sektor.
    RECIPROCITET me Greqinè. Politikè fiskale tè tillè, qè ndihmon qytetarin dhe fernerin shqiptar dhe jo njè gjèndje tè tillè ku fermeri shqiptar kthehet nè argat tè grekut dhe me paratè e pakta qè fiton atje, blen me çmime tè kripura, mallin grek nè Shqipèri.
    Shqiptarèt paguajnè taksa. Èshtè detyrim kushtetues i qeverisè, mbrojtja e interesave tè tyre nè çdo fushè.
    Çdo gjè tjetèr, èshtè tradhti dhe korrupsion i gjallè.

  3. mond says:

    per mendimin tim kjo eshte nje levizje shume e gabuar e Greqise duke pasur parasysh bilancin tregetar me dy vendeve, perse kembengulin akoma dhe ndalojne hyrjen e kamionave nga Kapshtica por i sjellin verdalle nga Kakavija deri ne Evzoni? duket sikur thjesht duan ti mundojne duke ju rritur kostot nderkohe qe nje pjese e mire e atyre qe vuajne kete jane dhe vete biznesi grek, ndonje dite do degjojme se mbyllet dhe Kakavija dhe hyrja do behet vetem nga Pireu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje