FOTOT: “Për ata që prisnin djalë, sipas Kushtetutës Geraldina jonë trashëgon fronin”, Elia Zaharia rrëfehet pasi bëri me vajzë Familjen mbretërore

21 Shkurt 2021, 15:06Lifestyle TEMA

Pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Princ Leka dhe Elia Zaharia ndanë në fund të tetorit 2020 më ndjekësit e tyre emocionet e të qenurit prind.

Përmes një postimi në “Facebook”, teksa falënderonte të gjithë ata që e kishin uruar, e konsideronte lindjen e saj një “Përshëndetje nga bota e engjëjve”.

Kjo, sepse Elia zbuloi se princesha Geraldinë lindi në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta të mbretëreshës Geraldinë.

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldinë! Të qenit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment. Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldinë u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve. Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldinë të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!”, shkruante Elia.

Në një intervistë për kopertinën e revistës “Who”, pyetjes se kujt i ngjan vajza, Elia u përgjigj: “Geraldina i ngjan shumë Princ Lekës. Qëkur ishte ende në barkun tim dhe e shihnim në eko, doktoreshë Merita thoshte që i ngjan babit. Dhe ashtu vërtet, kur lindi ishte njësoj si Leka (krahasuar me fotot e tij si i porsalindur). Këtë thonë të gjithë dhe mua jo vetëm nuk më mërzit, por përkundrazi më gëzon.

Gjithmonë i kam shprehur Lekës dëshirën të kem një vajzë, që t’i ngjajë atij. Princ Leka ngjan në shumë tipare me gjyshen e tij, Mbretëreshën Geraldinë, e cila ka qenë një nga vajzat më të bukura të epokës së saj. Gjithsesi, fëmijët ndryshojnë dhe asnjëherë nuk i dihet kujt do t’i ngjajnë derisa rriten. Unë e vogël i ngjaja shumë babit, por sot të gjithë më thonë që jam si mami. Dhe me të vërtetë tiparet apo ngjyrat mund t’i kem si babi, por hija e mamit është dominuese. Te Geraldina e vogël unë arrij të dalloj që tani që herë pas here ka vështrimin tim (te fotot kur kam qenë bebe kuptohet).”

Ndërsa në lidhje me gjininë dhe a është e rëndësishme që familja mbretërore të ketë një trashëgimtar djalë, ajo iu përgjigj: “Jo vetëm nga familja e Princ Lekës, por që në maternitet nga stafi përsëritej urimi ‘Herë tjetër me djalë’! Është argëtuese, pasi tregon se ende djali shihet me përparësi në shoqërinë tonë dhe mua më duket si një urim që vjen si eko e një kohë tjetër. Për ne të dy nuk ka asnjë ndryshim, vajzë apo djalë, fëmija është njësoj bekim nga Zoti. Familja Mbretërore shqiptare nuk jeton jashtë kohës së saj, sot jemi në shekullin e 21 dhe absolutisht produkt i kohës sonë.

Jo vetëm ne, por edhe familjet e tjera mbretërore që kanë pasur në Kushtetutën e tyre trashëgiminë e kurorës në vijë mashkullore, sot e kanë ndryshuar me ligj, pasi është një traditë diskriminuese në epokën ku jetojmë. Në vendet mbretërore fëmija i parë trashëgon kurorën. Sipas Kushtetutës së mbretërisë shqiptare, linja duhet të kalojë drejtpërdrejtë nga trashëgimtarët e Mbretit Zog. Nëse lind një djalë, ai trashëgon fronin, nëse lind një vajzë dhe nuk lindin djem, e trashëgon ajo deri në lindjen e një djali prej saj apo fëmijëve të saj.

Princ Leka dhe unë dëshirojmë që edhe nëse do të kemi një djalë më vonë, të dy të kenë shansin e barabartë dhe në moshën 18- vjeçare të vendosim cili nga fëmijët mund të trashëgojë kurorën. Kjo, pasi njëri mund të jetë më i përshtatshëm, pavarësisht gjinisë. Pesha e një kryetari të Familjes Mbretërore nuk është dhe aq e lehtë, pasi sensi i detyrës dhe përgjegjësisë të shoqëron gjithë jetën. Jo çdokush mund të ketë dëshirë apo vokacion ta mbajë këtë rol, ndaj mendojmë se është një vendim që duhet marrë kur fëmijët janë të pjekur mjaftueshëm dhe kur mund të dallosh me qartësi se cili është më i prirur për një jetë të dedikuar dhe aspak vetjake”.

Se si e përkëdhelin shkurt ajo tha: “Deri tani bebushja ka shumë epitete përkëdhelëse që ndryshojnë nga dita në ditë. Unë argëtohem kur e thërras bukfiqe. Mbretëreshën Geraldinë kur ishte e vogël e thërrisnin me përkëdheli Mimi”.

Ndër të tjera, ajo ka rrëfyer nga historia e gjatë e dashurisë me Lekën, që kaloi në të gjitha fazat tradicionale: “Jemi njohur në 2008-ën dhe atëherë filloi një histori e bukur miqësie, që gradualisht na solli gjithmonë e më pranë njëri-tjetrit. Distanca ishte e vështirë dhe zgjati rreth dy vite, por e kaluam me dëshirën për ta çuar përpara njohjen tonë.

Të them të drejtën, edhe pse kanë kaluar disa vite, nuk e kam ndjerë shumë kohën. Kjo besoj është si rezultat i një lirie që gjejmë në marrëdhënien tonë, ku secili është krejtësisht i pavarur në angazhimet profesionale, në miqësitë dhe zgjedhjet që bën. Kjo i ka dhënë frymëmarrje mendoj kësaj marrëdhënieje, duke mos e bërë të rëndë dhe imponuese. Për natyra të pavarura si ne, besoj ky është një çelës shumë i rëndësishëm.”

E si është Princ Leka si babi? “Leka është shumë i përkushtuar dhe i jep shumë dashuri dhe vëmendje vogëlushes sonë. Natën ai zgjohet më lehtë se unë dhe është shumë i kthjellët. Unë dua pak më shumë kohë deri sa të më ikë përgjumja… Zakonisht, është i qetë dhe nuk bën panik, por kujdesin e ka njësoj si unë. Kjo më jep shumë besim dhe qetësi, pasi e kam mbështetje në çdo moment.

Jam shumë e lumtur për përkushtimin e tij, madje nuk e kam imagjinuar që do ishte kaq i dhënë pas vajzës!”. Dhe nëse ka plan për fëmijë të dytë dhe kur, Elia thotë: Do dëshironim që Geraldina të ketë një vëlla ose motër, por është ende shpejt për ta menduar konkretisht kohën e përshtatshme. Për momentin, energjia jonë është e përqendruar te Geraldina. Do donim që të mos i mungonte për asnjë çast përkushtimi dhe vëmendja jonë, ndaj bebja e dytë ndoshta do presë pak”. (panoramaplus)

44 komente në “FOTOT: “Për ata që prisnin djalë, sipas Kushtetutës Geraldina jonë trashëgon fronin”, Elia Zaharia rrëfehet pasi bëri me vajzë Familjen mbretërore”

  1. Pun shpellaresh says:

    Pirdh, pirdh se do te trashegoje nje mut. Shqiperia eshte Republike. E provuat ne zgjedhjet e 96-es dhe e pate qe populli siu dha vota. Per ju votuan qehallaret tuaj.
    Ahmet Zogu akoma i eshte borxh Shqiperise per arin e vjedhur. Nje pjese e depozitoi ne Londer, ndersa pjesen tjeter e perdori per te jetuar ne mergim ai she sherbetoret e tij. Ai eshte tradhtar, fales i tokave shqiotare tek serbet, ne kembim te ndihmes qe i dhane per te ardhur ne fuqi. Ai ishte dikatator dhe me dhune e ktheu veten ne mbret. Edhe Sala kur pa
    qe i iku pushteti nga duart, mbeshteti ardhjen e Lekes se mendoi qe ai demek do behej mbbret kukul dhe Sala si kryeministri i tij do ishte mbreti i verete.

    1. Froni i Zogut says:

      Fronin e kujt te Ahmetit? Ku e gjeti fronin ne Bugajet te Matit. Mbret si si mund te behen te gjithe.

      1. vezhguesi says:

        Perse vazhdojne ta quajne “princ” djalin e Leka Zogut, kur ne nuk kemi ne kustetuten tone tituj te tille?
        Mero, beju pak leksione gazetaruceve te tu se lane koqen e namit.

        1. Princi eshte keshilltari i Presidentit me te mire te gjitha koherave says:

          Mero e di shume mire qe trashegimtari i vetem i fronit eshte Zaho Rama.

      2. Qinani says:

        Hajt se Ahmet Kurvarit do ti ngjaj edhe kjo,kurvica e vogel e s ardhmes karaqikurvnore shqipnore.sepse,kurvari pjell kurva.
        Ahmet Zogkurva ishte kurvar,dhe ka len shum fmij kopila,t jashtligjshem.ilegal.
        Nji nga kta kopila ishte Pjeter Rodiqi,burri kurv i Vaçe Zels ,ish bashkpuntor i sigurimit shqiptar,ish spiun i policis zvicerrane..
        Yyy..çar kombi kurv paskena ken!
        Prandaj s bo prokopi aj ven.
        Se shtohen kurvat
        Mas kurvarve
        Porsi pidhnat
        N maj te karve…

      3. Shefqet Cela says:

        Le gazetar idjoti që nuk jep as emrin e vet, po Merua si e lejoi këtë artikull?
        Kush ja dha titullin princit? Askush nuk e njeh.
        Ku është FFFFFRRRRONI?
        Ai është hedhur në hale’ kur ishim pa këta politikanë që na sollën këto monstra.

        1. vang says:

          Ato jane tituj qe trashegohen pamvarsisht se nuk ka me regjim mbretror ne cdo vend.Si te thuash i kane per konsum te brendshem familjar e fisnor ,jo ne lidhje me mbretrimin.

      4. kulmaku says:

        Ore ca keni qe nxefeni kot..Ky djali i gjate qe eshte princ te shtepia e tije (edhe plaka ime keshtu i therriste cunit tim) dhe qe eshte bere me vajze,ka te drejten e tij familjare qe tia lere kete tip karrige a fron a kolltuk dhe nonji prona tjeter vajzes se tij ne trashegimi dhe kaq.Edhe mua me la plaku dy divan dhe nje tavolin te vogel dhe nuk u ankua njeri.

    2. anila says:

      SH MIRE I THUA!!!!
      MORE CFARE MUT MBRETI E MBRETERI FLASIN KETA GOMERE????
      AI NUK KISHTE LEKE TE BENNTE AS DASMEN E VET DHE IA BERI FRANCEZI, JULIEN ROCHE, SPIUNI E KONTRABANDISTI, PO NEJSE, PARA KA AI PER CA TIPA SHQIPTARE QE U PAGUAN ME RASTE KUR KANE NEVOJA, SEPSE ASHTU IA DO PUNA.
      HIQINI KETA PISA E LE TE DALE NJE GAZETARE E TI QUAJE ME EMRAT E TYRE , PA PRINC E PINCE, PLEHRAT QE DUHET TE KISHIN TURP E TE FSHIHESHIN PER ATO QE I KANE BERE SHQIPERISE.
      POPULL IDIOT QE I DEGJON E NUK I HEDH NJE KANACE BOJE TE ZEZE KOKES KUR I SHEH!!!! TURP

      1. MacGr says:

        Po mjaft o njerez se nuk po luftojne te bejne mbretri por thjeshte ”per inerci”perpiqen te ruajn titujt qe kane trasheguar. Per ta rendesi qe moren nje pjese te pasurise se pa tundshme. Sa per floririn te cilin Zogu e depozitoi ne Londer por ajo nuk na e ktheu sepse paguam gjoben e minimit te kanalit te Korfuzit nga qeveria komuniste ne bashkpunim me Rusine e kohes se Stalinit. Biles Londra na tha ,kur banka Kombetare e kerkoi,se na keni borxh te tjera.Nuk dilnin florinjte ,duheshin dhe te tjera.

  2. Bardhoku says:

    Kujt i plasi . Mreteria mori fund qe nec1943 ne kongresin e Permetit.

  3. uskania says:

    Shohin ëndërra me sy çelë.

  4. KORABI says:

    Bardhok jam me ty qysh me kongresin e Permutit qe kopilat e sllaobolshevizmit Rus ham nje cop buke si bagetia die keshtu do jemi gjtihmone gezuar 29 nantorin

    1. Laberia ime says:

      Muti te lyefte turinjte..o karab

    2. Bardhoku says:

      Edhe ne zvicer te jetoni perseri kafshe me dy kembe do mbeteni. Kur sju beri dot njerez per 50 vjete Enveri mos prisni tju beje Likja , Edvini apo Saliu. Te fala Arushes

  5. ERTV says:

    Se nga doli mbretēri e trashëgueshme kjo e Zogut…
    Hajt ma thoni ju…
    Zogu mbasi e bëri çarçaf politikën e asaj kohe dhe pastroi kundërshtarët mbasi erdhi ne fuqi me ndihmën e serbëve dhe bjellorusëve…
    E veteshpalli de-facto veten mbret se de jure “e zgjodhën”
    Njëlloj sikur Saliu të kalonte kushtetutën e 1995 e të dilte ndonje si puna e Albina Kara……. mitros e te n’a e propozonte jo si president por si mbret.
    I bie që sot të kishim mbret Shkëlzenin….
    Pirdh o Elia me “gjakun blu” e me princeshen tënde të katnarit nga Burgajeti

  6. Kreshniku says:

    Korab jo nje cop buke por tershane Edhe une jam me ty .keshtu do mbetemi duke lepire by then e perendimorve edhe nuk na e verin fare por nxjerrin kujin me neve sepse e dine se far brac muti jemi

  7. Vjola says:

    Me falni per shprehjen por me te pjerdhur se keta dhe pushtetaret tane qe nuk i kerkojne llogari per arin e vjedhur sepse vodhen dhe vete nuk di cfare te them . Ne ka drejtesi duhet tu thote , meqenese jeni trashegimtare dhe kerkoni te gjitha ofiqet mbreterore atehere jepni llogari per gjene e vjedhur etj……

  8. Vjola says:

    Me falni per shprehjen por me te pjerdhur se keta dhe pushtetaret tane qe nuk i kerkojne llogari per arin e vjedhur sepse vodhen dhe vete nuk di cfare te them . Ne ka drejtesi duhet tu thote , meqenese jeni trashegimtare dhe kerkoni te gjitha ofiqet mbreterore atehere jepni llogari per gjene e vjedhur etj……Kjo eshte Drejtesia . Jo vetem te xhvatesh nga ky popull por kthim te gjese se vjedhur .

  9. Troposa says:

    Ikni pirdhuni…pric dhe mbretereshe eshte cdo shqiptar!…

  10. Shqiptari says:

    Per çfar froni behet fjal nuk e kuptoj , akoma besojn tek papa noeli kta .

  11. xhoxhi says:

    Tani fëmija të ketë jetë të gjatë,por mbretëri ska për të patur më.Nuk e kuptoj mese mbahet kjo mberëtëri prej leshi,kush paguan rojet etj etj.Përzereni qelbësirën sepse ai erdhi për pronat jo për Shqipërinë..

  12. Shqiptar says:

    Ta gezoni Mbreterine e imagjinates, sepse ne realitet Shqiperia nuk deshiron te ju degjoje as emrin. Ju urren si fis dhe fare keqe.

  13. Nediri says:

    Prici qe jeton me leket e Republikes.
    Shqiperi te kam dhiere ste kuptova asnjehere.

  14. mirel says:

    Sipas Kushtetutes se Republikes se Shqiperis ta keni me jete qytetaren me te re te kesaj republike.

  15. Patriot says:

    Kete e ka punesuar Presidenti yne i dashur nga cepani. I ka dhene nje rroge ne presidence. Se per cfare tamam nuk e di. Diku e lexova. Me cfare jetojne keta njerez? Shume luks shikoj neper foto. Edhe me ate rrogen nuk besoj se jetojne kaq mire. Ti fusin dhe ketyre nje veting.

  16. Ujku Plak says:

    Media vk, si te shkruani per keta lloje Njerezish nuk e di. Kjo i bie qe mbas shume vitesh te vijne Femijet ose Niperit e Mbesat e Mones, ose Berushes qe e kan Vjedhur e poshteruar Shqiperin dhe Popullin Shqipetar, dhe te kerkojne vemendje e Favore. Turpe dhe Skandal qe shkruani per keto RQ.

  17. Illyria-Shqiperia says:

    Ciles Kushtetute? Asaj te Elias, apo atij zullapit? Shqiperia eshte republike parlamentare!

  18. rexha 10 says:

    SALIU E SOLLI NE SHQIPERI LEKEN E ZOGUT ,SEPSE DONTE TE VETESHPALLEJ VETE MBRETI I SHQIPERISE.PORE SI GJITHMONE I PADITUR ,,HARROI QE SHQIPJA ISHTE SHTETE REPUBLIKE E SHPALLUR 11JANARE 1945..PO DESHI PASURI I BIRI I ZOGUT ,TA KERKOI NE ZVICERR ,SEPSE ASE ITALIA NUKE E PRANOI EDHE SE KISHTE FLORIJTE ME VEHTE.MEGJITHESE NUKE KA PIKE NDJENJE ,SEPSE ESHTE I VETEMI NIPE I NJE MBRETI TE VETESHPALLUR QE PUNON SI KESHILLTARI I PRESIDENTIT. NJE HAJDUTE QE I SHERBENE HAJDUTIT ,KURE GJEJNE .DHE ANALISTET NA BEJNE ANALIZEN E PORDHEVE TE HAJDUTERVE ME PUSHTET.

  19. Taulant says:

    Duhet te krahasojm periudhen 1923-1939 me periudhat e mepasshme.
    Zogu ndertoj nje struktur shteterore nje identitet shteror.
    Nga 654 student qe Zogu dergoj me burs jashte shtetit ne vitet 1935-1938 prej tyre u kthyen ne Shqiperi 635.
    Disa shkuan ne luften e Spanjes si Mehmet Shehu etj.
    Pra mbi 95% te sudenteve ktheheshin ne Shqiperi te ndertonin vendin bashke me mbretin.
    Sot 94% e studenteve qe jetojn jashte nuk deshirojn te kthehen ne Shqiperi.
    Ky eshte ndryshimi.

    1. Miti says:

      Zogu ndertoi nje identitet shteteror, thua zotrote. Po edhe Enveri beri te njejten gje por shume here me mire, ndertoi shkolla dhe ambulanca ne cdo cep te humbur te Shqiperise, nderto spitale dhe ne qytezat me te vogla. Analfabetizmi shkoi ne 0%. Ndertoi Universitet, dhe Institute qe nxirrnin specialiste dhe mesues nga me te pergatiturit. Ndertoi Akademi Shkencash, nstitute studimesh, ngriti Industri te lehte dhe te rende, te cdo lloji. Ngriti hidrocentrale e TEC-e. Ngriti nje ushtri te ciles i druheshin fqinjet dhe nuk linim Greqine te na shkelte me kembe, apo nuk i rrinim Turqise me dore ne zemer.
      Tani pas gjithe ketyre qe numerova me duhet te them dhe qe kishte frike te mendoje kunder se perfundoje ne burg dhe ti hidhnin çelesat ne det, ta internonin familen ne fshatrat me te humbura, dhe te largoheshin njerezit sikur te kishe koleren.
      Me ate masen tende nese Zogun duhet ta lavderojme 1 here, Enverin duhet ta lavderojme 100 here, sepse beri te pakten 100 here me shume se Zogu.
      Dhe sa per ata qe thone se ne kohen e Zogut ka qene mire, shohin perralla me sy hapur. Ne 1924-1939 shqiptaret vdisnin si mizat nga uria dhe nga malarja e semundje te tjera. Jetegjatesia mesatare ishte 40 vjec. Nderkohe qe populli ishte ne mjerim te skajshem, Zogu jetonte ne nje luks te papare. Mbante kurva dhe dashnore te cilave u vinin rrobat nga Parisi me baule diplomatike. Te njejten gje benin dhe motrat injorante qe mbante ne harem. CIA thote qe njeren prej tyre (Senijen) e mbante dhe si konkubine . Luks i shfrenuar nderkohe qe njerezit nuk mbushnin dot barkun.

  20. xhemal says:

    nje donkishot mbret …haaaa…akoma shkruajne per zogun per mbretin e veteshpallur me obskurantist i te gjithe koherave nje leshko ,hajdut qe mori arratine ne momentin me te veshtire per shqiperine ,qe shikonte vetem qesen e stomakun e tij.qe i la shqipetaret te braktisur nen pushtimin fashist ,nje bajraktar dhespot ,satrap si i thote populli..veten forcat regresive te erresires mbrojne figuren e zogut..zogu nuk shikonte jashte oborrit te tij..koha e tij u varros me fitimin e luftes nga partizanet dhe zgjedhjen e sistemit republikan qe tani eshte i konsoliduar..thjesht kush shkruan per zogun tregon nje gemadhe asgje me teper

  21. REALE says:

    Princi i kujt esht ky, i Mozambikut? Do shkruani dhe flisni shqip apo do shkruani dhe flisni marokençe! Princ ne Shqiperi nuk egziston as mbret apo bretereshe, ata jane te pranishem kur Shqiperi te behet mbreteri. Ne kushtet e sotme per ata qe kane dobesi mbretin mund te thone ish mbreti apo ish princi, por jo princi se na detyroni dhe qytetaret apo fshataret qe bejme gabime duke i injoruar. Shqiperia sot per sot ka “princ” Ilir Meten dhe princeshe Monika Pritemseika. Monika nuk pranon le ti shkoje ndonje femer tjeter “princit” qe bredh neper fshatra e gemusha per nga nje vote e gote raki. Se kaloj nga nje teme ne tjeter: e lajthitet ate presidentin e shkrete, me duket do e lini sa ti dale fryma vete keshtu si e keni zene. krijoni nje komision parlamentar, cakton ekspertet mjeksor ta vizitojne dhe paraqitjani parlamentit raportin; pasta ja jepni vendimin dashnores se Ali-beut dhe Bejt-jes e ta çojne ne shtepi mbase i vjen mendja, se Monika e ka ndare mendjen.

  22. Berati says:

    Ja kultura e gjalle. Ja produkti i njeriut te ri. Ja litari i Enver Hoxhes. Lexoni kete me siper dhe ata poshte meje dhe keni etalonin e shqiptarit. Zogu u mundua te krijonte nje popull. Spati fat. Spatem fat. I grymte shpirti Musolinit. Jo se ishte e thene qe ne shqiptaret te beheshim komb, por te pakten na jepej nje mundesi. Ajo kope primitive qe jetonte ne ate vend te quajtur Shqiperi ne te vertete nuk donte te behej popull. Skish qene kurre dhe mbijetonte vetem fale zorreve. Dhe ne vend te qyteterimit zgjodhi instiktin. Zghodhi maskarallikun. Ashtu ka per te ngelur.

    1. REALE says:

      O Berat s’e pa fat, ngrite goxha kombinat, Zogu fluturoi larte, Osmeni i beri darke…tani , shko lepij ndonje pjate, se nga mendja je sakat…..

  23. Shaqo says:

    O Mero po pjerdh dhe gazeta jote, per cfare mbreter e mbreteresha po flet a i zi? Mjaft e corodit Saliu e Iliri kete popull, por fillon u mban iso edhe ti. Ngule bithen ne nje vend dhe mos prano e mos shit mbrockulla.
    Te njohesh historine dhe te flasesh per mbreteri shqiptare 4-5 shekullore eshte e tmerreshme. Italia o Mero vetem para 15-20 vjetesh u dha te drejten te rimerrnin shtetesine italiane trashegimtareve te mbretit por pa asnje te drejte mbi ish pronat ndersa dihet qe dy deputete skraparllinj e kthyen nga Ahmet beu ne mbret, asnje lidhje ne asnje germe mbreteria me beun, mund te behej pasha e sulltan, por kurre mbret.
    Turp per gerrverret me mbreter e mbreteresha, se ia ulni vleren edhe Elisabetes se Anglise

    1. vang says:

      PO PSE po shkallmoni komentet sikur ju shtrengon njeri te beheni mbreteri. Vertet Franca e uli fronin mbreteror,vrau mbretreshe,qe ne shek 19,por Napoleoni e mori pushtetin dhe e shpalli vehten Perandor.Ndersa vendet anglo saksone nuk vepruan si Franca dhe disa ruajne akoma mbretin si Anglia,Danimarka ,Monako e ndonje tjeter.Keto shtete nuk jane mbrapa Shqiperise as nga shtetformimi as nga zhvillimi ,as nga ekonomia.Ne vend te presidentit (qe ky i joni na vodhi floririn)do kishim mbret.Mbarsia do vinte ne se disa ” mbreter ”nuk do ishin kaq te korruptushem.

  24. Buda says:

    “Monarkia Shqipatre” e shpallur nga krimineli, hajduti dhe tradhtari i popullit dhe atdheut Ahmet Zogollovici
    u permbys nga Asamblea Kushtetuese me 11 janar 1946, kur Shqiperia u shpall njezeri: “Republike Popullore”.
    Ne librarite e Tiranes gjendet biografia e vertete shkencore “Rinia e Mbretit Zog”,
    ku pasqyrohet me dokumente dhe deshmi autentike rruga drejt fronit mbreteror
    te politikanit matjan Ahmet bej Zogolli i rekrutuar nga sherbimet e fshehta serbe qysh ne fillim te Luftes se Pare Boterore.
    Ne kapitullin e pare citohet edhe nje koment i gazetarit te njohur Mero Baze mbi simboliken e aktit te Sali Berishes
    qe ringriti Mauzoleumin e familjes ish-mbretetore, ktheu me parate e taksapaguesve demokrate eshtrat e ish-mbretit
    kriminel te udheheqesve demokrate etj.

  25. Drilon says:

    Cesht kjo familje mbreterore se na çat bythen. Ketij akllahise gjate bravo i qofte se pa shkolle e quan veten princ, pronat i mori, na rrofte ne dhe baballareve tone qe luftuan per kete vend, e akoma skane mare pronat se duhet tridhjet vjet per te mare mallin tat, ndersa per princin e bythes skishte gjyqe. O shtet i bythes, me princa imagjinare e mbreteresha te supozuara.

  26. Demokracia says:

    Gazetar sharlatane, nga e gjetet ju termin “princ” dhe “familje mbreterore” apo vazhdoni te shihni enderra me sy hapur… Skeni faji ju se ne fund te fundit nga keto paguheni, ndersa ata te tjeret matin pulsin e popullit permes botimeve te tilla

  27. Dorian85 says:

    Ore… cfare lesh familje mbreterore…. jeni ne terezi ju apo jo ?! Zogu ka qene nje fshatar tradhetar qe me ndihmen e Serbve hoqi Fan Nolin e madh , dhe pastaj nje tradhetar i qelbur dhe moracak so ai n vetshpall mbret……. per me teper kur Italia poshtoi vendin.. ai vodhi arin e Shqiperise dhe u largua si mi pusetash..!
    Te quash familje mbreterore keta plera eshte fyesh rende popullin shqiptar! I vetmi njeri ne historine e popullit tone qe e meritonte te quhej mbret ka qene Skenderbeu.. dhe ai vertet eshte mbret ne zemrat e shqiptareve perjetesisht.. ! Kshu qe mos na e shpifni me keta palaço dhe na i quani ” familje mbreterore”

  28. Kur skam ca me ba, kruj bolet ktu says:

    Po mire ore ndonje goje amel nuk ndodhet ktu per me e fole nji fjale te mire.
    Paski kene te tane goje muta.

  29. ilko says:

    Fronin e sateme do trashegoje. Po perse o Mero nuk na i kursen rrjeshtat e gazetes por na nxjerr pacavure te tilla si keta Zogollajt? Kuptohet qe nuk e lexova artikullin pikerisht se keto lloj shkrimesh nuk jane per nje gazete serioze sic jeni ju por mesa duket edhe ti kerkon te tallesh menderen me lexuesit, apo ti testosh.

  30. Shqiptar says:

    Familja zogolliane do ta ruaj mbreterine brenda familjes. Keta do te mbesin riciklus te vetvetes edhe 2000 vjet. Mbretnia ma e çuditshme ne krejt rruzullin toksore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje