ANALIZA: A ka përfunduar ‘lufta civile’ në Partinë Republikane?

22 Shkurt 2021, 10:42Bota TEMA

Nga Glenn C.Altschuler, The Hill

Më pak se një muaj pas Presidenti Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe gjashtë javë pas sulmit në Kapitol, ekspertët politikë kanë deklaruar se lufta civile në Partinë Republikane ka mbaruar – dhe se GOP do të vazhdojë t’i përkasë Trump për sa kohë që ai e dëshiron atë.

Më shumë se 75 për qind e republikanëve,  duan që Trump të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm në Partinë e tyre.

Tani për tani, Donald Trump është  forca më e madhe në Partinë Republikane. Sipas Yogi Berra, filozofi i shquar i Amerikës, “Lufta nuk ka mbaruar ende”. Dhe ka një arsye të mirë për të besuar se lufta nuk do të ketë mbaruar deri në zgjedhjet e 2022.

Sipas një sondazhi të  fundit, 61 përqind e votuesve të pavarur, nuk duan që Trump të kandidojë përsëri. Republikanët gjithashtu kanë frikë se Demokratët do të fitojnë shumicën në zgjedhjet e përgjithshme nëse:

1)Presidenti Biden vazhdon me shpërndarjen e vaksinave, një paketë lehtësimi të koronavirusit dhe rimëkëmbjen ekonomike,

2) Republikanja, Marjorie Taylor Greene  dhe zyrtarë të tjerë ekstremistë dhe kandidatë bëhen figura kryesore e GOP,

3) Donald Trump nuk do të ketë  një plan konkret, një llogari në Twitter, dhe të drejtën për të kandiduar.

4) Hetimet dhe proceset gjyqësore gjithashtu janë një pjesë e errët e ish presidentit.

Këto shqetësime ndihmojnë për të kuptuar se pse disa udhëheqës republikanë veprojnë sikur në partinë e tyre të ketë  një luftë civile.

Senatori Mitch McConnell nuk dëshiron asgjë më shumë sesa të rimarrë pozicionin e tij si udhëheqës i shumicës së Senatit. Pasi votoi kundër Trump në gjyqin e fajësimit, McConnell deklaroi se Trump ishte  përgjegjës për sulmin më 6 janar, duke theksuar se nuk kishte asnjë dyshim në lidhje me këtë gjë.

Pse  Senatori  Lindsey Graham  nxiti kolegët e tij Republikanë të bashkohen me Trump, duke pretenduar se zgjedhjet në 2022 nuk mund të zhvillohen pa Trump?

Si t’ia  shpjegojmë ish guvernatorit të  Karolinës së Jugut dhe ambasadorit të Kombeve të Bashkuara Nikki Haley, një politikane e zgjuar dhe kandidate për nominimin presidencial të republikanëve në 2024, se Trump ” ndoqi një rrugë që nuk duhej ta ndiqte, dhe asnjë prej tyre nuk duhet ta mbështeste  dhe aq më pak ta kishin dëgjuar”?

Ajo tha, “Ne nuk mund ta lejojmë që diçka e tillë  të ndodhë përsëri. … Ai nuk do të kandidojë përsëri, sepse ai nuk i duhet të ardhmes tonë. ”

“Një vit është një përjetësi në politikë”, tha Eliot Spitzer, i cili dha dorëheqjen si guvernator i shtetit të New York-ut vetëm 14 muaj pasi u përurua për shkak të një skandali prostitucioni.

Ia vlen të rikujtojmë se 6 muaj para konventës kombëtare të demokratëve në 2020-ën, mediat dhe analistët e cilësuan “të vdekur” kandidaturën e Joe Biden. Është një bast mjaftueshëm i sigurte, se do të ketë shumë ndryshime dhe kthesa në Partinë Republikane – por dhe tek presidenti i 45 – në muajt e ardhshëm. s.ba/abcnews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje