Nga Neville Teller, Eurasia Review
Çështja e Iranit përbën një nga sfidat më të vështirë për Joe Biden në fillimet e presidencës së tij. Si mund ta mbajë ai premtimin e tij elektoral për rikthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore të Iranit, duke shmangur pasojat fatkeqe që pasuan negociatat e dikurshme të presidentit Barack Obama?
Kur Obama mori zyrtarisht detyrën, ai nuk e fshehu faktin se besonte se shumë gjëra në SHBA nuk shkonin siç duhej. Ai ndihej fajtor për forcën e Amerikës dhe rekordin e saj politik. Në një fjalim të mbajtur në Strasburg në prillin e vitit 2009, ai deklaroi se gjatë gjithë ekzistencës së vet “Amerika ka treguar arrogancë dhe ka qenë shpërfillëse, madje edhe tallëse ndaj të tjerëve”.
Sikur të mund të zvogëlohej fuqia e SHBA-së, tha ai atëherë, Amerika do të kishte “autoritetin moral” për t’u futur në“bashkësinë e kombeve”pa sjellë regjime vrasëse si Irani.
Përmendja e Iranit në atë fazë të hershme të presidencës së tij ishte shumë domethënëse. Një pikëpamje e përhapur gjerësisht në mesin e analistëve politikë, është se “diplomacia e nënshtrimit e Obamës”, siç e cilësoi politologu Amiel Ungar, synonte të transformonte marrëdhëniet SHBA-Iran. Edhe nëse nuk do të mundte ta bënte aleat Iranin shiit, Obama besonte se një raporti më i afërt mes 2 vendeve, mund të vepronte si një mur mbrojtës kundër armiqve të vërtetë të Amerikës, Al-Kaidës sunite dhe Shtetit Islamik.
Një element jetik në kursin e tij për të pasur marrëdhënie më të mira me Iranin, ishte marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB plus Gjermaninë, e nënshkruar në korrikun e vitit 2015.
Ky Plan i Përbashkët i Përgjithshëm i Veprimit (JCPOA) konsiderohet nga shumë analistë si arritja më e rëndësishme e Obamas në politikës së jashtme. Gjithsesi, me kufizimin e saj të pjesshëm të programit bërthamor të Iranit, heqjen e sanksioneve ndaj regjimit, injektimin e një ndihme të madhe financiare dhe hapjen e Iranit ndaj tregtisë globale, marrëveshja pati efektin e dëmshëm të rritjes së fuqisë së Iranit, ndikimit dhe agresionit të tij në gjithë Lindjen e Mesme.
Dhe pasoja e pashmangshme e saj ishte fakti që kur Obama u largua nga detyra, SHBA-ja e kishte humbur besimin dhe respektin e aleatë vetë saj të dikurshëm si Arabia Saudite, Shtetet e Gjirit Persik dhe Egjiptit, teksa të gjithë këta kishin arsye të forta për ta konsideruar Iranin si kundërshtarin e tyre kryesor.
Prestigji i SHBA-së në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme kishe prekur sërish fundin. A solli qasja iluzore e Obamës ndonjë zbutje të urrejtjes së madhe të Iranit ndaj “Satanit të Madh”, siç i quajnë SHBA-në udhëheqësit e tij? Aspak.
Parrullat “Vdekje Izraelit!” dhe “Vdekje Amerikës!”, u përsëritën nga Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei, menjëherë pas shpalljes së marrëveshjes bërthamore. “Edhe pas kësaj marrëveshje, politika jonë ndaj SHBA-së arrogante nuk do të ndryshojë!”- tha ai.
Duke përfituar nga çdo lëshim i ofruar nga marrëveshja bërthamore, dhe më pas duke ruajtur disa aspekte të programit bërthamor në marrëveshjen përfundimtare, udhëheqësit e Iranit nuk hoqën aspak dorë nga ambicia e tyre përfundimtare:shndërrimi në fuqinë dominuese politike dhe fetare në Lindjen e Mesme, mënjanimin e ndikimit të gjithë demokracive të stilit perëndimor në rajon, dhe imponimin ndaj botës të versionit të tyre të Islamit Shiit.
Si president, Donald Trump nuk pati kohë që të merrej me qëllimin e Obamës për ta“zvogëluar fuqinë e Amerikës” dhe as të përballej me regjimin iranian, apo edhe për marrëveshjen bërthamore që ishte një nga politikat kryesore të administratës Obama.
I zhgënjyer nga zgjerimi i aftësive raketore të Iranit, dhe nga provat e siguruara nga shërbimet sekrete të izraelit, që tregonin se Teherani nuk kishte hequr aspak dorë nga ambiciet e tij bërthamore, Trump e nxori SHBA-nënë majin e vitit 2018nga marrëveshja e JCPOA.
Gjatë fushatës së tij presidenciale,Joe Biden premtoi të rikthehej tek marrëveshja, me kushtin që Irani të rikthehej të respektonte të gjitha dispozitat e saj. Disa analistë besuan se kjo do të thoshte se kur të bëhej president, Biden do të negocionte një hyrje të shpejtë të SHBA-së në marrëveshje.
Ata do të zhgënjehen. Duke refuzuar shumë nga ato që bëri Trump, Biden mund ta vlerësojë përmirësimin e madh të prestigjit të SHBA-së në Lindjen e Mesme, që ai trashëgoi nga paraardhësi i tij. Për pasojë,ai dhe Sekretari i tij i Shtetit Anthony Blinken, do të përdorin një qasje “më të butë” për të hyrë sërish në marrëveshje.
Biden nuk ka dhënë asnjë afat kohor se kur -apo nëse – Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë këtë, edhe pse ka sugjeruar që një veprimi i shpejtë mund të jetë i mundur, vetëm nëse regjimi iranian nis të respektojë kriteret origjinale të JCPOA.
Megjithatë, kërkesa e Iranit është që SHBA-ja të heqë paraprakisht të gjitha sanksionet e saj, para se ai t’i kthehet angazhimeve të tij sipas marrëveshjes. Përgjigja e Biden ishte e prerë. SHBA nuk do të heqë sanksionet e saj ekonomike ndaj Iranit, thjesht edhe vetëm për rikthimin e Iranit në tryezën e negociatave.
Teherani duhet të veprojë i pari, dhe duhet respektojë plotësisht kushtet e marrëveshjes.
A është pozicioni i Biden aq i pakompromistë sa duket? Një qëndrim shumë më pajtues ndaj idesë së ringjalljes së JCPOA, mund të lexohet në emërimin e Robert Malley, që dikur ndihmoi në negocimin e marrëveshjes fillestare, nga Biden si i dërguari special mbi
Iranin.
Blinken ka njoftuar se është “duke ndërtuar një ekip të përkushtuar”, që do të drejtohet nga Malley, për të adresuar marrëdhëniet e Uashingtonit me Iranin. Kundërshtarët e ashpër të regjimit iranian e shohin Malley si arkitektin kryesor të JCPOA, dhe druhen se Biden mund të jetë i gatshëm të sakrifikojë sigurinë e botës së moderuar myslimane dhe të Izraelit, vetëm për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Përvoja e kaluar, tregon vetëm një rrugëdalje nga dilema që ka sot përpara Biden. Një qasja pajtuese me regjimin është e padobishme. Irani ka axhendën e vet. Ai synon dominimin e Lindjes së Mesme, dhe për ta arritur këtë gjë po mbështet një rrjet terrorist shiit. Armiqësia e regjimit ndaj demokracisë perëndimore në përgjithësi, dhe ndaj SHBA-së dhe Izraelit në veçanti, është thelbësore.
Por po aq i patundur është edhe synimi i tij për t’u pajisur me armë bërthamore. Bazuar në këta faktorë, një rikthim tek një marrëveshje e rishikuar është i mundshëm, me kushtin që ai të përmbajë garanci të mëdha dhe asnjë boshllëk që e lejon Iranin të arrijë të prodhojë vetë armë bërthamore. Të dhënat e para tregojnë se administrata Biden po punon mbi këtë qasje, por ka përpara një rrugë të gjatë për të përshkuar. /Alket Goce-abcnews/