Nuk lejohet të luajnë me bikini, nënkampionet e botës bojkotojnë turneun në Katar

23 Shkurt 2021, 19:27Sport TEMA
Nuk lejohet të luajnë me bikini, nënkampionet e botës

Dy sportiste gjermane të skuadrës së volejbollit në plazh, Karla Borger dhe Julia Sude, kanë deklaruar se do të bojkotojnë një turne që do të mbahet në Katar muajin e ardhshëm, pasi aty nuk u lejohet të luajnë me bikini, por duhet të veshin pantallona dhe bluze të gjatë.

“Ne shkojmë atje për të bërë punën tonë dhe nuk na lejohet të veshim rrobat e punës”, tha Borger për radion gjermane “Deutschlandfunk”. “Ky është i vetmi vend dhe i vetmi turne ku qeveria na thotë si të bëjmë punën tonë”.

Katari do të mirëpresë Botërorin e Volejbollit në Plazh, për herë të parë, por për shkak të rregullave strikte mbi veshjen, dy nënkampionet e botës kanë vendosur ta bojkotojnë.

Federata Botërore e Volejbollit në Plazh ka thënë se e respekton vendimin e Katarit, bazuar mbi kulturën dhe traditat e vendit pritës.

Por gjermanët thonë se Katari ka lejuar më parë sportiste femra të garojnë me bikini.

6 komente në “Nuk lejohet të luajnë me bikini, nënkampionet e botës bojkotojnë turneun në Katar”

  1. Kjo eshte nji padrejtesi e madhe qe i behet femres ,sportisteve me ato bikinin
    apapapapa sa te te bukura qe i kan ato forma .
    c’na bete more , zhabulane shkretetire .

    1. Demokracia says:

      O manjak!

      1. Manjak !!!!!!!!!!!!! ?
        .
        Sa turp .
        Gabon rende o DyThundrak ?
        .
        Idioti Demokrat .Qyteti ishte zgjedhja e gabuar per ty.
        Kthehu ne Shpell e shijo burekun me Bajga te guzhinjer brrishit hahaha ?????

  2. Po percet ne koke do ti kene…

  3. Edi says:

    Po mire pse duhet ta bojkotojne munde te luhet dhe me pantallona te shkutera volej po luajne spo ven per parade bythe sipas vendit behet kuvendi

  4. ftyre gamilja says:

    ore ti veshin me zor nga nje xhube te gjate deri ne fund te kembeve dhe pastaj te kercejne po deshen. pupupu cna degjojne veshet ….bile para ndeshjes te bejne nja 10 km ecje ne shkretetire me nga nje arap kalapic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje