“Pastro dhe Shko”, ja cilët janë autobusët më inovativë të momentit në Europë

24 Shkurt 2021, 11:20Lifestyle TEMA

Ka nisur projekti i parë në Itali dhe i dytë në Europë, me autobusë inovativ. Bëhet fjalë për një projekt pilot të quajtur “Pastro dhe Shko”, i cili synon të zvogëlojë nivelin e ndotjes dhe pluhurit të pranishëm në ajër, përmes autobusëve që “hanë smogun”.

Projekti ka nisur në Ancona të Italisë dhe konsiston në autobusë të pajisur me një sistem filtrimi që analizon nivelet e grimcave dhe pluhurit të imët në ajër. Automjetet janë në gjendje të filtrojnë 486 mijë litra ajër në orë.

Vlerësohet se në fund të tre muajve të parë të testimit, autobusët do të kenë filtruar 4.2 miliardë litra ajër dhe do të kenë mbledhur informacione të rëndësishme për nivelet e ndryshme të ndotjes, në zonat e udhëtuara.(positizie.it)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje