VIDEO/ Peleshi tregon historinë e dy heronjve të heshtur të ajrit: Krenar për ta

24 Shkurt 2021, 14:51Kronika TEMA

Disa njerëz shkëputen nga toka dhe takojnë qiellin për të qenë heronj.

Të tillë janë dhe dy anëtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Reshter Bledi Zaimi dhe Tetar Ermir Locaj, të cilët rrezikojnë edhe jetën e tyre sa herë ka nevojë për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.

Ka qenë vetë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi që ka publikuar dhe historitë e jashtëzakonshme të Bledit dhe Ermirit.

“HERONJ TË HESHTUR – Njerëz të zakonshëm në ditë të jashtëzakonshme pranë komunitetit.

Reshter Bledi Zaimi , Aereoshpëtues ne grupin e helikopterëve dhe Tetar Ermir Locaj, Vincier në grupin e helikopterëve”, shkruan Peleshi.

Të shpëtosh jetë dhe të shohësh që shpresa rilind sërish nuk është thjesht një punë, por një mision i rëndësishëm për të cilin ata ndihen krenar.

4 komente në “VIDEO/ Peleshi tregon historinë e dy heronjve të heshtur të ajrit: Krenar për ta”

  1. Vjola says:

    Te mrekullueshem . Shendet te kene .

  2. Selam Labi says:

    Zoti i dhente jete te dyve .

  3. arqile says:

    Te lumte zoti Minister qe nderon njerzit e perkushtuar e te talentuar qe punojne ne shpetimin e jeteve te njerzeve .Shendet per te miren e popullit tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje