Ish-gjyqtari Alaudin Malaj humbet betejën në KPA

23 Shkurt 2021, 17:21Kronika TEMA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi të martën në tërësi ankimin e ish-gjyqtarit Alaudin Malaj duke i dhënë fund epopesë të njeriut të njohur si një nga gjyqtarët më të pasur në vend, sipas deklarimit të tij të pasurisë.

Malaj doli nga sistemi i drejtësisë në korrik të vitit të kaluar kur dorëzoi një letër dorëheqjeje nga posti. Për shkak të dorëheqjes, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli në shtator pranimin e dorëheqjes dhe ndalimin e Malajt nga emërimi në sistemin e drejtësisë për një periudhë pesëmbëdhjetë vjeçare.

Malaj u shpreh i pakënaqur ndaj këtij vendimi dhe u ankua në KPA, ku ngriti mes të tjerash pretendime për konflikt interesi të dy anëtareve të trupës gjykuese të KPK-së që vendosi pranimin e dorëheqjes ndërsa pretendoi se është nën përndjekje nga segmente të politikës dhe të policisë së shtetit.

Të gjitha pretendimet e tij u rrëzuan nga KPA.

Të martën, kur pritej mbajtja e fjalimit përfundimtar të mbrojtjes, Malaj nuk u paraqit pasi i dërgoi një email trupës gjykuese duke njoftuar se ishte sëmurë. Sipas trupës gjykuese, njoftimi i të qenit sëmurë nuk shoqërohej nga dokumentacion mjekësor për të vërtetuar sëmundjen.

7 komente në “Ish-gjyqtari Alaudin Malaj humbet betejën në KPA”

  1. Nafija says:

    Nje hale e dyshes Meta-Berisha me pak..

    1. Dybeku says:

      Berisha e shpiku, e kishte edhe ne shikun e 96-es

  2. Në BURG dhe SEKUESTRIM total të pasurive të këtij MONSTËRE të Bandës së Gjyqtarëve të sistemit Berisha+Meta. Ec aty radha për Kosovën leglt e tjerë to këtij Mortje të Gjyqësorit, ku Gjin Gjoni patjetër duhet në Burg dhe SEKUESTRIM total, sepse për të ka materiale boll në Barcekinë-Spanjë dhe vendet e Karaibeve, për Miliona Dollarë e Euro të fshehura.

  3. Në BURG dhe SEKUESTRIM total të pasurive të këtij MONSTËRE në kupolën e Bandës së Gjyqtarëve të sistemit Berisha+Meta. Ec aty radha…, ku duhet Gjin Gjoni patjetër në BURG dhe SEKUESTRIM total, sepse për të ka materiale boll në Barcelonë-Spanjë dhe vendet e Karaibeve, për Miliona Dollarë e Euro, bixhoz, investime dhe CASH të fshehura.

  4. Demokracia says:

    Ky eshte KRYELLUMI i te gjjithe gjyqtareve… me fal, pas Gjin Gjonit! i dyti ne rradhe! Me halabak njeri nuk kam degjuar dhe hasur. Nje logjike tejet te ulet, njeri qe e shpifi profesionin dhe betimin e gjyqtarit. YYYYY cna e kujtuat qe e nxorret si fytyre. Pervese nones se vete, ska njeri ta doje.

    1. shabani says:

      Haha nga motori java karakatine qe ndizej me te shtyre ne milioner Lau hajde Shqiperi hajde

  5. shabani says:

    Haha nga motori java karakatine qe ndizej me te shtyre ne milioner Lau hajde Shqiperi hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje