Ekzekutim mafioz me selenciator te Piramida në Tiranë! Vritet 66 vjeçari Behar Sofia, i lidhur me 'bosin' e heroinës Abdulselam Turgut

25 Shkurt 2021, 09:46Politika TEMA

Një person është vrarë me armë zjarri mëngjesin e kësaj të enjteje pranë zonës së Piramidës në Tiranë. Viktima mësohet se është Behar Sofia, 66 vjeç, nga Berati.

Burimet policore thonë se viktima u gjet i shtrirë në trotuar fillimisht në gjendje të plagosur. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Sipas informacioneve paraprake, mendohet që viktima të jetë qëlluar me armë me silenciator nga një makinë në lëvizje, teksa 66-vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë. Kjo për shkak se në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna armësh.

Atentati konsiderohet i tipit mafioz për shkak të rrethanave dhe dinamikës, dhe se ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar të kryeqytetit.

Behar Sofia, është i njohur si ‘Padrino i drogës”. Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009, kur në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

Kush është viktima?

Behar Sulo Sofia, nga Lapardhaja Beratit, banonte ne Rrugen e Qelqit Kombinat.

Sofia është  një emër i njohur për policinë si një person i përfshirë në aktivitete kriminale të drogës.

Ai u arrestua së bashku me Abdulselam Turgut disa vite më parë për trafikun e dhjetëra kilogramëve drogë nga Turqia në Shqipëri.

Bizneseve të tij pranë stadiumit Dinamo në Tiranë i janë vendosur shpesh tritol me qëllim paralajmërimin e tij.

Ndër të tjera kujtojmë se 66 vjeçari në  gusht të vitit 2009 ka qenë një ndër emrat e përfshirë në ngjarjen e Durrësit ku u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

“Behar Sofia, i njohur si ‘Padrino i drogës”. Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. 

Aty ka qenë Behar, ose Fatmir Sofia. Disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më,” deklaronte gazetari Artan Hoxha pak kohë më parë.

6 komente në “Ekzekutim mafioz me selenciator te Piramida në Tiranë! Vritet 66 vjeçari Behar Sofia, i lidhur me ‘bosin’ e heroinës Abdulselam Turgut”

  1. Liku says:

    Shoku i ngushte i Ylli Ndroqit qe atehere e ka pas emrin Xhemol

  2. Andi says:

    Nje qen me pak ne rruget e Tiranes. Te pakten ia shkurtojne punen policise. Vetem se te vjen keq se Tirana po behet si Siçilia ku grupet vrasin njeri tjetrin, dhe padyshim do kete dhe qytetare te pafajshem. Shpresojme qe aktivitetet kesaj plehre t’i sekuestrohen.

  3. Fatos says:

    Kur dihen, pse ua lënë bizniset të lulëzojnë? Le ti gëzojnë të tjerët tani.

  4. valter says:

    Keshtu perfundojne kriminelet….

  5. Lulzime Bisha says:

    Nje bir k*rve me pak.
    Te kenaqet shpirti kur zgjohesh me lajme si keto:)

  6. Mario says:

    Ky vend per pak kohe do behet si meksika tani por ama komentuesit jane te kenaqur me vdekjet packa se ska shtet polici rend cudia ska fund ne kete vend me njerez sadista qe kenaqen me vrasjen e nje krimineli ne qender te kryeqytetit nuk e kuptoj zoti ju clirofte nga cdo e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje