Pajisja e re që e kthen trupin e njeriut në.... bateri

25 Shkurt 2021, 22:10Lifestyle TEMA

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë për ta kthyer trupin e njeriut në bateri, nëpërmjet një pajisjeje me çmim të lirë. Nëpërmjet një gjeneratori termoelektrik që mund të mbahet si unazë apo byzylyk, ekspertët në Universitetin Colorado Boulder arritën që të konvertonin nxehtësinë e trupit në energji të mjaftueshme sa për të ndezur një pajisje elektronike.

Duke prodhuar përafërsisht 1 volt energji për çdo centimetër të lëkurës së njeriut, pajisja është e mjaftueshme për të furnizuar me energji pajisjet elektronike që mbajmë, të tilla si orat inteligjente apo gjurmuesit e fitnesit.

“Në të ardhmen duam që të jemi në gjendje që t’i furnizojmë me energji pajisjet që mbajmë në trup pa pasur nevojë për përdorimin e baterisë“, tha Jianliang Xiao, një prej ekspertëve lider në teknologji dhe profesor i asociuar në CU Boulder.

“Sa herë që përdorim bateri ajo konsumohet dhe për pasojë do të duhet të zëvendësohet. E bukura e pajisjeve termoelektrike është se mund ta mbash në trup dhe ajo të furnizon me energji konstante”.

Ekspertët thonë se kjo pajisje mund të adaptohet gjithashtu për t’i dhënë energji dhe për të eliminuar nevojën e baterive edhe në pajisjet e ndryshme mjekësore.

Nëse do të jetë e nevojshme ajo mund të bëhet edhe që të mbulojë të gjithë krahun, në mënyrë që të prodhojë edhe më shumë energji. Fleksibiliteti dhe jetëgjatësia varet e gjitha nga kontakti i afërt me lëkurën e njeriut, në mënyrë që të transformojë nxehtësinë e trupit në elektricitet.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Independent, shkencëtarët parashikojnë që kjo pajisje të dalë në treg brenda 5-10 viteve të ardhshme.

1 komente në “Pajisja e re që e kthen trupin e njeriut në…. bateri”

  1. Qinani says:

    Kujdes burra se ktu osht me t futme!
    Dun me ju fut ate spinen elektrike,elektroden,n byth,me ju perdor si burim bio energjie elektrike.
    Pranej pompozohet me t modhe pederlliku n demokraci.sepse faza1 esht shndrrimi i meshkujve n pedera,faza 2 ,i futet kordoni elektrik n byth per prodhim energjie.
    Esht politika e pshtimit t planetit nga ngrohja globale,duhet energji bio ..por,do pshtohet planeti ama,do bohen bythqim mileti…
    Zgjidh e merr :i vdek po me ner,apo gjallësir por bythqir.
    Kjo esht ceshtja…aaa….haa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje