Facebook Messenger, Instagram dhe WhatsApp jashtë shërbimit

25 Shkurt 2021, 18:41Lifestyle TEMA

Orët e fundit shumë përdorues të aplikacioneve Facebook Messenger, Instagram dhe WhatsApp po përballen me probleme në dërgimin dhe marrjen e mesazheve në të gjitha aplikacionet e platformës Facebook.

Sipas “DownDetector” problemet janë shfaqur fillimisht rreth orës 15:30 për të vazhduar deri më tani.

Ky problem është në të gjithë botën, jo vetëm në një rajon specifik.

Ende nuk ka një reagim nga Facebook se çfarë e ka shkaktuar këtë rënie të shërbimeve.

Pas Messenger edhe dy aplikacionet e tjera, Instagram dhe WhatsApp, pjesë të Facebook kanë shfaqur vështirësi në funksionimin e tyre normal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje