Në një kodër në jugun e Kolumbisë një grup burrash po shkulin dhe djegin bimët e mbjella në ndihmë të prodhimit të kokainës. Rreth tyre disa qen që kontrollojnë tokën për mina të fshehura dhe oficerë të armatosur të policisë nën temperaturën e lartë të flakëve.
Njëri nga puntorët thotë se mund të pastrojnë rreth 2 hektarë e gjysmë në ditë dhe flenë nëpër tenda në qiell të hapur.
Gjatë vitit 1990 kur SHBA ndërhyri në Kolumbi bimët e kokainës shkatërroheshun nga lart nëpërmjet spërktjes së kimikateve me avionë. Në vitin 2015 kjo metodë rezultoi se ishte kancerogjene dhe dëmtlonte njerëzit, prandaj nisi shkatërrimi manual i imëve, me punë krahu.
Qeveria kolumbiane i quan këta puntorë si heronj, por në fakt ata duket të jenë në krahun humbës të kësaj luftë. Fillimisht shkatërrimi me punë fizike është e lodhshme, e rrezikshme dhe kërkon më shumë kohë. Kultivuesit e drogës kthehen ta rimbjellin atë në të njëjtin vend ose diku tjetër dhe sigurisht, nuk i pëlqen aspak kjo veprimtari. Që nga viti 2018 numërohen 29 puntorë të vrarë nga pronarët e tokave që ata kanë pastruar. 200 puntorë janë dëmtuar dhe disa të tjerë të cunguar nga minat në tokë.
Pavarësisht gjithë punës së bërë, tregu i trafikut të kokainës është rritur me 250% nga 2012 në 2017, duke mbajtur përsëri stafetën e shtetit që prodhon më shumë kokainë në botë.
Rikthimi i spërkatjes në ajër është diskutuar përsëri, por prap ka pengesa të shumta. Jo vetëm nga ana shëndetësore, por edhe ekonomike. Fermerëve i janë dëmtuar të mbjellat e tyre që i kishin si burim të ardhurash, nga kjo spërkatje.
‘’Ma kanë spërkatur tokën 7 herë. Humba 12 krerë bagëti dhe të tjerat i shita se nuk kisha më bimë për t’i ushqyer. Humba cdo gjë që kisha investuar,’’- tha një fermer.
E vetmja mënyrë që i ngel Kolumbisë për të luftuar rrjetin e madh të drogës është të hyjë direkte tek trafikuesit dhe jo tek ata që e mbjellin. Një tjetër mënyrë do të ishte të ndjekin kërkesat për kokainë nëpër SHBA dhe Europë.
Një nga politikanët e vendit sugjeron që të dekriminalizohet kjo lloj droge në mënyrë që të bie përdorimi i saj dhe ideja e ta fshehurit atë. Nëse legalizohet biznesi i kokainës , përfitimet i shkojnë shtetit dhe jo kriminelëve.
çfare thoni, doni ta zhdukni kokainen? sa ngarkohen vaporret, i mbytni dhe fundosni ne det. vetem kjo te behet dhe çdo gje perfundon. Kokaina shkarkohet ne portin e Lulezim Bashes dhe Flutures ne Holande per ne Europe. Pse nuk e bllokon portin Holanda? Bejne sikur luftojne dhe seksojne, bejne sikur flasin dhe veprojne. e ka marre lumi kete pune me keta njerez qe ne emer te lirise se njeriut mbrojne kriminelin. Vazhdoni hani dogma demokratike kur jeta e njerit eshte kthyer ne produkt tregu.
Dje ne Portin e Hamburg /Gjermani u kap nga Policia e Portit ,
10 Tone Kokaine erdhur nga Paraguaj ne Gjermani ,pororsitur nga
Grupet e Gansterreve ,Klanet e Motorreve te Famshem Amerikane
Banda e Angel& Banditos dy rivale te perjetshem ne Gjermani ,lufta midis te cileve ,
ka patur jopak viktima ne Gjermani ,ku mes tyre ,ka pas edhe Deputete e Kryetare Bashkish ,
Juriste si pjestare te bandave .
Bota nuk jeton dot pa Kokaine ,Heroine ,Mariuana por edhe vet Politika .
Jovetem ne kuptimin se e duhet vet ktyre per perdorim Privat ,por e duan per te
mbajtur ne shah Popujt ,sepse keshtu i mban te heshtur dhe nuk s’jellin rrezike
per Pushtetet Politike ,duke i vene ne gjume per qejf te vete .Lol .
Lerini pra ato dokrra Meidiesh se po shkon dikush me i shkaterru o tru naive .
Ne Luften e Vietnamit kokaina trasportohej per ne Shba , me Avionet Luftarave
qe transportonin Arkivolat e ushkareve te vrare per ne Atdhe ,qe shume ishin boshe e mbush
me Koks .
Prandaj merreni jo ka seriozishte demagogjite 100-vjecare te Mashtruesit e Gangsterrave te Botes . ?