Espanjol u tregon tifozëve “Pitbullin” Bare: Të gjithë shqiptarët hanë fasule, vetëm unë jo

26 Shkurt 2021, 11:40Sport TEMA

Keidi Bare është kthyer në një kohë të shkurtër në një nga emrat më të dashur për tifozerinë e skuadrës së Espanjoi, që ka pëlqyer grintën e futbollistit shqiptar, atë që jep në fushën e lojës duke mos u tërhequr kurrë në dylyftime, e padyshim aftësitë e tij teknike. Nuk është rastësi që shpesh tifozët e kanë zgjedhur më të mirin në periudha të caktuara gjatë vitit dhe tashmë Bare ëshë kthyer në një të paprekshëm në formacionin e skuadrës katalanase.

Ndaj vetë Espanjol ka zgjedhur që t’i prezantojë më mirë futbollistin tifozëve të vet, duke i bërë disa pyetje për të shuar kuriozitetin rreth tij, pyetje të cilave Bare u është përgjigjur me shumë sinqeritet por edhe me humor.

Gjithçka nis me nofkën “Pitbull” që i kanë vënë futbollistit. “Më pëlqen që më thërrasin kështu. Nuk e di pse ma kanë vënë këtë nofkë, për mënyrën se si jam, për mënyrën se si vrapoj, nuk e di të them të drejtën”, pranoi duke qeshur mesfushori.

Më pas ai u pyet për Shqipërinë dhe këtu përgjigja e tij ishte shumë e veçantë. “Është një vend shumë bujar dhe më pëlqen ushqimi. Të gjithë atje hanë fasule. Hanë fasule, por unë jam i vetmi shqiptar që nuk i ha, imagjinojeni pak…”, tha duke qeshur Bare.

“Po, është një vend shumë i dhënë pas futbollit, sidomos kur luan kombëtarja”, pohoi më pas ai ndër të tjera në këtë intervistë ku tregoi disa gjëra për veten e tij, duke zbuluar për shembull se kishte realiuzuar ëndrrën që kishte pasur për të njohur një të famshëm, pasi kishte qenë në një skuadër me idhullin e tij  Fernando Torres.

3 komente në “Espanjol u tregon tifozëve “Pitbullin” Bare: Të gjithë shqiptarët hanë fasule, vetëm unë jo”

  1. Per hir se vertetes ,
    Fasulet kane shume Proteina dhe shume vlera ushqyese per trupin
    e njeriut ,pra jane shume te vleresuara fale studimeve mbi perimet.
    Ne shqiptaret ,natyrishte qe kemi mungesa te shume artikujve ushqimore ,
    nga e kaluara dhe shume sot i ke te fuxuar mbas Mishit & Sallamerise ,
    gj e cila nuk eshte korrekt per menyren e te ushqyerit shendetshem.

  2. shqiptari says:

    E kujt i plasi se ca han ti mor hajvan ? Fasule ha gjithe bota ,po ku merr vesh ti mor analfabet.Kush je ti qe flet ne emer te shqiptareve?

    1. tifozi says:

      shqiptari-mbaje veten o burr i dheut se shaka po bente djali. Per keta djem te suksesshem ne duhet te jemi krenare, pasi perfaqesojne denjesisht kombin tone, prandaj ate fjalen qe ke perdorur me mire te mos e kishe thene se na turperon te gjitheve.
      Kejdi eshte nga ata futbolliste te kombetares qe luan ne manyre konstante dhe per kete duhet pergezuar dhe jo ta shajme per nje shaka qe ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje