Ku të gjejmë një popull që do të zezën e vet?

26 Shkurt 2021, 13:44Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Qysh mbrëmë e tash e mbrapa, nuk ka mbet gja tjetër, veç të gjejmë atë popull që do të zezën e vet!,- do të shkruante Fishta sapo të përballej me këta shakllabana që ia duan të keqen kombit, mjaft të kënaqin mizerjen e tyre.

Mbrëmë, kur një agjenci perëndimore e sondazheve shfaqi rezultatet e një pyetësori të zhvilluar në vendin tonë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, papritur u sulën njerëz. Disa thanë ‘të çohet në burg’ kompania, disa thanë se kompania qenka ‘buçë e qeverisë’, disa thanë ‘të ndalohet ajo shtrigë’ që guxon e  flet kështu. Çfarë nuk po dëgjojmë akoma edhe në këto momente…

E cili është mallkimi i IPSOS? IPSOS, që u thërrit nga bota perëndimore, doli në terren e pyeti qytetarë shqiptarë, dëshmoi atë që i treguan, dhe kaq. Doli se 56 për qind e njerëzve do të donin qeverinë që kanë sot, doli se çereku i qytetarëve e shikojnë se vendi shkon në drejtimin e duhur- gjë që jo shpesh ndodh edhe me kombet fqinje apo kontinentalë.

Doli se shqiptarët nuk e shanë vendin dhe jetën e tyre- gjë që i preku shumë sidomos analistët. Domethënë doli se këta që nxijnë nëpër studio, nëpër tribuna, nëpër qymezë, nëpër parti, nëpër digitalë…, këta ia paskan ‘fut kot, plako!’ se nuk u ka zënë gjëkundi vend fjala.

Njerëzit e njohin veten, e prekin veten sa herë u thonë ‘jo, nuk je ti!’, kanë sytë e tyre, të mirën dhe të keqen i peshojnë sipas rëndesës së tyre, dinë se çfarë ndodh me ta dhe me botën rreth tyre…

Deri më sot nuk u gjet një kompani botërore që të shpikë mes qytetarëve shqiptarë ‘të zezën’ që shakllabanët e shërbejnë si kualitet të kombit. As IPSOS, kjo kompani e perëndimit, nuk e tha. Në burg nuk e çojnë dot- siç po thonë, por një gjë duhet bërë.

Atëherë duhet gjetur një popull që t’i dojë të zezën vetes (!). Se vetëm ky lloj populli do të flasë para mikrofonave gjithçka që kërkojnë ‘zezagjijtë’.

Atëherë iu dashka bërë e zeza që populli ta thotë me gojën e vet Iu dashkan sulur matrapazët që t’ia bëjnë çorbë pronën e të mos e marrë vesh njeriu- njeriun… Po këtë ia kanë bërë një herë, që me 7501 e vazhdimisht…

Iu dashkan mbledhur ç’kursime e përfitime kanë vënë në jetë- a nga një copë tokë a nga dy dhi përdore, dhe t’u futen në skema piramidale ‘kapitaliste’. Edhe këtë ua bënë një herë, keqas.

U dashkan sulmuar me armë sapo të ngrenë krye pse u kemi marrë kursimet… Edhe këtë ua bënë.

U dashkan lënë dyerve të gjykatave ku të mos gjejnë kurrë drejtësi. Po edhe këtë tmerr ua kanë vënë mbi kokë; askush nga populli nuk gjeti drejtësi, gjykatësit e plepave ishin një shpikje alias Pol Poti, e prapë nuk u nxi gjithçka…

Atëherë u dashkan mashtruar më shumë. Më shumë çfarë të mashtrojnë!, por popullorët nuk besuan. Një popull që nuk e beson mashtrimin, ky është ‘popull i keq’. I thua njëmijë herë se ‘të kanë vdekur njerëzit nga Covid’, e ky njeri beson  atë që shikon, njeh kujdesin e shtetit dhe i shikon njerëzit në jetë… Ky popull, sipas tyre, nuk na dëgjon se nuk e do të zezën.

Atëherë duhet përdorur magjia e Circës, magjistarja e Odiseos, që i ktheu luftëtarët në derra. Edhe Odiseo u vërtit nëpër dete dhjetë vjet drejt Itakës, njësoj sa këta 12 vjet në opozitë, por ‘Itaka’ nuk po duket. Atëherë të kthehen njerëzit në derra e të humbin kujtesën…. Kjo është zgjidhja sipas këtyre.

8 komente në “Ku të gjejmë një popull që do të zezën e vet?”

  1. Ali Babai i Leshelise me 40 hajdutet,president says:

    Bravo zoti Frrok Cupi! Tamam,mbetet te kthehen njerezit ne derra sic urojne Clirim Gjata,Noke UDB-ja,Tragac Strazimiri,Palokar Edi,Mziu Xhemal,Dasho Droge Lazarati e te tjere kamikaze te kesaj partie me spjegimet ligjore te Alibeajt e te Bardhit!Po te duan mund te kerkojne keshilla ligjore dhe nga prokurori i ri i bandes lesheliste Like Mender Presidenti,i cili pret e percjell maskarenj ne presidence dhe rifilloi te jape dekoprata pa hesap,mbase mbledh ndonje vote!

  2. 1444 says:

    Një Gjamë Dëshpërimi
    6..E mallkue kjoftë Evropa! Até e vraftë Zoti,
    E e shoftë me fise, popuj e qytete;
    Edhè premtoftë qi, dersa t’endet moti,
    Kurr lufta mos iu daftë per tokë e dete;
    Selit e saja grimë me grimë u theshin;
    Me gjak t’popujvet t’vet sunduest iu ushqeshin.
    ……………………………………………………………………
    9..Me parsme tona n’ata t’hershmet mota
    Mburojë iu bam Evropës, pa dijtë shk’asht tuta,
    Atëbotë, kur pallen Skanderbeg Kastriota
    Siellte si rrfeja, e permbi shtroje t’buta
    U dridhte nji Sulltan, qi njaso here
    Bante m’u dridhë boten mbarë prej mnere.

    10. Po, na tue dredhun si dragoj çelikun,
    Shtekun me kurma Shqyptarësh ia xume
    Tartarit, e pre’Evropet larg rrezikun
    Per disa kohë e mbajtëm: e poshtnume
    Por kurr Evropa n’ndihmë nji ushtar s’na nisi;
    Kurr punët mbas fjalvet, qi na dha, s’ujdisi.

    11. E kur per pesqind vjet na nder veriga
    Ngelem t’robnis, nen themer t’huej tue kja,
    E ‘i mijë dhuni mbi né e ‘i mijë punë t’liga
    Na reshte anmiku, tue na nxitë pa da,
    N’harresë Evropa edhe m’atëherë na qiti
    E doren kurr ajo n’kob t’onë s’na ngjiti.
    ………………………………………………………………
    13. Veç sot pse Evropa, sot qi asht t’gjith uzdaja
    Se Shqyptarija e Lirë del zojë n’vetveti,
    Pse sot Evropa, – do Mbretni të Mdhaja –
    Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,
    E m’vende t’ona duen qi shkjau të shklasë
    E fisi i Shqypëtarit n’dhé t’humbasë?

    1. 1444,

      Rrespekt ,qe na sjell kto Vargje te Homerit Shqiptare
      te Madhit nder te medhenje At Gjergj Fishta …

      Beji mor Shtet nji Buste Madheshtore Gjergjit te Madhe , 10-20 metra te larte ,
      me veshtrimin andej nga Europa
      qe ta shikojne nga dritaret e brukselit kte Gjigand te Shqipes dhe fshihen pas perdeve te Pabesise …

  3. Tironci says:

    Rrespekte Frrok shkrim i shkelqyer arsyetim brilant , nje patriot arsyetimin e vet e ka te sinqert kur behet fjal per interesin e vendit dhe te popullit , rrespekte per kte artikull te shkelqyer Frrok Çupi si gjithmon i perpikt .

  4. Nqs ky popull ,ala sot ,pas 30-vjetesh poshterim nga kjo Bande Esadiste ,
    nuk meson si te reagoje kunder Te keqes se Madhe qe Bota e Huaj injektoje
    ne Politiken Shqiptare dhe ta hedhi ne gropen e ferrit djallin e vicidolit me hienat e tij ,
    atehere le vuaj brez pas brezi .

  5. Ish pd-isti says:

    Lexova vetem titullin.
    Pergjigja ime :Shqiperia.

  6. Taulant says:

    Shume falemnderit, Frrok!

  7. Bashkim says:

    BRAVO FRROKU SI GJITHMONE TEPER I SAKTE
    DO VEMENDJE SE POPULLIT PO I USHTROHET PRESIONI PER VOTEN NGA GRUPET E LULZIMIT QE SHKON DERE ME DERE PER TE SHANTAZHUAR NJERZIT.
    AI DEL I QESHUR DHE I URTE SIKUR ATA NUK JANE ATJE ME POROSI TE TIJ.
    SHTETI DUHET TE MOS I LERE KETE KOLERE TE HYJE DERE ME DERE.
    SHTETI DUHET TE MOS I LERE NJERZIT NEN PRESIONI E BANDAVE.
    REZULTATI DO TE KERKOHET NE KUTITE E VOTIMIT NGA BANDAT I PD QE DO JE E NE QENDRAT E VOTIMIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje