Një biletë vetëm vajtje!

25 Shkurt 2021, 13:02Blog TEMA


Nga Denis Dyrnjaja

Është një lajm shumë i rëndësishëm unifikimi i Opozitës për zgjedhje, sepse pas 25 Prillit do kuptojmë dy gjëra cili është problem më i madh për shqiptarët në kuptimin nominal dhe se pas 25 Prillit, humbësi është humbësi dhe fituesi do të jetë fituesi.

Dështimi s’mund të ketë alibi. Tani shqiptarët i kanë të qarta, sidomos ofertat njerëzore që përfaqësojnë edhe ofertat politike dhe programore.

Nëse Basha e mund Ramën do të ketë një meritë të jashtëzakonshme sepse ka arritur të gjejë formulën e duhur.

Nëse Basha humb sërish do të thotë se ai ka mbajtur për 8 vite me radhë peng PD dhe opozitën duke i shërbyer në mënyrë të përkryer me paaftësinë e vet politike Ramës. Kjo e 25 Prillit është një provë historike dhe jetike politike për Bashën dhe karrierën e tij si politikan.

25 prilli veç votave ka edhe një biletë vetëm vajtje. Të shohim kush për kë do jetë rezervuar ajo për Ramën apo Bashën.

3 komente në “Një biletë vetëm vajtje!”

  1. Zani says:

    Nje gje eshte me se e qarte: perderi sa kohe udheheqsit e PD do luftojne per kauzen e Sali Berishes dhe figurat e vjetra do jene te konsumuara PD nuk vjen dote ne pushtet dhe ne ta gezojme Ramen me 3D- te e tija. PD dhe LSI jane kompani private.

  2. Ladi says:

    Ka dy pamje reale ne kete vend:
    Nje qe vjen nga mediat e kapura, tv, etj, per te cilet realiteti shqiptar eshte ai qe keta vjellin e qelbin per cdo nate e dite neper ekrane dhe qe ky eshte nje perfaqsues tipik i kesaj mendesie krejt jasht realitetit…
    Dhe tjetra eshte ajo qe njerzit ne perditshmerine e tyre e ndjene ne lekure dhe e mbajne mbi kurriz shtetin dhe politiken e tij per cdo dite te ameshuar dhe qe nuk ka asnje lidhje me rastin e pare qe thashe me lart.
    Nuk e di pse nuk e kuptojne apo pse nuk duan ta kuptojne; qe asgje nuk ndryshon pas zgjedhjeve, qe jeta do te vazhdoje normalisht dhe qelbesit e politikes do ti nenshtrohen drejtesise dite pas dite deri ne berjen e Shqiperise si gjithe Europa…

  3. Emigranti says:

    Persa kohe qe te gjithe njerezit qe jane kunder pushtetit abuziv dhe propagandist te Rames duan te krijojne nga nje parti per veten dhe shoket e vet, Basha nuk mund te beje me shume se kaq…
    Edhe pa ia thene z. Dyrnjaja, ai do te iki vete….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje