Mafiozi ndërkombëtar Xho Bajden

24 Shkurt 2021, 12:02Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Pra, sipas kryetarit të shtetit shqiptar, administrata e re Biden duhet klasifikuar si “mafie ndërkombëtare”! Këtë s’e kishte bërë as Berisha i parë, ai i viteve ’90 që digjte gazeta e burgoste gazetarët apo kryetarin e opozitës. E quajti vërtetë Nju Jork Tajmsin “letër higjenike”, por që të sulmonte publikisht me terma fyes administratën Klinton, këtë jo, nuk ja vemë dot në faturë Doktorit. Ilir Meta e bëri, madje po e bën në vitin 2021, kur supozohet që shumë nga marrëzitë e dekadës së parë të tranzicionit të jenë shëruar.

Ky i shpalljes si “mafie ndërkombëtare”, mund jetë mesazhi i dytë që do të prekë cepin e tavolinës së Presidentit Bajden nga ana e homologut të tij shqiptar, pas atij të urimit për zgjedhjen në 4 nëntor. Një turp autentik nga ana e një shteti si Shqipëria, që e konsideron veten si një ndër vendet më proamerikane në Evropë!

Meta është kryetari i një shteti ku kriminaliteti, korrupsioni, trafiqet e drogave dhe të gjitha fenomenet e tjera shoqëruese, janë si në shtëpinë e tyre. Ka 30 vjet që është në politikën aktive, për pasojë është edhe vetë politikisht përgjegjës për gjendjen ku ndodhemi. Madje më përgjegjës se shumë të tjerë anash tij, sepse ka qenë zyrtari që ka mbajtur më shumë poste në karrierën e tij, se gjithë politikanët e tjerë që nga pavarësia e Shqipërisë në 1912. Një përfaqësues i një vendi të tillë nuk mund të akuzojë parimisht një shtet tjetër si “mafie ndërkombëtare”, për arsye të kuptueshme. Mos pështyj lart, se të bie në fytyrë, thotë fjala e urtë. Aq më pak mundet Ilir Meta, që të akuzojë amerikanët si mafie ndërkombëtare, vetëm pse kanë dekoruar një gjykatës të cilin ai s’e pëlqen.

Nerva kaq të dobëta nuk i bëjnë nder një kryetari shteti. Aq më tepër kur ka provuar se e kanë lënë nervat me thuajse të gjithë ambasadorët kryesorë (dhe qeveritë që qëndrojnë pas tyre), që janë rezidentë në Tiranë. A na volitet të kemi një President që i ka thënë fjalën e fundit ambasadorëve të Brukselit në vendin tonë, ndërkohë që përbetohet gjithë ditën se i vetmi qëllim i punës së tij është që ta shohë Shqipërinë të integruar në BE?!

Presidenti ynë ka kohë që e ka braktisur totalisht listën e detyrimeve kushtetuese që ka posti i kreut të shtetit. Ka zbritur në një mënyrë të vrazhdtë e antikushtetuese në meidanin e zgjedhjeve, duke u rreshtuar banalisht me njërën palë. Ka shkelur në mënyrë të përsëritur Kushtetutën, duke bllokuar dekretime ministrash e duke shtyrë zgjedhjet sipas qejfit e interesit personal. Ka prishur të gjitha marrëdhëniet me diplomatët kryesorë në Tiranë e jashtë saj, duke u treguar dhëmbët e grushtet sa herë që ka ndjerë se po i prekin sinoret e partisë, e të tijat personalisht. Ka krijuar formatin e një lideri idhnak që vetëm rastësisht është në atë detyrë, por që de facto do të dëshëronte të ishte nëpër mitingje duke luftuar kundër qeverisë.

Atëhere lind një pyetje e thjeshtë e pse jo edhe naive: çfarë e shtyn Ilir Metën që qëndrojë edhe më tej në atë zyrë që i rri ngushtë dhe skiç?! Pse nuk bën gjënë e duhur, duke u kthyer në formatin real të kryetarit të LSI, që të mos i verë në siklet edhe ata që takon për fushatë në Berat, Sarandë apo Shkodër, duke i paraqitur herë si bujq, e herë si anëtarë të shoqërisë civile?! Pse duhet të kemi ne në krye një president që të etiketojë nga pozita personale si mafioz, aleatin tonë kryesor strategjik?! Këto janë pyetje që presidenti po i dëgjon këto orë edhe nga persona që dikur i rrinin shumë pranë. Do të thotë se janë pyetje të drejta dhe reale për pozitën anormale ku ai, e bashkë me të edhe Presidenca e vendit, ndodhen sot.

Nuk na duhet një president i keq, na duhet një kryetar i mirë partie. Dhe natyrisht, na duhet një kryetar shteti që mos ta quajë Amerikën mafie ndërkombëtare. Jo për gjë, po kush i mban me bukë 320 milion amerikanë, po i shpallëm luftë, dhe po i mundëm, siç thotë një barcaletë e vjetër shqiptare. Sepse vetëm kjo ka mbetur tani…

26 komente në “Mafiozi ndërkombëtar Xho Bajden”

  1. nderkaq says:

    ke p-rova ti bixhoz qe biden nuk eshte mafioz nderkombetar??!!!!
    apo merresh me bindje te forta sepse ashtu duan njerezit te besojne e shpresojne!

    1. Ilir says:

      Hahahaha… ???????????????????

    2. toni says:

      nderkaq,,,,lexoje me mendje jo me sy

    3. bregdetari says:

      Paske qen idjot a derbardhe. pyetje eshte kjo?

    4. Temali says:

      Cfare thua ore idjot i lindur? Te akuzoj Ilir baxhella Josef Biden per mafjoz? Po ben shaka apo kaq kupton? Nese ka nje mafjoz ne bote ky eshte Ilir baxhella. Hajdut me ze dhe figure, vrases, inateci dhe i primitiv. Te gjitha tipare banditi.

      1. i says:

        nderkaqi nuk ekziston. Ai eshte Ilir Meta. I vetmi qe mendon se eshte ne rregull. Edhe mona eshte habitur

    5. MacGr says:

      Ti ver emrin te pakten qe te bindemi dhe na jep prova o NDERKAQ.Ne dime qe eshte zgjedhur nga populli amerikan dhe kete respektojme ,Respektojme shtetin qe e mbajti SHQIPERINE TE PA COPTUAR dhe me tej ne KONFERENCEN E PARISIT. Vetem kjo do na mjaftonte per tu perkulur para atij shteti pa permendur ate qe beri per KOSOVEN.

    6. Miti says:

      Funksionon ne krahun e kundert drejtesia o « nderkaq ».
      Per sa kohe nuk eshte vertetuar fajesia, atehere je i pafajshem.
      Se me kete llogjiken tende prej peshku, per cdo krim qe ndodh secilit nga ne do ti duhet te vertetoje pafajsine.

    7. Tafut KUTËDUASH says:

      Edhe ti o NDERKAQ po e kruan bythën me gjethe fiku, si puna e Likes MonaLeshit….
      Tek zyra e byreqeve tl shqupit e shkrove këtë leshelije moj çupëëëëë…..

    8. Asllani says:

      Bravo nje artikull REALIST
      Ne kemi nje president qe I ka ikir mendja
      Duhet te jap dorheqjen
      Te ndalohet hyrja ne Amerik me gjith familje
      Qeveria Parlamenti te distancohen nga Presidenti

    9. Shenjestra says:

      Ndekaq! Po ti ku e di qe Biden eshte mafioz? Apo ashtu,qe ja fut kot si kau peles.Zoti Minxhozi ishte ne permbajtje e shprehjes se Gomarit Meta qe tha se ai eshte mafia nderkombetare dhe nuk ka pse te djegin ty.

  2. Eskobari Metaj Like says:

    I nderuar zoti Minxhozi! Pyetja juaj retorike eshte me vend dhe pergjigjja eshte se shqiperise jo qe nuk i duhet nje president i tille,por as nuk i eshte dashur ndonjehere,aq me teper qe eshte kapur ,pa llogaritur te tjerat ,me presh ne dore dhe dihet tashme se si ai nuk perfundoi ne burg.Presidenti ne fjale nuk eshte presidenti qe perfaqeson shumicen e shqiptareve,por perfaqeson vetem nje bande te vogel te organizuar nga ai dhe e shoqja e ndonje pizeveng politik si Petrit Lango Vasillaqi,qe e kane perdorur e perdorin te ashtuquajturen parti LSI si bastionin e tyre per te vjedhur pasurine e shqiptareve,per te blere e shitur vota e interesa sipas xhepit te tyre e per tu ngjitur pas pushtetit here majtas e djathtas dsuke bere presion per te drejtuar ministrite me te rendesishme qe lidhen me interesat e tyre makabre.Sidomos ne qeverite e banditit Berisha benin te 99-tat ,duke qene te lire me firme e vule,mjafton qe te mos perziheshin neper kembet e padrinos se PD-se.
    Si konkuzion mund te themi se ky lloj presidenti eshte peshqesh i Edi Rames,i cili per interesat e tij politike te momentit zgjodhi ta coje atje me ndergjegje te plote,me mendimin se do kenaqej me zyren lluksoze te presidences , nuk do merrej me politiken aktive sic duhet te beje cdo president ne nje vend demokratik e normal ne Europe e gjetke e nuk do behej stermullari i bllokimit te gjithckaje pozitive qe tenton te behet ne kete vend.Kjo eshte aresyeja qe Edi Rama deklaronte publikisht se ” “Bastardi” president (I.M) eshte presidenti me i mire i opozites aktuale…”.Dhe megjithese ai mburret se eshte gjithnje nje hap perpara Bashes apo ketij bastardi ,me kete lamash ka dale huq,sepse atij i thone “Like Floriri nga Skrapari” dhe eshte numer 1 per krime e korrupsion,sic po duket.Dhe se fundi,fakti qe ky i rrjedhur nga trute (per ne),por “Burre shteti”-sipas tij e Bibilushit e,Muniut Kriemadhi te tij dhe Tit Vasillaqit e ndonje tjetri ka paturpesine dhe guximin te cilesoje Ameriken,Departamentin e Shtetit dhe Presidentin Amerikan si “Mafia Nderkombetare”!!!!Dhe pse? Sepse me gjithe te drejten e zotit e te njeriut vendosen te dekorojne nje nder 12 personalitetet e drejtesise ne bote per luften e tyre pakompromis kunder korrupsionit! Kjo i dogji shume ketij mafiozi politik te degjeneruar sepse duke dekoruar Dvoranin njerezit e kuptojne se Dvorani u dekorua pasi ai u sulmua ne menyre primitive e barbare nga dora vete babai i korrupsionit shqiptar,ai u lincua me plot kuptimin e fjales nga shtypi i paguar nga ky bastard president dhe nga Anal-listet e paguar e nxitur nga familja e degjeneruar presidenciale.Ne kete kuptim dhe jo vetem Ilir 7 %-shi ka tentuar per turpin e tij te prishe marredheniete e shkelqyera te Shqiperise me Aleatin kryesor strategjik dhe kjo nuk eshte hera e pare qe e ben ky qen presidencial kete.Kujtoj se edhe me pare ka thene qe ambasada amerikane te shkoje ne Korene e Veriut te nderhyje (i frikesuar nga ecuria e reformes ne drejtesi) etj etj.Ky person malinj ka urrejtje patologjike ndaj kujtdo vend demokratik qe perpiqet te ndihmoje per ecurine e reformes ne drejtesi dhe del kunder mendimeve dhe praktikave te ketij zuzari politik! Tani topi eshte ne fushen e drejtesise shqiptare ,e cila mjaft ka qendruar e heshtur ndaj dosjes se ketij te degjenruari.Kurse ambasada amerikane nga ana e saj e ka te kote te prese qe ky prototip i korruptuar do te vazhdoje te qendroje brenda detyrave qe percakton kushtetuta per presidentin.Ne vitin e larget 1991 ambasadori Rajerson hapur bente propagande e mbeshteste opoziten e atehereshme te banditit tjeter kriminal Berisha dhe rezultatet dihen.Sot ambasada amerikane,per mendimin tim,duhet te dorezoje prane prokurorise shqiptare gjithe dokumentat kompromentuese ne klurriz te ketij mafiozi e te se shoqes.Tom Doshi nuk e besoj se ka bere as 0,00001 % te korrupsionit qe ka bere e ben ky,naten e diten me gjithe te shoqen e banden e tij” politike” dhe eshte futur ne listen e zeze e behet presion te mos jete ne politike.Mire,po ky?po e shoqja etj etj qe jo vetem gjithe shqiptaret i akuzojne per korrupsion,per asgjesim te kundershtareve politike (kujtojme ketu Dritan Priftin qe iku papritur…,Belegun…,por dhe Tom Doshin e Mhill Fufin qe e akuzuan se planifikonte per ti vrare?!!!) Ne kuptimin figurativ Tom Doshi duhet “dekoruar” po ta krahasosh me Ilir Meten nga ambasada amerikane dhe duhet te nderrojne vendet ne listen e tyre te zeze.Gjithmone po te kene te njejtin standard mase!Dhe dihet boterisht qe Meta dhe e shoqja jane kundershtaret me te medhenj te reformes ne drejtesi,te zgjedhjeve te lira ne kete vend (apo s’qe kyu kulish qe e treguan kamerat ne Lezhe duke i dhene zarfin me para kryetarit te LSI-se ne ate qytet…) e te ecurise perpara te shqiperise?Cfare duhet te beje me shume ky krimb i degjenruar aleati e nxenesi me besnik i kryebastardit shqiptar vicidolas)qe te futet ne listen e zeze te USA-s e te dergohet perpara drejtesise?Dosja e videos me Dritan Priftin,perse te mos rihapet e te gjykohet,cfare pengon?…Dhe nuk eshte e vetmja dosje ku ky vampir eshte i perzier,edhe ne dosjen e CEZIT eshte i perfshire dhe Romeo Karaj ka publikuar shume dokumenta renduese ne kurriz te tij,te cilaat SPAKU i ka ne sirtaret e tij dhe akoma nuk ka vendosur ti hape! Me Ilir Meten e Sali Berishen jashte burgjeve nuk ka qetesi cdhe zgjedhje te lira e te mira ne shqiperi!Keta punojne non stop me veprime e para per te minuar shtetin shqiptar dhe zgjedhjet e ardheshme!Qofsha i gabuar!

  3. Lida says:

    PERSE NUK E SHKARKON AKOMA PARLAMENTI KETE KARAGJOZ ??? ÇKUSUR KANE SHQIPTATET TE MBAJNE MBI SHPINE NJE PRESIDENT QE GODET IDHULLIN E TYRE SH.B.A. ÇFARE DUHET TI BEJE AKOMA SHQIPERISE KY NJERI ? I VODHI FLORIRIN, ESHTE KAPUR NE KORRUPSION ME ZE E FIGURE, ESHTE AKUZUAR DHE NGA MIKU I NGUSHTE BERISHA SI MAFIOZI ME I MADH NE BALLKAN E QE KA ZHDUKUR DY KUFOMA PAS MALIT TE DAJTIT !
    SHKARKIMI I TIJ ESHTE EMERGJENCE KOMBETARE !!!!

  4. Lida says:

    PERSE NUK E SHKARKON AKOMA PARLAMENTI KETE KARAGJOZ ??? ÇKUSUR KANE SHQIPTARET TE MBAJNE MBI SHPINE NJE PRESIDENT QE GODET IDHULLIN E TYRE SH.B.A. ÇFARE DUHET TI BEJE AKOMA SHQIPERISE KY NJERI ? I VODHI FLORIRIN, ESHTE KAPUR NE KORRUPSION ME ZE E FIGURE, ESHTE AKUZUAR DHE NGA MIKU I NGUSHTE BERISHA SI MAFIOZI ME I MADH NE BALLKAN E QE KA ZHDUKUR DY KUFOMA PAS MALIT TE DAJTIT !
    SHKARKIMI I TIJ ESHTE EMERGJENCE KOMBETARE !!!!

  5. Daj Sami nga ceprani says:

    Po,kam bindjen se presidenti i vendit tim,eshte mafioz,eshte hajdut,eshte vrases,eshte trafikant,kete e ka thene tutori i tij,S.B,keto mi ka thene Dvorani,qe ka gjykuar korrupsionin e tij,i ka thene ai shefi i kabinetit qe u arrestua ne amb.Amerikane,qe eshte i penduar i drejtesise,ma thone pronat e pa fund te tij,ma thone resortet super luksoze,ku administratoret e tyre,hiqen si pronare,po ne fakt jane rrogtare,e shume e shume bema te tjera,qe mafia (Amerikane) i ka dosjet e kopsitura dhe shume shpejt,SPAK-u do filloje ekzekutimin e tyre,Reci eshte gati dhe c’do tentative per destabilizim te situates,do ti beje me se qesharak,se ligji do godase fort

  6. Nik Kola says:

    Ka prova qe etikimi ‘mafioz nderkombetar’ eshte bere nja nje hajdut dhe mafioz shpellar si Tut Meta. Nderkaq ti vazhdo beji hije Likes & Sales.

  7. Opopull mjeran says:

    Kush ta bej kte o Lida ??? Kryeministri qe vec pushtetit asgje nuk i intereson e esht gat te flej me cdo lloj plehu vec te jet kryeminister ! Kush ?? Ky popull qe ka 35 vjet qe e genjejn ,e rjepin ,e vrasin ,e tallin po ata qe nuk shkulen nga parlamenti qe ti pretendon te bej shkarkime ! 35 vjet , jep pak saper hi syve e mer shum ! Nuk kan frik askend ,jan te gjith njisoj : Mashtrusa ,hajdut, intrigant,aktor,,batakcij kriminela,mafjoz te zhytur ne lluks e jetojn ditet e Parajses qenie dal nga Ferri ! Te gjith e dim , te gjith e shohin e te gjith vazhdojn tju falen ksaj pjelle vezesh gjarperi ! Nuk ka turp me te madh historik qe do kujtojn kte popull, per kta politikan qe ushqen ! A ta quajm rastesi ????? Jo aspak !!!! Popull i percar,qe shitet e blihet qe ju mungon solidariteti e mbreteron pabesia…..

  8. Asllani says:

    Bravo nje artikull REALIST
    Ne kemi nje president qe I ka ikir mendja
    Duhet te jap dorheqjen
    Te ndalohet hyrja ne Amerik me gjith familje
    Qeveria Parlamenti te distancohen nga Presidenti
    Like floriri jasht standartit.

  9. Na myten says:

    Minxhozi bot kot pyetje retorike. Pse rri ne post?! Rri qe te garantoje ndarjen si duhet te tortes pas 26 prillin dhe paprekshmerine.

  10. ret says:

    qe biden esht super mafioz e di gjith bota, por metes i ngel hatri qe biden eshte me mafioz se meta, kurse ti skender smer vesh fare nga politika, ik e merr nai lajm nga amerika se ngele koketrashe gjith jeten

  11. Xhela says:

    Halucinacionet e metes, po sfidojne shkencen mjeksore. Se keni pare qe nje here behet si çaknoris, e here si kastoret qe rrojne liqeneve, pastaj ne plazh me qim peken e bes sallakun. I ka ilaçet per te ndejtur ne kafaz, por me firme te monikes ai fhyen arresitn dhe regjimin shtepiak. Ky eshte per lesh po halli eshte se ketij nuk i vjen e as i hyn njeri je presidence. Ky shkon e dekoron nje hajdut shofer te kohes se ambasadave qe gjoja ky ishte heroi metes. Heroi metes eshte ylli bodinaku nje shofer i parkut ne ate kohe, ku njihet di hajdut i ngarkesave me çimento, e motra eshte zonja qe inskenoi me bashen, rrolin e psonisjes qe bente pensionistja dhe nuk i dilnin leket. Zonja punonte tek sindikata e arsimit . Me keto funderrina meret meta, prandaj kontrollojini ilaçet se ka filluar te pije ato te arushes.

    1. Hahahaha says:

      Hahahahahahahahahahahah

  12. Trotski says:

    O NDERKAQ ! IK NDROHU SE JE BO HELAQ!

  13. 0697263641 says:

    te nderuarkexues dhekomentues te artıkullıt te perkryer te zotıt Mınxhozı rrethe ketıj presıdentı Une do te shtoja vetem nje rresht Ku e gjıthe sa shkruhej mund te futej vetem ne thenıen brılande te zotıt Fatos Nano ku ı thote shprehımısht, QE TI GJITHMONE FLET ME GJUHENE SHTANGES, ose te forces,Kete te fundıt e perdorın te gjıthe ato qe ju mungon logjıka,nuk kane force argumentuese,etj,

  14. alphade says:

    Mender president i thencin rri ne ate post per te mbrojtur
    Florin e Vjedhur, Gjirin e Lalezit dhe macet ……..Imuniteti
    per te mbrojtur pasurine marramendese te plackitur popu-
    lllit te cfilitur shqiptar !! RECI, zoterinj, RECI po e pret banden
    mafioze: Berisha-Meta-Basha, etj.etj…..!!!

  15. Alessio says:

    O lirit duhet me ja qi Monen ne rrote te pidhit Karakurven e Dibres.Ka shpetu Dibra qe shkoj ne Tirane por po ja sheh sherrin Shqiperia,se ajo e karikon kete koqen e Skraparit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje