Nga Dritan Hila
Të hënën, “Top Channel” bëri një sondazh online nëse ishte e drejtë qe 11 personalitete shqiptare mbi 80 vjeç u vàksinuan pa radhë.
Vetëm njëmbëdhjetë vàksina nga 17 mijë që janë administruar deri tani. Për turp të zotit, mbi 65% e të anketuarve nuk ishin dakort por donin që të kishin qenë prindërit e tyre. Nuk ishin vetëm njerëz të thjeshtë që mendojnë për bukën e ditës. Kishte mes tyre gazetarë, shkrimtarë, këngëtarë, pra nga ajo shtresë që mendohet të jetë më humania.
Kishte mes tyre politikanë që për interesin meskin të ditës ja hypën kalit gërdallë të populizmit dhe tregonin se të gjithë janë njësoj, duke harruar se me të vjedhurën që kanë bërë vetëm njësoj me ne nuk janë.
Kishte pronarë portalesh që ende nuk i kanë shpëtuar provincializmit që flisnin në emër të humanizmit, fjalë që as kuptimin nuk ja dinë. Flisnin gjithfarë gjallesash për barazi, kur fjalën barazi e kanë veshur si jargë që të mund të rrëshqasin përpjetë në hierarkinë shoqërore.
Dhe ato 11 vàksina nuk ishte se dënonin njeri me vdèkje, por ama shpëtonin 11 jetë. Shpëtuan Dhimitër Anagnostin, burrin e fisëm të Bregut, pa të cilin nuk do kishim filmat e bukur që çdo ditë në mos i shikojmë, i themi batutat; Piro Milkanin, regjisorin dhe veprimtarin civil; Roza Anagnostin dhe Margarita Xhepën, simbole të bukurisë shqiptare dhe aktore që kanë lënë shenjë; Alfred Moisiun, gjeneralin dhe presidentin që ende askush nuk i ofrohet për nga rëndësia që i dha presidencës; Aleksandër Meksin, kryeministrin e parë të demokracisë dhe reformatorin e ekonomisë. Le t’i lemë profkat për drejtësinë apo përdorimin politik që ju bë kësaj çështjeje nga kryeministri.
Janë justifikime të mjera. Pas kësaj dite nuk duhet të habitemi pse ju sulëm depove të ushqimeve në ‘97-ën dhe vràmë njeri-tjetrin. Por kjo ditë do na tregojë edhe sa larg parimeve të humanizmit jemi.
Është dita qe do na bëjë me turp përpara grekëve dhe italianëve qe kanë kuruar me mijëra shqiptare në spitalet e tyre, pasi fare mirë mund t’i kishin shpenzuar ato fonde për veten e tyre; para gjermanëve qe na kanë dhënë mbi një miliard euro ndihma, kur fare mirë ato para mund t’i mbanin për vete, përpara amerikanëve që bënë luftë për të çliruar gjysmën tonë, Kosovën dhe përpara gjithë botës së qytetëruar qe në historinë tonë shpesh herë ka hapur dyert për të na pritur kur vuanim nga uria apo kuruar nga sëmundjet. Ndersa ne treguam se 2 ndër 3 shqiptarë për shqiptarin, është ujk.(Dritare.net)
Mbase turperohesh ti o Dritan Hila bashke me 11 personalitetet shqipetare mbi 80 vjeç, perfshire perfshire kryeministrin e pare te demokracise dhe reformatorin e ekonomise qe bashke me shoke drejtuan vendin drejt vitit 1997 me sukses te plote, apo ke harruar?
Po Like floriri MONA Basha Berisha pse nuk ja u bene nga nje Vaksin
Pse nuk Jane te nderuar keta
Kan bere nonje gje te vogel po ju falet
Si 97 GERDECI 21 JANARI, Ruga e kombit Floriri etj
Jan te pranushme skagje
Urime
Roza nuk eshte 80 vjec meqe ra fjala.
BUKUR, SAKTE.
MASKARADA E PORTALEVE HALE VAZHDON NE SHQIPERI. NUK JANE KAZAN POR HALE.
NJE LUKUNI IDIOTESH QE NUK BEJNE GJE TJETER, POR VETEM ÇFAQIN PERVERSITETIN E TYRE.
Po Nishanin pse nuk ja beni VAKSINA
Pas Likes Nishani eshte me I mire
Nuk kam lexuar shkrim me tronditës sesa ky.! Jam përpëlitur shpesh me dinjitetin tonë, kam dyshuar për-kthe-faqen e tmerrshme të mendimit politik, jam dëshpëruar për mungesën e kulturës e dinjitetit, por aq perversitet, aq egoizëm, aq të ngushtë nga shpirti nuk i kam menduar njerëzit e mi!
Eshte pikerisht keshtu… Fatkeqesisht. Edhe te mirat, ashtu si te keqijat kur i bejme… vetem per protagonizem provincial.
Injoranca, mungesa e edukatës, kulturës dhe dijes është ulur këmbëkryq me kohë në këtë vend. Ky vend ka kohë që nuk ka më elita, por vetëm ca mjeranë të frustuar me celular në dorë dhe mllef në shpirt. Pavarësisht se nuk e dua aspak KM Rama, duhej të kishte vaksinuar jo 11, por 11.000 personalitete, por ky komb nuk I ka aq.
Labi quhet Lab,sepse LaBesën=pra dha fjalën edhe e mbajti!.. është racë e motçme e Fisnike e rrallë,si Polifonia edhe në çdo traditë e zakon!!!
Labi eshte banori i L’Aberise (Arberise).
Ndersa ti Julka je BIRI I KURVES qe te polli!
Bravo Dritan Hila ke thene nje te vertete te madhe shume e dhimbshme por qe eshte mese e vertete qe shqiptari per shqiptarin eshte ujk. Turp per ato njerez qe nuk thane nje fjale te mire per keto personalitete qe i kane dhene shoqerise por problem i madh qe bene vaksinen pak me heret se bashkemoshataret e tyre. Se ne fund te fundit ato ishin te moshes mbi 80 vjec dhe ne mos dot do ta benin neser. Turp per ato mjerane qe vetem mllef e urrejtje kane ne zemrat e tyre.
Elbasani-Dritan Hila harroi se duke quajtur “intelektuale” disa individe qe qenkan shprehur kunder vaksinimit te disa ish personaliteteve te artit e poilitikes shqiptare, ka ofenduar intelektualet e vertete shqiptare qe per fat te keq nuk jetojne me ne Shqiperi.
Vendi yne eshte privuar prej me se 30 vitesh nga intelektualet e vertete, qe kane lene vendin dhe po e lene cdo dite.
Koncepti intelektualit sot ne Shqipri eshte per ate individ qe ka nje diplome te “Kristalit”, vesh nje kostum e kollare firmato dhe mban nje celular Apple te modelit te fundit, packa se nuk di te flase, pa permendur ketu per shkrimin e gjuhes korrekte shqipe, per te mos folur larg qofte per zoterimin e ndonje gjuhe te huaj. “Kaubojsi” qe u zgjodh deputet ca kohe me pare eshte personifikimi i deputetit injorant ne parlamentin tone. Mjafton te shikosh parlamentet tona ne keta 30 vjetet e fundit, ku “baballaret e kombit” krekosen si gjelat ne maje te plehut dhe shahen me njeri tjetrin me liber shtepie, per te kuptuar se ku ka arritur “inteligjenca” e sotme ne Shqiperi.
Duke u kthyer tek debati i fillimit; se pari, nuk besoj se Aleksander Meksi ka meritat qe i atribohen, pasi ne te vertete ai ka qene pionieri i perhapjes se korrupsionit ne vendin tone. Mjafton te kujtojme ketu shkaterrimin total te industrise sone dhe sidomos privatizimi mafioz i industrise se kromit qe ka qene mbase i vetmi aset me vlere i industrise shqiptare, ne kohen kur ai ishte ne krye te qeverise se PD-se.
Nga ana tjeter, shume mire eshte bere qe ju dha perparesi disa figurave te njohura te artit tone, pasi jane te vetmet margaritare te mbetur nga kultura jone kombetare. Per fat te keq, kemi humbur shume prej tyre dhe vendet e mbetura bosh jane mbushur me artiste medioker qe kane meriten e te dalurit ne skene me breke a pa breke.
Turp te kesh ti more kokeqyp. Si spjegon vaksinimin e tre veteve nga familja Meksi? Personalitete? Po Pirro Milkani? Po mjeke kot se koti? Po ketu ndahet mendimi perendimor me ate tjetrin, banalin, te meritave, te privilegjeve, etj. Tregohu i mencur, mbylle kete muhabet qe vjen ere.
Llogjike e semure. Nuk eshte problemi per 11 vaksina, sepse ato mundte mos vinin fare. Nuk eshte as per te dale perpara “artisteve” sepse shume njerez as nuk duan ta bejne fare vaksinen. Nuk eshte as per te nderuar Pirron sepse nuk do te kishim ata filma “aq te bukur”, as kjo llogjike nuk shkon, sepse dikush mund te thote se ku e dime ne qe vaksina qe mund te perdorej per nje femije do te kishte shpetuar nje gjeni. Le qe duhej te vaksinonim akoma me pare ata qe kane bere “filmin me te bukur”. Te gjitha keto nuk qendrojne perpara te dy argumentave te qendrueshem “parimi i se Drejtes” dhe “Parimi i Shpreses”. I pari do te thote qe njerezit jane te barabarte dhe asnje nuk duhet te prevaloje mbi tjetrin per asnje arsye dhe aq me pak per ato palo filma. “Shpresa” eshte argumenti kur prindi lejon femijen te jete perpara sepse ata jane shpresa e jetes me shume se nje i moshuar, ose edhe per dike tjeter por ky eshte parim qe e merr secili me vullnetin e tij. Rasti qe vendimin e merr Rama pikerisht pasi e ka bere vete vaksinen, e kane bere fshehtas edhe gruaja e tij, edhe femijet e tij, merr vendimin te vendose ne rralle vaksinimi “artistet” para ne te tjereve qe mjelim lopet, eshte skandaloz. Si gjithnje Rama vepron ne menyre arbitrare dhe parime te deformuara.
Logjike berishiste shpellariste, qe nuk ka lidhje me njeriun normal!
Nuk e kishin me personalitetet,por me Edi Ramen,sepse vakcinimi do te vazhdoj edhe me te tjeret e keeaj moshe.Per inat te sime vjere………
Ky eshte ne rregull o shqiptar me bythleprijen se ka hap tv vellai bashke me Rudinen! Ketij i vuri drurin Rama pastaj po ky shkoi tek cadra e PD dhe tani eshte lepire serish dhe i ben fresk Rilindjes se duhen leke per TV njesoj si Bolinoja! Kuptojani hallin ketij! Ky tip eshte nga ata qe edhe bar te na mbije por parimet nuk i ndryshojme( me fhal te tjera edhe nena e tij te mos vaksinohet por ama Rilndja te mos na sulmohet se e do nie dore tani per mandatin e trete qe ky te behet manjat media e te tall trapin serishs me shqiptaret!
Merru me shkrimin jo me shkrimtarin o CAR me zile!
Njerezit kane te drejta barabarta edhe perballe vdekjes. Nje akt cnjerezor i Rames te vendosi kush meriton te jetoj me shume.
Njelloj si akti “cnjerezor” i grekeve qe te mbajne ty ne Athine e nuk te vene hurin ne bythe se me punen tende mund te mbanin ne pune fare mire nje grek, por jo kane zgjedhur te te mbajne ty veremli e mosmirenjohes. Ne te gjithe boten jane vaksinuar personalitete e njerez te show biz kjo edhe per te reklamuar sigurine e vaksinave kundrejt teorive konspirative gjeresisht te pranuara. Nese do barazi, ruhu ti i pari o shkerdhate, mos bridh lokaleve e bareve dhe keshtu sugjeroju edhe te afermve, sepse nese respektojme ne te paret rregullat, ndoshta nuk do na duhet fare vaksina e do arroijme ta mbajme larg semundjen derisa te fitohet imuniteti i pergjithshem.
O “emigrant” ti katunar ke qene kur ike e katunar do mbetesh deri diten e fundit …
Shkrin i sakte. Pas 90 u instalua katunarizmi dhe u shit per demokraci. Kjo tregon se keta qe quhen shqiptare sot jane thjesht ish katundaret e dikurshem – ata me gjak turk, qe zaptuan qytetet dhe vrane qytetarine, ata per te cilet vlerat njerezore nuk kane kurrrfare rendesie. Mallkuar qofsh o Saleh Kerma ti dhe rraca jote e katundareve
Ore ti njerezit jane te gjith njesoj mos ja fut kot per mua prinderit e mi jane heroj kane punuar ne kushte makaber per 40 vjet ne kooperativ.
O Tan katunari, po e dime qe je katunar o Pall ? ? ? ?
KUR dikush thotese do donte me pare prindin e tije te vaksinohej me pare,aty dondalemi.::: Deri ketu jemi tek instikti.A i keni pare kafshet se sa kujdesen per te vegjlit e tyre??.Jane gati te te hidhen siper po u a preke. Por kjo nuk eshte dashuri e ndergjegjshme sepse ato nuk kane ndergjegje por eshte dashuri instiktive.Dashurine e ndergjegjme e kane njerzit me ”perjashtim” te shqiptareve qe jane akoma ne atad primitiv .Edhe nena ime eshte zonje thote Enkel Demi. Pa dyshim qe nena e tij eshte zonje ashtu si nena ime dhe nenat tona jane te gjitha zonja por nuk jane personalitete e te gjithe shoqerise.Ne duhet ta luftojme UNIN INSTIKTIV dhe te falim dashuri per te tjeret. Edhe feja e ushqen kete edhe morali dhe mendja e shendoshe.
Pikerisht mungesa e ketyre virtyteve na fut neve ne kadegorine e popujve te vegjel. Do duhen dekada te ri-ngrihemi. Berishizmi ka bere deme te paimagjinushme ne mendjet e shendoshta shqiptare. Shpresoj te ja dalim. Artikull perfekt zoti Hila.
Sa keq më vjen ku jemi katandisur, për inat të sime vjehrre shkoj e fle me mullixhiun. Vetëm se ishte Edi Rama që bëri propozimin. Po të ishte në pushtet Sala, nuk do bënin as sondazh, se s’ju a mbante, ose edhe po ta bënin do dilte vetë e t’i bënte për një lek televizionin që bëri sondazhin. Më vjen turp si shqiptare. Dhe “Top channel” Mund të bëjë sondazhe me tema të tjera, se nuk bëhen sondazhet me po e jo, pyetsori duhet të kualitet e jo vetëm sa për të bërë. Unë të them të drejtën nuk e paskam parë këtë sondazh, se top channel nuk shihet më, iku koha kur kishte cilësi në programe, tani është bërë reality show që nuk të tërheq ta shohësh. Muzika, gëzimi, pozitiviteti mungon në këtë TV, që kujton se e ndjekin shumë, nuk e di a bëjnë analiza për emisionet që trensmetojnë? Nga mëngjesi deri në mbrëmje na bëjnë të ndrrojmë kanal, dhe kemi kanale që ja vlen të shohim. Urojmë që vaksina të ndihmojë të gjithë të tjerët e mos u bëni smirusha ore popull.
Kejo eshte fytyra e vertet e shqipetareve, cinizmi, mungesa e respektit per vlerat kombetare , per individe qe i dhane aq shume ketij vendi dhe moren aq pak…gjithe jeten jetuan me ndershmeri deri ne tash qe kalojne ditet e mbetura te pleqerise me nje mbeshtetje financiare qesharake..Ne shqipetaret e sotem nuk e meritojme se jemi bashkatdhetaret e Nene Terezes , qe perpara kujdesit per veten , sakrifikoi per te varferit gjate gjithe jetes se saj. Besa , ndershemeria dhe humanizmi virtute shqipetaresh te gjeneratave te shkuara , jane harruar dhe braktisur nga shqipetaret e gjeneratave te reja.Nuk mund te flitet me per respekt dhe humanizem per te moshuarit , madje a per prindrit e tyre..Per moral ne te gjitha kuptimet qe mbarte as qe behet fjale..Zhurma , cinizmi dhe urrejtja qe u be nga 70 perqind e shqipetareve per nje grusht personalitetesh te moshuar tregon me se mire fytyren tone te vertete.POr si gjthmone politikanet jane te paret qe ndezin urat e zjarrit per kete pafytyresi neveritse.Nuk ishte nevoja qe nje kryeminister te deklaronte se personalitetet do vaksinohen te paret..vaksinimi i ketyre 11 teve mund te behej pa problem edhe pa deklarata te tilla , sepse me menyren si u veprua ai kryeministri i vaksinoi per edhe i pegojoi…Turp!…
O Hila qe te zoft hilja.dikur kisha respekt per mendimet e tua te pavarura kunder Rames.
Por e ktheve pllaken sa ju mbyll emisjoni ZHejit.
SHqiptaret skan vuajtur nga uria per buk as
ne 1940 as ne 1990..
Ato amerikanet e tu cliruan Kosoven sic cliruan Vjetnamin per te sjell mutokracin.
Na ka dhene GJermania 1 miliard euro!
Edhe Kina e Maos na dha 10 miliard falas
apo BRSS sa ndihma na dha topa e tanke avion anije e nendetse ,edhe Baballaret tuaj o Hila qe ju pinjollet e tyre drejtoni sot Keneten e Tiranes politike dikur studiuan ne shkollat me te mira te Moskes ..dhe sot ju kelysht e tyre jeni bere amerikane e Europiane!!!.Europa nji klub i ndyr kristianesh qe i nderron rregullat e lojes sipas qefit
Te lumte Dritan kjo eshte e vertete kujt ti djege le ta mbaje , te mos na sorollaten si miza pa koke , sa ne nje lokal ne tjetrin pa maska copat e malokut dhe katundaria mbare . Kane zbritur ne qytet dhe nuk duan te zbatojne asnje rregull , dru me pre . Do te llogjikojne ata se duhet leshuar rradha , nje te moshuari , nje personaliteti etj . Ata dine vetem une i pari se keshtu i mesoi shpellari ….vetem un ..unnnnn
Thamë shyqyr u zhduk për ca kohe nga ekranet njëfarë Julian Zyla, tani na doli një Zylë tjeter duke bërë lëpirjen e rradhës. O Çani, ftoje njëherë këtë Hilën në studio ndonjë ditë.
Po Like floriri MONA Basha Berisha pse nuk ja u bene nga nje Vaksin
Pse nuk Jane te nderuar keta
Kan bere nonje gje te vogel po ju falet
Si 97 GERDECI 21 JANARI, Ruga e kombit Floriri etj
Jan te pranushme skagje
Urime,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
plaku mere i viçidolit kur do ta bëjë vaksinën sepse duhet shpëtuar heroi shpirtëror i pidhidistave nuk bëheni ju nuk bëheni shpella ju ka bllokuar trurin fajin e kanë tinka kurti e margarita xhepa me shokë të tjerat i kuptoni vetë po të kini tru që se kini
Dikush , dikur i ben nje pyetje nje njeriu te mencem : Kush eshte Gruaja me e mite ne bote ? . Pergjigja ishte : Nena –mamaja– ime . Nese do ishit ju , zoteri Hila , si do pergjigjeshit ?? Nena e Mojsiut , e Anagnostit , e XHepes ?. Pra nese ju vertet do thoshit ; Anagnosti , Xhepa , atehere do ta vertetonom mese miri thenien : Shqipetari shet prinderit per para !!.. Nukse kemi dash ta besojme kete , por ja qe ka ngjarie qe e vertetojne thenien popullore . Para Zotit dhe Shendetesise , nukse ka zgjedhie –seleksionjme –, ka radhe te percaktuara ; Te themi , Mosha mbi 80-te , Mosha mbi 65 , Mjekesia , Mesuesia , Tregetia , e me radhe . Te besh shkrime , me mendime te tilla , per ca para , apo ti sherbesh qeverisies per ndonje vend pune , nuk me dukesh i besushem , perpara se vertetes dhe te drejtes ..
Konjak.Pa asnje dyshim qe nena per sejcilin eshte njeriu me i mire ne bote sepse na ka bere koken dhe na kane edukuar por nena e sejcilit nuk eshte personalitet i shoqerise.Edhe ato do vaksinohen se nuk u tha njeri qe :-Ju qe nuk jeni personalitete nuk do te vaksinoheni,prandaj jo kaq emocion i harxhuar kot.
O Konjak, mbete tap gjithe jeten o koqe kandari ? ? ?
Ky eshte ai kari qe mendon qe mafja nuk merret me ndertime se po te besh lraportin e shpenzimeve me fitimet nuk i del hesapi? Tani mendon qe parimi i prioritetit te vaksinimit ne baze meritash si personalitet, justifikohet nga te qenit pak veta qe plotesojne kete kriter te cuditshem. Ujqerit e vertete jeni ju qe i shkoni pas fijes dikujy qe ne menyre krejt te panevojshme dhe te pakuptimte krijon debate te tilla boshe qe tentojne, fale rraces suaj te ngjajne me konflikte shoqerore. Sa per miliardat e eurove ndihma,do ishte mire qe keto shtetet qe na duan te miren te vine e t’i ndertojne vete ca eshte per te ndertuar sic po ben Erdogani ne Fier se me ujqerit verdalle qe duhet te kenaqin edhe zvarraniket e medias ,vetem therrimet mbeten per shqiptaret.
Deres qe nuk degjohet i bihet me vare jo me te trokitur ,,,,,,,,,
E MBYTI LIGESIA DHE INJORANCA ATE VEND,DHE ME SKANDALOZJA ATA QE KANE NGA NJE COPE MIKROFON DHE BEJNE ME VETEDIJE PER TASIN E RRADHES
Me rastin e vaksinimit te ” elites ” se kombit, nuk e kuptoj se kush mund ta kete te drejten me percaktu se ishte vendim i drejte apo i gabuar. Sepse ne keto raste eshte ligji ai qe i percakton te drejtat dhe detyrat tona, dhe jo Rama apo Hila.
Autori i shkrimit shkon edhe ma lerg, percakton edhe diten qe turperoj shqiptaret !! Çfar idjotizmit !!
Disa komentues me qellim te keq e interpretojne simbas qejfit ” protesten ” e atyre qe jane me ligjin, ku te gjith jemi te barabarte.
Askujt nuk i bahet vone per 11 api 100 vaksina, por menyra se si u be, ishte teper e turpeshme dhe absurde.
Ato 11 veta, kane turperu veten e tyre. Nqs i ka rrejt mendja se kane qene pjese e ndonje elite shqiptare, egoizmi i tyre i shkarkon kategorikisht nga ajo elite. Ata nuk jane ma’ intelektual te ndershem. Ata i kane marre rracjonin e vaksines dikuj qe ka pas ma nevoje per te’. Ata kane thy ligjin.
Asnje komb nuk ka nevoje per intektual te tille.
Hila, ti PROVOKON dhe SERVILOSESH për përfitime vetjake, siç po ta thonë këtu shumë komentues.
Edhe Brixhid Gjikondi foli pa tru, aq sa ajo vetë të ngjallte “urrejtje” e krupë (me erës servilizmi KARRIERIZMI) për mendjelehtësinë dhe subjektivitetin e këndvështrimit personal.
Në ndjekje të vijës dhe akuzës së “TURPIT” për ata që shprehën mendim ndryshe NDAJ KËTIJ PROBLEMI, por shumë më të argumentuar sesa yti, pak më parë ka dalë edhe ANDI LILA dhe po kërkon VAKSINIMIN e ish-FUTBOLLISTËVE.
Sipas diferencimeve tuaja të shtetasve në KASTA ELITARISTE, prite nesër kur të dalin ish-OFICERËT, ish-INXHINIERËT, ish-MINATORËT, ish-KOOPERATIVISTËT etj., etj. Dhe në rast se Qeveria nuk i dëgjon, ata kanë të drejtë për GREVA URIE PËR VAKSINA! Kjo është vlera dhe pasoja e mundshme e penalizimit tënd moral të gjithë një populli të “dalë binarësh”,
Hila, në fillim mund të gaboje nga mendjelehtësia ose padituria jote, që jo se nuk ka rënë në sy. Por të dalësh tani kur dy opinionet polare (të kundërta) janë shprehur me argumente dhe ti të flasësh duke shkelur mbi çdo argument ligjor dhe njerëzor, ky fakt ta jep një ide ça çfarë je dhe sa peshon.
Askush nuk do kish reaguar nëse INAGURIMIN e vaksinës së moshave mbi 80 vjeç do ta bënin jo 11, por edhe 111 njerëz të shquar – pjesë SIMBOLIKE e elitës së popullit tonë. Dhe pastaj vaksinimi të vazhdonte sipas vjetërsisë dhe gjendjes shëndetësore.
Por nëse thuhet “të dielën fillon vaksinimi i personaliteteve mbi 80 vjeç”, këtu DISKRIMINIMI është kthyer NË PARIM. Dhe kjo është pikërisht e keqja nuk kupton ti, Andi Lila, Brizit Gjikondi e gjer çdo “militant” pa tru. Mirëpo shteti DUHET të punojë vetëm me ligje dhe DUHET të niset nga parime edhe më themelore në sferën e të drejtave të njeriut, ku më themelori është ai i BARAZISË.
Personalitetet (vetëm nga fusha e politikës dhe artit?!) shpesh janë nderuar me PENSIONE TË VEÇANTA, me SHTËPI, PAGESA KURIMI JASHTË SHTETIT e privilegje të formave të tjera dhe jo vetëm që askush nuk ka thënë asgjë kundër, por të gjithë janë ndjerë KRENARË PËR QEVERINË që është treguar kaq e ndjeshme ndaj vlerave të kombit. Po kur vjen puna tek e drejta për të jetuar, këtu u pa e njëjta zhurmë që u bë në Itali kur u mor vesh zbatimi i parimit i PËRZGJEDHJES dhe seleksionimit NË DËM TË MOSHAVE TË LARTA, që u zbatua nga ndonjë spital i cili nuk kish vende për të gjithë të sëmurët me kovid.
Dhe megjithatë çfarë bëri opinioni publik atje? Iu drejtua PROKURORISË për të filluar NDJEKJEN PENALE!!!
O bird i officer it te sig.o Hil,te ka mbetur ora ne komunizem o mjeran,prandaj nuk behet ai vend….
Nga dole ne kete perfundim o Dritan qe gazetare, shkrimtare e kengetare qenkan me [email protected]@
Ka gjera qe nuk thuhen me ze te larte por imagjinohen ….!
Vetem ne nje pike nuk jam dakort me KM dhe zotin Hila por
nuk e them dot me ze te larte ! Sa i madh duket Enveri sot
per Drejtesine dhe raportet qevendosi ne shoqerine shqiptare,
Any way ! KM/ eshte sektarist ne shoqerine shqiptare , por kjo
nuk do te thote se jemi kunder tij !? Jemi kunder mafias shqiptare-
tare :trinomit : Berisha-Meta-Basha……!!! Keta Jane armiqt e popu-
lllt shqiptar…….!!!!
Ju faleminderit Dritan Hila per ket shkrim te sinqerte plot kulture dhe miresi!! .Por mos u shqetso!!! Sondazhi duket sikur ka kapur llapaqenet ata flasin te paret ..Nuk e besojme te kete arritur ligesia deri ne 2/3 e shqiptareve…! Larg Qofte!. Ne se eshte e vertete u be sondazhi ..I eshte bere Radriografia Popullit Shqiptar pas 30 vjet ne liri dhe demokraci
Vertete kaq shume na shemtoi,na ligshtoi,na percudnoi..Liri-demokracia?? Nuk u beme me te mire? u beme me te liq, ziliqar, egoista, u kafsheruam,nuk kemi me respekt per vlerat,per ata qe kane punuar me teper per kombin,mos e matim veten me hijen e mengjezit,mos na duket vetja njelloj? Barazimin qe nuk e arritem as ne komunizem ,mos e kemi arritur ne kapitalizem???
Vertet jemi bere kaq shume cinik sa te mos njohim vlerat e kombit! Turp turp dhe vetem Turp! Eshte e kot ta politizosh..kjo nuk lidhet me Edi Ramen ..Kjo lidhet komplet me degjenerimin shpirteror qe populli yne ka pesuar dhe ky eshte nje alarm i madh per te gjithe shoqerine!
Ky eshte nje debat i veshtire.
Por, kujtoni pak mbytjen e anijes “Titanik”! Mbase na ndihmon ne zgjidhjen e drejte.
Le t’a leme per nje cast menjane influencen politike ne debat, dmth sulmin e popullit opozitar dhe lidereve te tij per vaksinimin e 11 personaliteteve te artit dhete kultures se te kaluares, per te goditur Edi Ramen politikisht, meqenese ishte ai qe mori inisiativen, qe beri zgjedhjen e emrave dhe realizoi vaksinimin e pare per 11-te nga ikonat e kultures dhe artit tone, qe e pacin jeten e gjate.
Perseri debati mbetet i veshtire.
Debati mbetet i veshtire, vertet.
Por kujtoni se cfare urdheroi kapiteni i Titanikut!
Shume kritike te ketij vendimi jane emocionale, sikurse shume te tjere jane ose humane me teprice, ose hipokrite te rafinuar.
Shume te tjere sjellin parime te paqortueshme se si funksionon shoqeria njerezore, parime te cilat kane vendosur standarte qe kane percaktuar rradhen e jetes dhe te vdekjes se individeve apo grupeve te popullatave ne situata kur ata jane vulnerabel ndaj rrezikut apo vdekjes ne nje emergjence dhe resurset shpetuese qe mund te ofrohen per kete emergjence jane te kufizuara, nuk mund te ofrohen per te gjithe.
Me te drejte, per kete diferencim, nuk pranohet krahasimi i tagrit te qeverise / kryeministrit per te dhene pensione apo shperblime te vecanta per personalitete me kontribute te shquara per kombin apo per shtetin.
Madje, per kete perjashtim, nuk pranohet as edhe krahasimi me trajtimet mjeksore speciale, nga qeveria ne klinika jashte shtetit per njerez me kontribute te vecanta per vendin.
Ne kete rast te shperblimeve te vecanta zbatohet parimi i meritokracise, pagesa sipas kontributit qe jep per prosperitetin shpirteror apo material te shoqerise,
Gje qe ndodh ne te gjithe boten ne shoqerite e zhvilluara apo vende ne zhvillim qofshin.
Dhe perseri, debati per te siguruar jeten e pako ikonave te plakura te kultures sone me perpara se te pleqve te rendomte, a te zakonshem po te doni, por qe nuk u shquan dhe nuk u bene kurre publike, qenkesh i veshtire dhe pro apo kunder qofsh, nuk i shpeton dot ndjesise, peshes se ndergjegjes dhe frikes se mos quhesh rrufjan i rafinuar.
Por kujtoni se te Titaniku, e drejta per te perdorur barkat e emergjences ne braktisjen e anijes qe do te behej varri i te mbeturve aty, ju dha grave dhe femijeve, jo personaliteteve, madje as te pasurve dhe pasagjereve te shquar te klasit te pare, pavaresisht se ne ate kaos me siguri ka pasur edhe rrjedhje, thyerje te rregullit dhe perfitime.
Po flasim per standartin shoqeror se kujt u ofrohet se pari shpetimi i jetes, kudo ne bote.
Le te kujtojme c’po ndodh ne Amerike me vaksinat.
Jane caktuar prioritetet e grupmoshave dhe te kontigjeneteve te sherbimit shendetesor dhe te grupeve te ndihmes se pare kunder pandemise, qe do jene te paret qe do te vaksinohen.
Asnjehere , nga askush, nuk jane permendur perjashtimet per artiste boterore, shkencetare dhe shpikes te shquar apo poltikane te niveleve te larta qe drejtojne dhe kane ne dore sigurine e vendit, qe t’a kapercejne rradhen e vaksinimit per shkak te kontributit apo per afeksionit qe mund te kene ne publik.
Imagjinoni, jane vaksinuar me perparesi ne shtepite e te moshuarve , me dhjetra mijera pleq e plaka, te mbaruar fare, ne fund te jetes se tyre, qe jo vetem nuk kontribojne tanime per shoqerine, por ne nje fare arsyetimi cinik, jane edhe barre per shoqerine qe shpenzon miliarda per shendetin dhe jetesen e tyre.
Keto jane standartet.
Askush, as Presidenti, as Kongresi a Senati, nuk bene thirrje per vaksinim te aseteve njerzore me rendesi per artin, kulturen, shkencen, mbrojtjen apo prosperiten e vendit.
Me keq ardhje, por duhet pranuar se Edi Rama ka gabuar me vendimin e tij.
Por, me e renda eshte se ky vendim ka futur ne ngasje dhe ka thyer barrieren humane te ketyre personaliteteve qe u perzgjodhen per vaksinim prioritar, jashte rradhes.
Ata nuk refuzuan vaksinimin jashte rradhes, e pranuan favorin dhe keshtu, i vune nje njolle jeteshkrimit te tyre.
Per fat te keq!
Tani, ata kane nje vend me te vogel ne panteonin e respektit te popullit per meritat e tyre.
Per fat te keq!
Dhe kete te keqe, ata nuk munden ta c’bejne me.