Ka njerëz që nuk u ndahet shpirti

23 Shkurt 2021, 17:26Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

E çmoj Jozefinën, e çmoj se është ajo vetë: Flet keq, s’ta harron inatin, thotë me gojë çfarë i thotë mendja, nuk bëhet lapangjoze për dy lekë, i thotë vetes se është politikane dhe i rri kësaj pune, të vret për Doktorin… Por Jozefina është nga ata pak njerëz që nuk i ndahet shpirti prej një ‘mëngjesi blu’ që mund ta ketë përjetuar një herë të vetme.

Sot kur shpalli kandidatët për deputetë në Tiranë, e pashë Jozefinën si vajzën e çiltër franceze që priste ta përjetonte për herë të dytë ‘mëngjesin blu’. Kë ka në listën e deputetëve për partinë e saj zonja Jozefina Topalli?

Kjo është shumë interesante:

Dy kolonat kryesore ku e mbështet vlerën e kandidatëve, janë këto:

Kolona e parë është modeli Edi Rama.

Kolona e dytë, nostalgjia për Italinë.

Tre nga dhjetë kandidatët e Jozefinës vijnë nga Universiteti i Arteve; janë ose pedagogë, ose punonjës aty rrotull, ose studentë…, boll që të kenë lidhje me ‘Artet’. Këtu Edi Rama ka studiuar, është bërë pedagog, ka zhvilluar më së pari idetë anti- komuniste…, dhe është bërë kryeministër. Duket qartë se kjo pikë nuk i del nga shpirti Jozefinës. Lorenc Radovani, Arben Basha dhe Lek Negri janë përzgjedhur nga ‘Artet’ e Edi Ramës.  Nganjëherë Jozi  thotë edhe ‘Akademia e Arteve’ edhe pse sot quhet ‘Universiteti i Arteve’, por edhe ky gabim merret si hua nga periudha kur ishte Edi në ‘Akademi’.

Kolona e dytë është Italia.

Jozi, fatmirësisht, e ka pasur syrin nga Italia, që në diktaturë. Ndoshta për arsye fetare se në Itali ndodhet Vatikani, por kjo ‘pasqyrë’ i mbeti gjithnjë para syve. ‘Fleino Muzali diplomuar në Padova për shkenca politike…’; Faranceska Memia ka mbaruar gjimnazin në Itali dhe ka lindur në Itali…’; edhe ‘Dionis Agaj po shkollohet në Itali…’ Këta janë kandidatët, të përshkruar fjalë për fjalë kështu. More, le të mos kenë mbaruar shkollë, le të mos i njohë njeri…. Boll që kanë lidhje me Italinë.

Kjo është çfarë thonë se ‘nuk i ndahet shpirti’ Jozefinës. Fatmirësisht nuk i ndahet shpirti nga gjëra të mira, të pa dëmshme, të pa krim…

Se ka të tjerë, si për shembull, Ilir Metës nuk i ndahet shpirti nga idiotësia, as nga e keqja që i bën shtetit e njeriut. Dje e kanë kapur duke u futur fshehurazi nëpër shtëpi në Vlorë, si bandit. Sot doli në kombinat me pesë a gjashtë ‘çerra’ që protestonte kundër Amerikës pse ngriti lart gjykatësin Dvorani i cili nuk është pajtuar me korrupsionin e Metës. Këtij i ka ngelur shpirti te mizerrabiliteti, dhe është tjetër lloj.

Tjetër lloj është edhe Lul Basha. Këtij nuk i ndahet shpirti nga mashtrimi, nga ‘futja kot’ nëpër takime me njerëz, nga paturpësia që premton ça t’i vijë në mendjen mashtruese. Një nëne që iu ankua se i ka vdekur burri, i tha: ‘e di, e di, po hajde në 25 prill’. U duk se do t’i ngjallte burrin atë ditë prilli. Ky është fare, nuk i ndahet shpirti nga modeli  ‘Lul komiku…’.

Por ndryshe Jozefina, që ngjall respekt, edhe pse nuk di politikë. Jozefina është si vajza e ‘mëngjesit blu’ që kthehet aty ku ka përjetuar një herë dikur. Vajza franceze, një herë, tek ishte ngjitur me prindërit në mal, përjetoi sekondën e magjishëm të ndarjes së natës me ditën; dhe ishte një ‘tak’ në atë qetësi bote. Sa herë të tjera, bashkë me shoqe tentoi ta përjetojë përsëri, por qe e pamundur. Jozi është si ajo vajzë, ka disa ‘sabahe blu’; për shembull Sali Berishën, Edi Ramën dhe Italinë. Është bukur, sidoqoftë.

20 komente në “Ka njerëz që nuk u ndahet shpirti”

  1. Real says:

    Kjo e sabahut blu te kriminelit Berisha duket se do ta fundose perfundimisht kete qe te vret per doktorin.
    Kot qe eshte larguar nga partia e krye kriminelit,vetem se eshte e pakenaqur me te zgjedhurin e Argites.
    Ik zhele-fine se koha jote ka perfunduar me kohe.

  2. REALE says:

    Jo, Frrok, eshte menxyre te keshe ne shpirt Sali Berishen. Kesaj radhe nuk jam me ty. Ja me thuaj: sa ka vjedhe Sali Berisha dhe sa ka vjedhe Edi Rama, sa ka vrare Sali Berisha dhe sa ka vrare Edi Rama, sa ka shkaterruar Shqiperine qe nga fillimi Sali Berisha dhe sa Edi Rama, mos me ngaterro me ato miljonat e shumta qe harxhoi Edi Rama per te shkaterruar ndertesat pa leje te Sali Berishes ne gjithe Shqiperine, mos me ngaterro me ato qe harxhoi per reformat ne drejtesi, territorin ect ect. Ben nje xhiro me elikopter mbi Shqiperi sot dhe shikoje, nuk e di ne e ke pare para 2013-es: nata dhe dita. Jozefina , te merr per zhelesh , pra te vret si Saliu po te kete pushtet, Jozefina çoi vellain konsull ne Milano, vajzen e dhenderrin ne Paris ect ect. Jozefina kur ne Shqiperi vuanin, bridhte me motora me skafandra ne Kuvajt, e ke pare Frrok?! Jozefina ka qene zevendese e Saliut bashke me Astrit Patosin, valle nuk kane pergjegjesi per krimet? Kush e mbrojti Saliun ne parlament per krimet, une? Si i harron Frrok, kaq shume te ka lene kujtesa apo ben? Megjithe simpatine qe kam s’po e ruan ekuilibrin. Si mund te pranoj une Jozefinen Astrit Patosin, Murrizin , te bijen e Azem Hajdarit ect ect. Gjarperi ngelet gjarper dhe kur te ka pickuar nje here, do besoj se nuk me pickon me?! Ata i provova jo nje here po 14 vjet. 14 vjeç fillon e mastrubohet femija i lindur. Nuk diskutoj fare ate menxyren Ilir Meta qe ka marre rruget si i çmendur, por do me respektoje shume mua dhe ata qe mendojne si mua te merrja nje pergjigje per pyetjet; do te ishe surprize per mua po te me pergjigjeshe, qofte edhe ne koment. Me respektin me te madh-

    1. E shkreta says:

      Shumë drejt, REALE. Habitem se si Frrok Çupi e humbi kësaj here. Të thuash u magjeps apo u sugjestionua nga Zhelefina? Frroku është “kockë e vjetër”, nuk duhet ta “ulë vigjilenvën”! Zhelexhia zhelexhije mbetet. Ajo do një copë karrike në kuvend, ashtu si Jovan Bregu donte medoemos një copë magazinë te “Pallati 176”, sepse i mungon pushteti dhe rroga. Kaq. Asgjë tjetër. Për të Majtën do të jetë një shans i mirë, pse mund t’i heqë ca vota (jo pak) të Djathtës. Mund edhe të fitojë një karrike në Shkodër, për inatë të Lulit, por vetëm kaq, asnjë iluzion për një Zhelezinë të “rinovuar e shpresëdhënëse”. Leqë kush mban shpresa tek ajo dhe tek ata “zhelet” e tjera të shkundura nga thesi i PD-së!

      1. ben says:

        per “Reale” dhe “E shkreta”:
        Miq te dashur, Frrok Cupi eshte mjeshter i ironise, te cilen e perdor aq bukur sa edhe juve ju krijua pershtypje se ai po levdon Jozefinen.
        Jozefina Topalli e di edhe vete qe particka e saj eshte kot, por shpreson qe te pakten te kapi nje vend ne parlament ku sigurisht do uleshe vete. Ajo qe keni shkruar juve eshte teper e vertete, pasi Jozefina, ashtu si edhe te tjeret e dale nga kazani i plehrave te parties se Berishes, nuk ofrojne ndonje alternative ndryshe nga PD-ja.
        Aresyeja se perse jane ndare nuk eshte per parime, por eshte thejst qejfmbetje per pune karrikesh, pasi Berisha kerkonte te vinte ne krye te PD-se nje individ si Luli qe e terheq per hunde sa here qe ti doje zemra, ndersa keta te tjeret mendonin se “agai” do ti shperblente per besnikerine prej qeni qe kane patur ndaj tij.
        Jozi me Astritna e Murrizna, jane si peshkaqenet qe me te marre frenat ne dore, harrojne se kush ne te vertete eshte i pari i plehut, njesoj si Berisha qe u vu ne krye te PD-se nga Ramizi, te cilit i ktheu krahet sapo ndjeu eren e pushtetit. Berishen mund ta quash me shume emra, por vec budalla nuk mund ti thuash. Ca gjera i di mire ujku plak, se i ka bere vete ne teori e ne praktike. Xhozi me te tjeret jane vogelushe para tij ne keto aftesira te rralla.
        Me te tilla figura te diskretituara, PS-ja dhe Edi Rama qendrojne ne pushtet, jo tre mandate, por 30 mandate te tjera. Kjo jo se Rama eshte i persosur, por se alternative eshte vaj medet.

  3. Atdhetari says:

    Më Fal Publicist i Nderuar Çupi!
    Megjithë Respektin Ndaj Personit dhë Penës Tuaj.
    Do të Doja të Thoshja Mos e Ndrysho PENËN!?
    Shumë Elozhe “Një Zheleje” të Parlamentit!
    ËSHTË AJO JOSEFINË PA I HEQUR NJË PRESJE!
    PJESTARE E Ç’DO VENDIM-MARRJE BANDITE ë Sali Milosheviç Janullatos Bollano!!??
    Një Femër e Pushtetare BRUTALE!
    Një Pushtetare që Shpërdoroj Në Extrem Postin dhe Luajti me Para nga Buxheti për Qejfet e Saj në Katar ë Gjetkë (në mos gabohem!?).
    I mori që të Gjitha nga Shteti për ato që i takonin ose dhe JO!?
    Siguroj Fort Fëmijë ë Dhëndër.
    “Padashje” siç e Thoni dhe Vet Zoti Çupi se: Nuk e Kritikoj Njëherë të Vetme Sali Milosheviç Janullatos Bollano!?
    Dhe kjo nuk është As Rastësi dhe As PaQëllim!?
    Frrok: MORI SHUMË SHUMË DHE SHUMË O FRROK!
    Sipas Juve dhe Josefinës: Këto TRADHËTI dhe KRIME NJERËZORE që mbi 80% ë Popullit Shqiptar AKUZOJNË Këtë KRIMINEL e Paskan Gabim!!!???
    Dhe Josefina e “Juaj” Nuk na Paska Përgjegjësi As Morale Pa Le Më Ligjore!!??
    Jo Frrok JO!

    1. Dash Pacja says:

      Atdhetari, Reale dhe te tjerve qe gjykojne si ju,
      mundohuni te kuptoni se ku fillon ironia dhe mbaron siqeriteti ne kete analize si edhe ne te tjera te kesaj natyre.

  4. Tironci says:

    Frrok je i modh rrespekte , analiz brilante .

  5. Pilo Lalal says:

    Mua me duket me shume sikur Frrok Cupi po ja kerkon Xhozit, do e kete pasur pike te dobet…

  6. Dik says:

    Z . Frrok une kam respekt per ju.Ti je nje gazetare klasi dhe jo zhgarravinat e profesor Mark shpelles. Zhelefina ashte goca e shpellakut te vicidolit e duke pare kete ate nuk e beson kush,ajo mund te mashtroi diken qe nuk e njohin mire e te kaluaren e saje por ajo ashte e deleguara e shpellakut per te mashtruar njerzit sic ashte patos trimi,murriz sherbela e shume te tjer se llyllka ka pjerdhe,shpikja e sheqeres

  7. L'imperatore Diocleziano says:

    Reale, te lumte. Mendova te lexoj mendimet e tua se sa te Frokut kete here.
    Per mua, ajo eshte saliu femer.

  8. Te Lumte Frrok Cupi per TALLJEN spektakolare qe i ben Xhozit te “zemres” se Sali Berishes, nje nivel i ulet ngado ta analizosh kete femer qe nga fillimi ne politike e deri sot e “mot”…, po Ajo do mbetet: **RROFTE kryekrimineli Sali Berisha**.

  9. E shkreta says:

    Shumë drejt, komentuesi REALE. Habitem se si Frrok Çupi e humbi kësaj here. Të thuash u magjeps apo u sugjestionua nga Zhelefina? Frroku është “kockë e vjetër”, nuk duhet ta “ulë vigjilenvën”! Zhelexhia zhelexhije mbetet. Ajo do një copë karrike në kuvend, ashtu si Jovan Bregu donte medoemos një copë magazinë te “Pallati 176”, sepse i mungon pushteti dhe rroga. Kaq. Asgjë tjetër. Për të Majtën do të jetë një shans i mirë, pse mund t’i heqë ca vota (jo pak) të Djathtës. Mund edhe të fitojë një karrike në Shkodër, për inatë të Lulit, por vetëm kaq, asnjë iluzion për një Zhelezinë të “rinovuar e shpresëdhënëse”. Leqë kush mban shpresa tek ajo dhe tek ata “zhelet” e tjera të shkundura nga thesi i PD-së!

  10. demlysh says:

    Shkrim fantastik si gjithmone zoti Cupi por nje gje eshte e qarte qe Xhozi do te fitoi NOC RROMUN…

  11. Shqiptar says:

    Mbaheshe pèr thellèsi mendimesh, pèr gazetar qè ti tè gjejè temèn dhe aspektin real tè ballafaqimit me tè.
    Jozefina dhe zogjtè e Italisè?
    Jo o Frrok o jo. Nuk jetojmè mè nè kohèn e partisè, ku Italia ishte aq e paarritshme pèr shqiptarèt dhe çdo gjè qè ishte atje, na dukej mè e mirè se ato qè kishim.
    Jozefina dhe “afiniteti” i saj me Italinè. Qeni im, èshtè nga atè qè dikur i quanim qen kufiri, rracè gjermane.
    Me siguri qè nèpèrmjet qenit, dal edhe unè si i zoti i tij, me afinitet gjerman?
    O Frrok. Kush e voton Jozefina Topallin, pash Zotin?
    Çfarè tè pres unè nga shèrbètoret e Sali Birishès apo nga ata zogj importi qè sjell zonja nga Italia apo Bangladeshi?

  12. romi says:

    Frrok Çupi do bënte mire tu hidhte një sy pamjeve të filmuara në parlamentin shqiptar me Xhozin kryetare!!!

  13. BUJARI JU DEGJON says:

    Duhet lexuar me shume se njehere Frroku …
    Nuk gabon kollaj Frroku…E njeh mire Zhelefinen Frroku,ndaj mos u nxitoni…
    Ajo forme e te treguarit per “fenomenin” Zhozefine eshte thjesht nje tallje me kulture…
    Lereni Frrokun te beje dhe ndonje shaka…

  14. Ndroqi says:

    Disa komentues ketu nuk e kane kuptuar penen brilante te Frrokut, kuntojne se ai mbron Jozefine kur ne fakt tall menderin me te.

  15. qazim says:

    O cfar shkrimi,nje mrekulli,sic di ti beje Frroku. Sic kane koken jua ve festen,troc e qarte, fare.

  16. antipatrea says:

    Ok me ato që thua REALE , por si shumë vërdallë po i bini si ti edhe shumë të tjerë më poshtë … Do të mjaftonte t’i kujtonit z. Çupi se ai që shkruajti dikur ” feja e shqiptarit është Shqiptaria ” , ishte gjithashtu katolik , por me sa duket i të tjera përmasave – nga ç’është z. Çupi …

  17. Martin says:

    Mengjeset “blu” Zhelezhina i ka pejetuar sa here qe shetiste boten me Delon Berishen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje