Koço Devole më fton në parajsë

23 Shkurt 2021, 19:29Blog TEMA

Nga Mitro Çela

25 ditë më parë dola njeri pozitiv. Një natë temperatura arriti-37 e pesë viza.

U përpëlita në krevat…Më zuri gjumi…

…Mbi ballë ndjeva një dorë. Hapa sytë…Ishte Koço Devole!

-Paske ethe, mor bir?

-Po! Ti ke përvojë. Çfarë të bëj?

-Po ndoqe përvojën time, të pret parajsa!

-Po erdha unë, i vjen radha Filipit!

-Mos ki merak. Tani që u bë edhe drejtor i Portokallisë, ka kush të zëvendëson.

-Por i duhem Denisës?! Dori do mbetet jetim. Devisit do t’i bjerë vilani…Anitës, Matildës, Ivës- kush do tua zgjidhi hallet? Palomës do i mungojne numrat e telefonit. Kolit kush do ja rregulloi gruan në punë? Alisa, Foni, Antela- duan ndonjë këshillë.

-Do mbetet pa u botuar libri që kam nisur të shkruaj: “Koço Devole”.

-Mos e bëj qejfin qeder! Në tokë je i harruar pa mbushur 40 ditë! Ja zotrote: ke shkuar të ndezësh ndonjë qiri tek varri im?!

-Ka çupa në parajsë?

-Parajsën për femra e ke parajsë. Lakuriq. Zogun e mbulojnë me gjethe pjergulle. Burrat mbulojnë hallater me peshqir. Modë e re në parajsë. Dikush e solli. Kishte vdekur me peshqir shaleve, në një lokal seksi në Gjermani.

-U pëlqye si modë. “Vulën “e vuri Shën Pjetri.

-Çupat të vinë vërdall. Por nuk ka seks!

-Poshtë parajsa! Për çupa, Tirana është parajsë e shkuar parjsës. Ti më ke mësuar: Nuk ka lumturi pa seks! Nuk vi me ty?!

-Avash. Avash. Ka arsye qiellore! Po u nakatos zogu me birbilin, ënjtet barku. Do lindin miliarda fëmijë. Ku do mbytet parajsa me kalamanë nëpër këmbë?!

-Dhe Zoti vendosi: Në parajsë seksi është herezi?!

-Koço! Filipi ka një merak. Mos ke lënë ndonjë fëmijë rrugëve të Tiranës? Duam ti ndihmojmë: të mos rriten si jetimë?

-Mitro Xhani! Thuaj Filipit të mos e bëjë qejfin qeder! Në rini i kisha frenat top…

Pastaj doli perservativi…

…U hap drita. Hyri Ezmerka!… U prish ëndërra.

5 komente në “Koço Devole më fton në parajsë”

  1. Haka Tekizoti says:

    Mitro, mos e kruaj shumë, se në Shqipëri ëndrrat dalin një më një. Mate njëherë temperaturën, se 37-ta nuk para ndihet. Sa pë refuzimin që i ke bërë Koços jam dakord, të mbështes plotësisht. Më mirë të të lexojmë ndonjë gjë këtu se të na i dërgosh me kutinë e ëndrrave që andej.

  2. NIku says:

    Edhe kur je ne shtrat me COVID, mendjen te pidhi e ke? Sherohu njehere pastaj dridhe, se s’i dihet te punon s’te punon pas COVID.

  3. Mitro mavria says:

    Ore ti i shkundur ke qene po mesa duke paske roitur fare. I rregullove aferat e tua zotrote tani ke filluar te shohesh dhe endra . Kujdes thone nenat tona gjithcka te realizohet nese lutesh ne endera, prandaj kujdes deshirat. Shko ha nje tas me kos e fresku i Mitro mavria paske ikur per lesh.

  4. Time machine says:

    Eeee, me te vertete qe qenka shume rende ky mitrollari. Le qe nuk morrem vesh se ça ka dash me thene autori me kete.

  5. spartak says:

    Mos vdeksh kurrë o Pëllumb KULLA .
    A doni më për BEHLULIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje