Opozita e përçarë (me arsye) në zgjedhje

24 Shkurt 2021, 17:40Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Sot kanë ndodhur dy ngjarje, në pamje të parë pa lidhje me njëra- tjetrën, por që tregojnë shumë për mënyrën sesi do të zhvillohet fushata elektorale që kemi në prag.

E para ka të bëjë me konfirmimin zyrtar se opozita do të hyjë e përçarë në zgjedhje, fiks ashtu sikurse e donte Edi Rama me grisjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimet e njëanshme të kushtetutës. Koalicioni i dakordësuar në selinë e PD-së konfirmoi se në dokumentin që do të dorëzohet në administratën zgjedhore, LSI-a mungon.

E dyta ka të bëjë me konferencën e zhvilluar në presidencë, ku Ilir Meta i ktheu mbrapsht parlamentit votimin me aq vota sa do ta kishte zili edhe diktatura më e egër, për të zgjatur me 13 vjet afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit. Sipas kreut të shtetit, ky dyfishim periudhës së shfrytëzimit të një pasurie kombëtare, pa garë dhe tender, përbën një akt klientelist dhe preferencial, që shkel nëkohësisht ligjin dhe kushtetutën.

Duke parë se LSI ka mbetur jashtë koalicionit të cilit i prin PD- ja dhe duke vëzhguar se Ilir Meta, si lideri de fakto i saj, ndryshon shumë nga Lulzim Basha, në mënyrën se si e ka zhvilluar përballjen ndaj klientëve të Ramës, përfituesve të koncesioneve, favoreve apo privilegjeve që ai u ka shpërndarë, nënkuptohet edhe një arsye e shëndoshë se përse dy partitë e mëdha të opozitës sot nuk gjenden përkrah njëra tjetrës.

Ndërsa Ilir Meta po kthen mprapsht koncesionin e Rinasit, ndërsa pak kohë më parë ai hodhi të njëjtin hap për heqjen e rentës minerare, Basha është mjaftuar në këto raste vetëm me një deklaratë sa për të larë gojën dhe nuk e ka përdorur kurrë kazusin e fuqishëm që i ka ofruar presidenca, për ta shndërruar në argument politik.

Ndaj nuk është aspak herezi të konstatosh se një nga arsyet se përse PD dhe LSI po dalin të përçarë në zgjedhje, duhet kërkuar në qëndrimin që ata mbajnë ndaj oligarkëve të Ramës.

Natyrisht, në këtë dyzim nuk mund të bëhet një ndarje me thikë, mes të mirit dhe të keqit, të moralshmit dhe të pa moralshmit. Qasja duket se është thjeshtë taktike.

Nga njëra anë Ilir Meta mendon se është e pamundur të përmbyset Rama pa luftuar oligarkët e tij. Ai është i qartë se çdo lloj indulgjence ndaj tyre është zvoglim trysnisë publike mbi kryeministrin, se ajo përkthehet në më shumë para për të blerë mediat dhe për të vjedhur votat, në favor të tij.

Me një naivitet proverbial (nëse nuk i besohet atyre që aludojnë për një pakt të fshehtë), Basha beson se mundet ti rëmbejë kolltukun Ramës duke kursyer kollonat financiare që e mbajnë në këmbë atë. Atij i mungon besimi dhe fuqia për të imagjinuar një opozitë të pa mbështetur nga klientët e regjimit e aq më tepër në një betejë të hapur me ta.

Natyrisht që ky nuk është hendek i vogël. Këto dy rrugë të ndryshme për të arritur tek i njëjti qëllim, e bëjnë të pamundur futjen në një llogore të LSI dhe PD. Përndryshe, brenda të njëjtit istikam ata do i binin, dikush gozhdës e dikush patkoit.

Prandaj sa herë që dëgjoni se demokratët dhe lësëistët po hynë veç në zgjedhje për të ruajtur identitetin politik mes të majtës dhe të djathtës, se ata po e bëjnë këtë për të maksimalizuar votën, mos harroni edhe një detaj: ata nuk janë bashkë, për shkak të qasjes së ndryshme ndaj oligarkëve të Ramës.

13 komente në “Opozita e përçarë (me arsye) në zgjedhje”

  1. L P says:

    Hysni Kapo mos pirdh kot?!

    1. ??? says:

      Tani per Andin ilir Meta eshte Burri i mir dhe ilir Meta Sali Berisha Andi Bushati Armando Shullaku Fatos Lubonja e te tjera po luftone korrupsjoni dhe olirgarget me ne krye ilir Meten dhe te cute Sali berishen ?????? Wow ?????

  2. Angjelini says:

    Ja edhe njehere legeni i Ilir hajdutit duke bere anal-istin per nje parti fashiste me emrin LSI.

  3. vlora says:

    Sipas teje Meta eshte i ndershem.Lufton oligarket dhe mbron interesin publik Vertet e mendon ti kete qe shkruan apo e shkruan se paguhesh per te shkruar keshtu.Mos te te vij turp se nuk je vetem Lesi pershembull hidhet ne zjar per METEN e Monen se si duket paguhet mire.Te thuash qe Meta mbron interesin publik ose je idjot ose i kapur keq.Meta e mbron interesin publik aq sa luani mbron gazelen nga krokodili

  4. Lesh o Bushat me pak fjal nuk fiton PD me LSI po hyn te ndare ne zgjedhje.
    E vetmja gje e mir qe ka bere Basha eshte futja e Bamirit ne PD sps mori 12 mije vota ne Tirane si parti.ku eshte Jozi .po Bodja?.
    Patozi.pra kjo perkthehet largim votash nga
    depozita e PD..

  5. Nipi i. Kriminelit. Hysni..Karot Kapos.. says:

    Nipi i. Kriminelit. Hysni. KARIT…Kapos. do te na japi. Mend..

  6. Dik says:

    Ik mi u ndyte se na qelbe Une habitem si kjo gazet boton shpikjet e miut te bllokut,ketij e shume te tjerve qe u konventruan duhetzme ja si rracen e me i djeg ne zjarresic banin dikur per shtrigat , nje palaco i lindur ne bllok bahet revolucionare

  7. Asd says:

    Cfare do te ndodhte nese Rinasi ashtu sic kerkon presidenti nuk do te miratohej administrimi i tij nga Kastrati? Valle Rama nuk do te fitonte zgjedhjet? Mendoj qe nuk ka asnje lidhje. Rama do ti fitoje zgjedhjet sepse Lulzim Basha, Berisha dhe Meta nuk perbejne asgje te re per shqiptaret qe i kane pare, provuar dhe u shkaktojne vjellje.
    Rama shfrytezoi termetin dhe arriti te siguroje fonde per ndertimin e shtepive te shembura, dhenien e parave cash per demtimet e vogla etj .
    Goditi me ndertime ne disa qytete te cilat u gjeten zemren qytetareve si qendra dhe rruge ne tirane, shetitorja ne durres, lungomare ne vlore, rruga e arbrit te cilat jane perpara syve te njerezve cdo dite. Ndoshta nuk u ka rene shume ne sy, por “shkollat e reja” ngrohen zemrat e gjithe prinderve dhe me kete Rama u distancua perfundimisht nga grupi tjeter. Si mund te votosh akoma Meten, Moniken, Nard Ndoken apo vete tmerrin Berishe?

  8. Cipini says:

    Mor sperma bastarde e Hysni kriminelit, nuk ke asgje per te thene qe jane care jo ne dysh por ne shumefish nga rast i DASH per Dvoranin?

  9. Jimi says:

    O gomar kuptoje nje here e mire ! Lufta qe po zhvillohet sote ne shqiperi midis Metes e Rames, eshte lufta midis se keqes dhe te mires, midis banditeve dhe vrasesve nga njera ane dhe nga ana tjeter viktimave dhe nje populli te tere te shfrytezuar e te keqtrajtuar nga sundusit Berisha Meta. Vetem per ju qe nuk keni sy te shikoni, apo nuk doni te shikoni, fundi i saj eshte i parashkruar nga verdikti i nje populli te tere me fitoren e vulosur edhe nga aleatet e fuqishem te ketij populli. Ti “Fillosof” i madh vazhdo ti keshillosh keta bandite se si te veprojne per te zhbere vullnetin e nje populli te tere.

  10. Bythat ngele tere jeten,o kurve njeri. says:

    Natyrisht ti je nje sumqim i vogel qe nuk zhgenjen kurre.
    Mgjth edhe bashke Po te ishin mortjet Pede,Leshei,ti mgjth bythqirat e tj anal-iste prap koqet do tja rrujshit Edit.
    Sa keq je shkly bythesh mer Bythat !?.Kuptohet jo vetem ti,por Lubja,Gjokmuti,e shum te tj si puna juj,qe ham ham do beni prap mbas 25 Prillit.

  11. Janol Deda says:

    Basha sinqerisht u tregua shume i zgjuar. Ai e dinte qe baza e PD (nje pjese e konsiderueshme) me e pakta nuk do te votonte ne se PD dhe LSI do ishin ne nje liste.
    Nje pjese e bazes se PD nuk duan ta degjojne fjalen LSI.

  12. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Opozita Bashkuar eshte kenaqur me rritjen e numrit te partive fantazem,ne krahasim me 2017,duke anashkaluar numerin e votave !
    Jane pese parti me shume,qe kane sjell buzeqeshjen ne repartet luftarake,por pa municion.
    Pese vagonat e fundit jane mbushur me udhetar pa bilete.
    LSI ka pretendime per te qene force e pare,ajo nuk do rolin e paterices,kush mendon ndryshe gabon.
    Ajo ka besim se eshte forca qeveriformuese,ku do kerkoj kushte ne interes te saj.
    Koha e kualicionit ne interes te dy forcave kryesore ka perfunduar.
    PS ka kohe qe e ka kuptuar,ajo po kerkon kualicion me popullin,si e vetmja rruge e fitores .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje