Nga Spartak Ngjela
Historia na ka mësuar, se bandat e krimit të organizuar shtetëror fillojnë të eliminohen, pasi ndër to kapet një pikë qëndrore ku kanë abuzuar krerët, dhe kjo pastaj bëhet mekanizmi i goditjes penale.
Dje, politika amerikane, në luftën antikorrupsion në Shqipëri, e kapi saktë pikën qëndrore ku kishte rënë brenda korrupsioni i lartë shtetëror. Kjo ishte figura e gjyqtarit Ardian Dvorani, i cili u laurua nga Departamenti i Shtetit amerikan ndërkombëtarisht si figurë e lartë anti-korrupsion.
Kjo kapje e nivelit të lartë e politikës amerikane, dhe, edhe skema antikrim në Shqipëri, na dha të kuptuar që goditja e parë e SPAK-ut me padi penale, pritet të jetë Ilir Meta.
Sepse këtu del kjo pyetje: si mendoni ju, nuk e ka ditur politika amerikane që Dvorani u hoq si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Lartë nga Meta?
Dvorani tani është figurë ndërkombëtare me moralitet të lartë në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Si rregull, figura të tilla që promovohen nga politika amerikane në një luftë antikorrupsion, janë presidentë të ardhshëm të shtetit ku ata kanë drejtuar luftën kundër korrupsionit.
Prandaj kuptohet që edhe zoti Dvorani drejt presidencës do të shkojë, pas shkarkimit të Ilir Metës.
Le të presim se si do të precipitojnë ngjarjet.
BRAVOOOO, GEZOHEM SHUME QE TE SHIKOJ NE KRYE TE SHTETIT NJEREZ ME MORAL TE LARTE, NJEREZ QE NUK ZVOGELOHEN NGA DISA MEDIOKER TE ARDHUR NGA MALET.
SHQIPERISE I MUNGOJNE NJEREZ I TELEKTUAL TE VERTETE, PAVARSISHT SE NE KEMI AQ PAK SA TE NA DREJTOJNE SHTETIN. SHPRESOJ QE NJE DITE DO TE ARRIHET DHE NGJELEN GJITHASHTU DSHIROJ NE MAJAT E SHTETIT.
SHQIPERINE E SHKATARRUAN NJE GRUSHT NJERZISH.
Jo president Taku por gjykatës të gjykojë kokat si Meta,Berisha,Basha apo Rama.Presidenti është kukëll ska asnjë kopetencë.Këta si puna e Metës duhen skopitur se çanë prapanicën dhe rahin gjoksin përditë se na e sollën demokracinë..Dovorani duhet të vejë ku ishte dhe Meta e Berisha të arestohen.Kjo është zgjidhje për Shqipërinë dhe ndërkombëtarët.