SHBA kryeson shpenzimet globale të mbrojtjes në vitin 2020

26 Shkurt 2021, 12:45Bota TEMA

SHBA-ja vazhdon të kryesojë si shpenzuesi më i madh në mbrojtjen globale të vitit 2020 pavarësisht nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), thuhet në një raport të publikuar dje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Ndërkombëtar i Londrës për Studime Strategjike (IISS) thotë se shpenzimet e përgjithshme ushtarake arritën në 1.83 trilionë dollarë vitin e kaluar, që është një rritje prej 3.9 për qind nga viti 2019.

“Rritja vjen pavarësisht nga pandemia e koronavirusit dhe tkurrja e cila pasoi në prodhimin e ekonomisë globale”, theksoi IISS.

Kina, India, Britania e Madhe dhe Rusia ishin ndër shpenzuesit më të mëdhenj që radhiten pas SHBA-së.

“Rritja në buxhetet e mbrojtjes të SHBA-së dhe Kinës përbën pothuajse dy të tretat e rritjes totale të shpenzimeve globale në vitin 2020. Buxheti i mbrojtjes të SHBA-së ishte më i lartë me 6.3 për qind në vitin 2020 ndërsa rritja e Kinës u ngadalësua me 5.2 për qind në vitin 2020 nga 5.9 për qind sa ishte në vitin 2019”, thuhet në raport.

Gjithashtu, shpenzimet e anëtarëve të NATO-s u rritën me gati 20 për qind që nga viti 2014, menjëherë pasi Rusia ndërhyri në Ukrainë.

Duke nënvizuar se vendet e NATO-s mbeten të angazhuara për të rritur buxhetet e tyre të mbrojtjes, IISS tha: “Nëse këto plane shpenzimesh vazhdojnë në trajektoren e tyre aktuale, në vitin 2021 Evropa mund të jetë rajoni me rritjen më të shpejtë të shpenzimeve globale të mbrojtjes”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje