“Bre*grisurit e djeshëm…”, reagon ashpër Tritan Kalo: Na tallin me vilat e tyre, ja si merren vendimet për pandeminë

27 Shkurt 2021, 11:42Sociale TEMA

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë disa vlerësime në rrjetin social Facebook në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet pandemia e koronavirusit në Shqipëri.

Duke bërë thirrje që shqiptarët të mos përçahen me njeri-tjetrin dhe që t’i kuptojnë mirë situatat, Kalo shpjegon se nuk është Komiteti i Ekspertëve që merr vendimet se si do të veprohet, por është qeveria me kryeministrin Rama që vendosin.

Kalo thotë se Komiteti i Ekspertëve vetëm sugjeron dhe më pas është qeveria që vendos se si do të veprojë.

Mjeku shkruan gjithashtu se ata që na mbajtën në komunizëm për 45 vite nuk ndryshuan si me magji në fillim të viteve ’90 dhe se janë të njëjtit edhe sot.

“Mos mendoni se “ish-brekëgrisurit” e djeshëm, u fisnikëruan pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 Marsit 1991”, shkruan Kalo.

Postimi i plotë:

Kohë Kovidiane….27.02.2021….Prag Marsi dhe fillim PRANVERE….Dielli dhe ngrohtësia e kësaj stine uroj dhe shpresoj, të ndrijë dhe të ngrohë mëndjen dhe zemrën e gjithkujt nga NE….OPTIMIZMI dhe PËRPJEKJET për JETËN duhet të prevalojnë mbi jetëlëndimin dhe jetëmarrjen e shkaktuar nga infeksioni i “flamës” nga Sars-Cov2/Covid-19….KURRË nuku mundet të shuhet DRITA në fundin e tynelit të përpjekjeve tona në përballjen me PANDEMINË….Njerëzimi ka kaluar ndër shekujt e ekzistencës së tij shumë e shumë syresh të tillë, por në fund të fundit ka ngadhnjyer dhe u ka mbijetuar atyre….Kolegë, miq, dashamirës dhe bashkëqytetar të Trojeve Arbërore bëni kujdes, luftoni për jetën tuaj dhe të gjithë atyre të cilët gjallojnë pranë jush…..MOS bini në grackën e TOLLOVITJEVE, që POLITIQENËT ju ofrojnë përditë në ekranet televizive, në shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale….Kanë mbi 30 vite që na kanë lënë në harresë si popull, për të ndarë mes vedit pasuritë e pafundme të këtij vendi….

KURRË mos mendoni se “ish-brekëgrisurit” e djeshëm, u fisnikëruan pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 Marsit 1991, KURRË….Demokracija në teori por edhe në praktikë na ka ofruar një mjet për të ndryshuar të ardhmen tonë, VOTËN….MOS bini pre e atyre të cilët për interesat e tyre meskine, i ndrojnë Partitë sikundër i ndrojnë edhe “dashnoret” e tyre….ATA/ATO “grinden” qëllimisht në mes të ditës mes vedit, për të na hedhur hi syve për aferat okulte mes tyre gjatë natës….NE, “il poppolo Albanese”, vetëm varfërohemi dhe marim udhën e theqafjes së emigrimit ndërkohë, që ata shtojnë për çdo minutë pasuritë e tundshme dhe të patundëshme….NA TALLIN me vilat e tyre milionëshe kudo, me vanitetin e veshjeve dhe të sjedhjeve të tyre pseudo-aristokratike, me parfumet e tyre erëspikatëse, për të mbuluar “zhulin” e tyre mendor dhe shpirtëror….

Na tallin me “altruizmin” e tyre parazgjedhor ndaj halleve tona, KUR këto halle u krijuan në këto 30 vite pikërisht prej tyre….MOS e lini mbrothësimin e jetëve tuaja në duart e “burokratëve diplomatikë”, të këtyre përfaqësues të pseudo-botës demokratike dhe të qytetëruar, sepse ”Berri varet nga këmbët e veta”….UNË pak besoj dhe shpresoj se ata/ato të cilët na i sollën këto kohëra të padëshirueshme, do të ndryshojnë sjedhjen e tyre politike, KURRË….I PANGINJURI mendërisht, kulturalisht dhe materialisht genetikisht ndërbreza, mbetet i panginjur më së paku për shtatë breza….Kohët kovidiane DUHET të na afrojnë dhe jo të na largojnë nga njëri tjetri….Jo më kot nga lashtësija na vjen mesazhi “Përça dhe sundo!”….Largoni nga mëndja tuaj edhe kontributin jo dobiprurës të militantëve e servilëve partiakë….

Gjithologët dhe anal-istët në çdo fushë të jetës sonë, i shërbejnë me përparësi interesave të tyre dhe jo interesave tona…Ndjej keqardhje për këdo që qëllimtazi konfondon rolin real të Komitetit të ekspertëve në menaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….KY Komitet ka ROL vetëm këshillimor për mundësinë e mirë-menaxhimit të kësaj “flame mbarëbotërore”….Kontributi i gjithkujt në të, përfshirë edhe mua, bëhet mbi baza vullnetare….

Nuku vendoset asgjë nga ky Komitet, vetëm bëhen sugjerime…QËLLIMTAZI luhet me termin “Komiteti i ekspertëve vendosi”….Komiteti NUKU është një organizëm ekzekutiv, një Qeveri e dytë dhe pas këtij termi fshihet si Qeverija po ashtu edhe ata/ato, që në vënd të japin kontributin e tyre direkt me ne mjekët, infermierët, sanitaret, imazhëristët, farmacistët e “vijës së parë” dhe mjekëve të familjes e personelit të shërbimit ambulator, në mbarëvajtjen e Pandemisë dhe në luftën për jetëshpëtimin e atyre të prekurve nga infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, QËLLIMTAZI bëjnë atë që nuku duhet të bëjnë apo thonë…Bashkimi mes vedit duhet të pravalojë dhe jo të pravlojnë nteresat mediokre karieriste apo militanteske….

Njëkohësisht nuku e mirëkuptoj rolin pedagogjik” të kolegëve, të cilët për t’i mundësuar vetes dhe familjeve të tyre një jetë më të mbrothtë, ju larguan detyrimeve morale dhe profesionale ndaj vendit…Kemi mbetur me më pak mjekë për 1000 banorë në Europë dhe më gjërë…NËSE e keni të pamundur të vini dhe të kontribuoni në përballjen e kësaj pandemije në Shqipëri, më së paku mos gjykoni apo pengoni punën tonë….NUKU shoh ndonjë shëmbull të thuktë frymëzues, që të na vijë nga vëndet ku ju frymoni dhe kontribuoni profesionalisht…Heshtja në këto raste është flori mirësjedhje, deontologjie dhe profesionalizmi…Mirëkuptimi dhe Mirëbesimi mes nesh KURRË nuk duhet të mungojë…TOGETHER FOREVER!!!
N.B.:#Ribotimi nuk lejohet pa lejen e autorit të këtij postimi…..

16 komente në ““Bre*grisurit e djeshëm…”, reagon ashpër Tritan Kalo: Na tallin me vilat e tyre, ja si merren vendimet për pandeminë”

  1. ervin qerimi says:

    Qe nuk ju pyet njeri kete e di dhe bufi . Kushdo qe e mban veten me te zjuar se bufi e kupton se ju nuk keni asnje rol ne kete idiotesi . Roli juaj qendron te padobishmeria qe sic dihet nuk mund te matet .

  2. Je shembulli me i mire i nji qytetari te denje ,
    pasqyra ku duhet te shikohen shumica e qytetareve aty .
    Rrofsh e me mendje te shendoshe qe i ben nder shoqerise tone,
    gjithmon aktiv me problemet e ktij vendi .

  3. Soreto says:

    Po ti o Kalo si i kishe breket, vetem te grisura, apo edhe me m…t. Po varferia ne rini eshte nga fati i prinderve, rrethanat, etj. Por kursesi faj i individit, shoku Kali.

    1. vang says:

      Sigurishtqe breket i ke trashegim nga familja por nuk do te thote qe kur i kishe te grisura te kerkosh breke floriri.Sa per dr Kalon vjen nga nje familje e nderuar,e thjeshte,,familje me dy prinder arsimtare.

  4. Fatosi says:

    I ziu Tritan, cfare frike ka se mos e akuzojne se i ka marre ai vendimet? Nuk besoj te kene luajtur mendsh e ta kene lene ne dore te ketij te cakerdisuri vendimmarjen. Fli rehat Tanushi.

  5. Jugu says:

    E qarte eshte se nga diktatura gezojme kete dhurate mekatare krimesh qe e instaloi Sali Berisha dhe me vone pasuesit ndruan fjalet por jo zakonin e grykesise dhe te vjedhjes. Po te shikojme ne zemer te situates disa vende si Suedia apo Hollanda si edhe Anglia ne fillim kerkonin ngritjen e ekonomise. Keto shtete e mbrojten me hipokrizine e elekuences lirine ne demokraci si imuniteti i tufes brockula e Suedise ,Hollanda e la shtetin ne meshire te fatit pa maska ku depresioni mendor beri kerdine nga shtimi i kontakteve familjare kurse Anglia fillimisht e la ne harrese se ekziston semundja pandemia e virusit.E paguan me jete njerzish lakmine e fitimit te politikes se pangopur te sistemit te korruptuar. Shqiperia ndodhet ne nje situate qe politika edhe ne qofte se nuk ka bere te sajen shqiptaret duhet te ishin me te disiplinuar me gjendjen boterore mendoj qe kjo eshte edhe kulture.Ne pandemi nuk ka me nevoje per diskutime ne kafene me shoqerine, festa familjare apo datelindjesh si edhe kontakte te pa dobishme. E gjithe bota ka qene e pa pregatitur vecanerisht shtetet aziatike te cilat kane eksperience te pandemise dhe e kane ne edukate edhe kurre ka pamdemi gripi sezonal mbajne shumica maskat. I vetmi shtet ne bote qe triumfoi ne kete lufte me pandemine ishe Zelanda e re, nje shtet i cili ka rregulla te disiplinuara duke filluar qe ne hyrje te tokes saj , si edhe nga mentaliteti qe jane te gjithe ne nje mendje si nje familje.

  6. Morali says:

    Bravo doktor ke thene nje te vertete te madhe. Le te hapin syte e mendjes debilat qe nuk kuptojne kur te japin voten.

  7. vang says:

    Disa here fjala MIRESJELLJE shkruhet gabim : miresjedhje.Shume mire qe ky artikull godet hipokrizine e Nora MALAJT qe harron se eshte mjeke dhe pret FTESE TE KONTRIBOJE .Njeri pa karakter dhe mjeke pa devotshmeri. Me pafytyresine me te madhe fyen dhe mjeken e familjes.

  8. popull del prej pyllit says:

    Po kane qene te gjthe brek -grisur ; po tash doktor keto u bane miljarder per 30 vjet ! e keq e madhe e kapitalizmit ashte mos ndarja e pasurise ne pjes te = ku bandat qe drejtojn pasurohen ne mynyre te padrejt tu vjedh e tu perfitu me ligje qe te varferit, qe nuk paguajne dritat perfundojne ne bureg , e me liken qe vjedh thesarin e ashte president, ; se keshu don , pashai i surrelit; e; ne komonizem a bukra ashte se mierimi ashte i = perveç bandes qe drejton qe pasurohet e jeton bukur tu skllavru shumicen !REVOLTE MBARE POPULLORE ME ZHDUKE BANDAT QE MORE VENDIN PEG PER 30 VJET!

  9. Tomorri says:

    I sakte, i admirushem ne opinionet tuaja dr. Kalo

  10. Zana says:

    Respekte doktor mbase fjala juaj shërben të paktën për ata që kanë veshë të dëgjojnë apo ndërgjegje të mendojnë.

  11. Ilir says:

    Po paske qene I trashe o “doctor”. Po me komunistet 40 vjet me vone cke??

  12. Nynaraqi says:

    Bravo e faleminderit doktor qe jep nje mesim qytetarie .Por mjere ne ne ç llum jetojme . Jemi te detyruar te jetojme pa televizion per shkak te programeve te pista moralisht e politikisht. Jemi te detyruar te degjojme mrrokllat e konspiracionisteve e politiqejve per pandemine Ne se do kishin mesuar mire ne shkolle biologjine do ta kishin kuptuar mire thelbin e kesaj pandemie. ,e do te dilnin ne proteste per sigurimin e vax. Sa per breke , jane vertete te pabreke sepse vetem ata sillen si te babezitur ndaj atyre qe kane qene e jane qytetare.

  13. Pipistreli says:

    Si gjithmone i sakte doktor,mendje si e juaja e shokeve tuaj i duhen vendit,bravo.

  14. Myslimani. says:

    Rrespekt per Doktorrin. Nga njerezit e rralle ne Shqiperi qe flet te drejten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje