Nga Akri Çipa
Java e tretë e shkurtit shënoi 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Deklarata e pavarësisë erdhi një dekadë pas fushatës së spastrimit etnik të autoriteteve serbe, të cilat synonin çrrënjosjen e shumicës së popullsisë shqiptare në atë territor që atëherë ishte pjesë e Serbisë.
Që nga viti 2008, Republika e Kosovës është bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare, anëtare vitale e komunitetit ndërkombëtar dhe një faktor kyc i stabilitetit në Ballkan. Është koha që Athina të bashkohet me më shumë se 100 vende të tjera që e njohin këtë pavarësi të pakthyeshme.
Një veprim i tillë do avanconte interesat greke dhe do të forconte pozicionin diplomatik të Athinës. Jo vetëm që Greqia do të ofronte një kontribut të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin rajonal, por do të ishte dhe një gjest i rëndësishëm që do të ushqente marrëdhënie më të afërta greko-shqiptare.
Këtë muaj, Izraeli vendosi marrëdhënie të plota diplomatike me Kosovën, në një lëvizje të mbështetur dhe koordinuar nga Shtetet e Bashkuara. Greqia ka mundësinë të ndjekë shembullin e Izraelit dhe të vendosë marrëdhënie të plota bilaterale me Republikën e Kosovës. Pavarësia e kësaj të fundit është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Në Opinionin Këshillimor të vitit 2010, gjykata theksoi qartazi se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shmangte ose shkelte asnjë ligj ndërkombëtar, duke dëshmuar legalitetin në arenën ndërkombëtare.
Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike me Izraelin hedh poshtë argumentin se pavarësia e Kosovës mund të shërbejë si precedent i rrezikshëm për lëvizjet secesioniste. Pesë vendet e BE-së që vazhdojnë të refuzojnë të njohin Kosovën e pavarur, duke përfshirë Greqinë, janë fshehur në mënyrë indirekte pas këtij argumenti.
Megjithatë, vendimi i Izraelit kundërshton në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë narrativë të tejkaluar. Duke patur parasysh faktin se Izraeli përballet me palestinezët në një nga konfliktet territoriale më komplekse në botë, njohja e Kosovës tregon dhe përforcon faktin se pavarësia është një rast sui generis dhe nuk mund të përdoret për të përcaktuar ose influencuar konflikte të tjera.
Vonesa e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një nga rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkan. Në të njëjtën kohë, ajo e pengon integrimin e tyre në Bashkimin Europian dhe krijon mundësi për ndërhyrje të huaja në rajon. Fuqi të jashtme kanë interes për të ruajtur këtë status quo dhe për ta mbajtur fatin e rajonit pezull.
Republika greke ka një mundësi të vyer për të kontribuar në tejkalimin e ngërçit aktual dhe për të injektuar energji pozitive që do të mund të ndihmonte në zgjidhjen e konfliktit. Kjo lëvizje me siguri do të mirëpritej nga shumica e vendeve perëndimore, si dhe institucionet e BE-së.
Shërbimi Europian i Veprimit të Jashtëm, i cili vazhdon përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ka të lidhura duart në shumë drejtime për vetë faktin se pesë vende anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën. Njohja nga Greqia do të dërgonte një mesazh të rëndësishëm nga e cila do përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë iniciativa ndërmjetësuese e Brukselit.
Për më tepër, administrata e re në Shtetet e Bashkuara ka theksuar se do të intensifikojë përpjekjet për të zgjidhur konfliktin dhe për të ndihmuar njohjen e ndërsjelltë. Kjo u theksua rishtazi nga Presidenti amerikan Joe Biden në letrën që ai i dërgoi Presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Njohja e Kosovës nga Athina, në linjë me pozicionin amerikan, do të kontribuonte drejt këtij objektivi dhe do të merrte mbështetje nga Uashingtoni. Momenti aktual është veçanërisht i përshtatshëm. Si pjesë e angazhimeve të ndërmarra në samitin e Shtëpisë së Bardhë në shtatorin e shkuar, Serbia ka marrë përsipër të mos lobojë kundër njohjes së Kosovës për një periudhë një-vjeçare.
Ndryshe nga vendet e tjera jo-njohëse të BE-së, Greqia ka një zyrë në Kosovë, në nivel të lartë diplomatik, dhe ka theksuar se synon të forcojë marrëdhëniet ekonomike.
Vizita e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Kosovë në tetorin e vitit 2020 u fokusua në perspektivën e BE-së për rajonin dhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vizita tregoi se ka mundësi për të rritur ndërveprimet bilaterale. Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike do të krijonte mundësi të reja për thellimin e bashkëpunimit në çështjet e interesit të përbashkët.
Vendosja e marrëdhënieve Kosovë-Izrael shënoi një precedent të rëndësishëm. Athina do të ishte e mençur të mësonte prej tij.
Shkrimi është botuar fillimisht në prestigjozen The Brussels Times.
Kosova shpalli pavarsine nga Jugosllavia, jo nga Serbia.
Keshtu duhet komentuar tek nderkombetaret.
Kosova eshte nje shtet i formuar and shperberja e Jugosllavise.
Do ishte me e lehte per shteted e tjera ta njohing Kosoven nderkonbetarisht dhe nuk do ta krahasojne me problemet e vendeve te tyre.
Sherberja e nje shteti and formimi i new shteteve antare do ishte me i llogjikshem per Kosoven
Problemi eshte Turqia,ndryshe “Dhardhanosat” e Mithollogjise dhe historise Greke do kishin shume avantazh te consideronin me te Vertete “vellezer” te tyre te ashtuquajturit Arvanitas qe luftuan kunder Turqise.
Kjo eshte diferenca.
Edhe me turkun edhe “Pellazge” kunder atyre qe nuk u turqizuan kjo eshte vetevrasje kombetare.
Te tjerat dihet se cfare perfundimi do te kene.
Erdogan-ajo qe zotrote nuk ke kuptuar kurre ose nuk do qe ta kuptosh eshte se ne, shqipove, apo “pellazgeve” sic na quan me te drejte zotrote, nuk na plas fare per turqit dhe as per greket.
Ne desherojme si gjithmone te kemi nje fqinjesi te mire me te gjithe, por sejcili gjel te kendoje ne kotecin e vet.
Eshte per tu cuditur se si zotrote nuk kupton se ne nuk e cajme fare menderen per fene, te cilen jua kemi lene juve.
Feja jone, sic ta kane thene edhe shume komentues te tjere ketu tek TEMA eshte “shqiptaria”.
Feja jone eshte atdheu yne, SHQIPERIA, aty ku prehen te paret tane dhe nje dite shpresojme te prehemi edhe ne qe jemi sot gjalle.
Po nuk arrite te kuptosh kaq gje, atehere ke nje problem shume te madh miku im, ate qe lidhet me IQ-ne tuaj dhe per fat te keq ne kete pike nuk ka zot qe te ben derman.
Ik ore budalla, budalla mbete……… Per sa kohe ta vesh muabetin tek feja, je jashte loje, je budalla,,,,, ne shekullin e 21 qe gjithe bota e konsideron fene personale, ti ske argument tjeter, je shterpe si ata qe te paguajne….. Hidhu perpjete ti (mut) dhe ata,,, se :arvanitasit, arbereshet, arberoret, kosovaret, maqedonesit etj jane te gjithe nje DNA…. :Shqiptare….. Ti dhe ata qe te paguajne gjeni DNA tuaj, se akoma nuk e dini……… PLERE