Nga Carlo Bollino
Investigimi i thelluar që Report TV i dedikoi historisë së shumëpërfolur të privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, vuri në dukje, përtej çdo dyshimi, një metodë të ushtrimit të pushtetit që Sali Berisha aplikoi në Shqipëri që pas 1992 si alternativë ndaj sistemit komunist e që vazhdoi ta aplikonte deri në 2013. Skandale në Shqipëri, për fat të keq, ka pasur me qindra në gjithë këto vite dhe ndoshta, ky i Kompleksit Sportiv Partizani, nuk është më i rëndi. Por ne vendosëm ta përzgjedhim dhe ta rrëfejmë në detaje, pasi përfaqëson në mënyrë perfekte atë model qeverisjeje që sot Partia Demokratike kërcënon ta ripropozojë.
Kjo aferë përmban në vetvete të gjithë mëkatet shembuj të një pushteti të sëmurë: nepotizmi, arroganca, sensi i pandëshkueshmërisë dhe plotfuqisë, konflikti i interesit, përdorimi familjar i strukturave shtetërore dhe i nëpunësve publikë, shantazhi dhe kontrolli i paskrupullt i drejtësisë. E për më tepër, toleranca ndaj burokracisë të cilës i lejohet të jetë arrogante ndaj më të dobtëve, me kushtin që të tregohet servile ndaj më të fortëve. Këto janë mëkate që, nëse merren një nga një, kanë njollosur kë më shumë e kë më pak, të gjithë pushtetet që kanë pasuar njëri-tjetrin në vend, përfshi edhe dy qeveritë e Edi Ramës. Por Sali Berisha është i vetmi, në fillim si President e më pas si Kryeministër, që këto mëkate i ka kryer të gjitha bashkë, pa përjashtuar asnjë.
Mbrojtësit më fanatikë të Sali Berishës nuk pranojnë që të kujtohet e shkuara e tij e errët, thjeshtë sepse e konsiderojnë si tashmë të mbyllur. Por jo! Çdo politikan derisa pretendon të qëndrojë në skenën politike dhe të kushtëzojë zgjedhjet e një partie siç Sali Berisha vazhdon të bëjë edhe tani që Lulzim Basha është në krye të partisë, duhet të mbajë në kurriz edhe historinë e vet. Privatizimi i ish-Kompleksit Sportiv Partizani është ekzemplar edhe në këtë drejtim: Jo vetëm sepse ka ndodhur në një të shkuar të afërt (2005-2009), por edhe pse shumë nga protagonistët e tij janë edhe sot e kësaj dite aktorë kryesorë të politikës dhe jo vetëm Sali Berisha. Efektet e asaj afere, siç tregoi investigimi, vazhdojnë të prodhohen edhe sot e kësaj dite me përfitime financiare gjigande dhe misterioze për familjen Berisha. Pra kjo aferë nuk mund të konsiderohet “e shkuar”, por thjeshtë një e tashme që ka nisur disa vite më parë.
Një nga kapitujt që më skandalizoi më shumë nga të tjerët që dolën nga investigimi, është historia e Inspektimit Antikorrupsion që Sali Berisha urdhëroi në prill 2009 ndaj Gjeneralit Vladimir Qiriazi, “fajtor” se refuzoi të firmoste kontratën e lëshimit të Kompleksit sportiv në favor të Jamarbër Malltezit dhe ish-pronarëve. Qiriazi, si kusht për të firmosur, kërkonte thjeshtë që dokumentet të ishin “në respekt të ligjit”, dhe Berisha, që sot nga opozita shtiret sikur ka veshur rrobat e legalitetit, atëherë që ishte në pushtet, vendosi të dënojë Gjeneral Qiriazin pikërisht për ndershmërinë e tij. Skandali qëndron në faktin se njëri prej inspektorëve të dërguar nga Drejtoria Antikorrupsion e Kryeministrisë për të hetuar veprimet e Gjeneralit dhe për të gjetur provat e “fajit” të tij, ishte pikërisht një nga ish-pronarët që do të përfitonte nga privatizimi. Inspektori, që ishte mes 27 trashëgimtarëve të familjes Begeja, ishte edhe impenjuar t’i jepte Jamarbër Malltezit si “shpërblim” 5 % të tokës së tij të privatizuar.
Siç del nga dokumentet e treguara gjatë investigimit, zgjedhja për të çuar pikërisht atë dhe jo dikë tjetër për të kryer inspektimin, është e Oerd Bylykbashit, në atë kohë Drejtor i Departamentit Antikorrupsion pranë Kryeministrisë. Natyrisht që inspektori firmos një akt inspektimi në të cilin nxjerr përfundimin se Gjenerali që vonon privatizimin e tij, është fajtor. Eshtë njësoj sikur një gjykatës të autorizohet të japë një vendim për veten e tij. Pikërisht në bazë të këtij inspektimi “të pavarur” Oerd Bylykbashi bën raportin e tij përfundimtar me të cilin kërkon të nisë procedimi disiplinor për Gjeneralin e ndershëm Vladimir Qiriazi, i cili u hoq nga detyra dhe pas më pak se dy vitesh u përjashtua nga Forcat e Armatosura. Institucionet publike të Sali Berishës, si në Shtetin e Bananeve.
Oerd Bylykbashi, protagonist i këtij kapitulli të turpshëm në historinë e Kompleksit Partizani, sot prezantohet si pjesa e re dhe e shëndetshme e Partisë Demokratike, kandidat për ministër në një qeveri të mundshme të ardhshme të drejtuar nga Lulzim Basha. Çfarë do të bënte duke u kthyer në pushtet, tani që e dimë atë që ka bërë në të shkuarën?
Emri i Oerd Bylykbashit nuk është i të vetmit protagonist në dosje mes politikanëve kandidatë sot për të drejtuar një qeveri të mundshme Basha. Eshtë Fatmir Mediu, në atë kohë Ministër i Mbrojtjes, i cili para se të vinte firmën në tragjedinë e Gërdecit (për të cilën dha dhe dorëheqjen) kishte autorizuar privatizimin e Kompleksit Sportiv Partizani duke shkelur ligjin, pasi e bëri dy vite para se struktura të hiqej nga Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura, pra në momentin kur forcat e armatosura dhe Kreu i Shtetit e konsideronin akoma një aset strategjik që nuk mund të privatizohej. Edhe Mediu është në garë për një post në qeverinë e ardhshme të PD: çfarë do të ishte i gatshëm të bënte sërish për t’i shërbyer Berishës?
Mes protagonsitëve të dosjes është edhe Genc Ruli, në atë kohë Ministër i Ekonomisë që ishte protagonist aktiv i gjithë procesit të privatizimit, duke pranuar mes të tjerash të dërgonte dy akte të ndryshme vlerësimi të pronës me një distancë vetëm dymujore duke reduktuar me 75%, e duke ulur në vetëm 14 mijë euro, vlerën e ndërtesave që familja Berisha bashkë me trashëgimtarët e tjerë duhet të derdhin në arkat e Shtetit. Genc Ruli ka qenë pjesë e komisionit që seleksionoi kandidatët e ardhshëm të PD-së duke gjykuar edhe integritetin moral: ç’lloj integriteti kërkoi tek ata?
Pastaj vjen Lulzim Basha. Edhe ai ka një rol në historinë e Kompleksit Sportiv Partizani dhe jo vetëm si ministër në një qeveri e cila e sapoemëruar në 2005 nisi brenda dy muaj procedurat e privatizimit për dhëndrrin e kryeministrit dhe që votoi 1 akt normativ dhe 3 VKM për ta mbështetur. Lulzim Basha firmosi personalisht në 2014 (pra vetëm 7 vite më parë) lejet e ndërtimit për të ndërtuar te tokat e ish-Kompleksit sportiv Partizani 17 kulla edhe pse e dinte se përfitues dhe investitor i fshehur ishte gjithnjë Jamarbër Malltezi, autor bashkë me të i planit rregullator të Tiranës që parashikoi pikërisht në atë zonë mundësinë e ndërtimit të kullave edhe pse ishte deri në atë moment zonë sportive. Basha veproi në konflikt të hapur interesi në favor të dhëndrrit të Berishës, një krim etik që është i gatshëm ta kryejë sërish nëse një ditë do të bëhej kryeministër.
Prova është në paaftësinë e tij për t’u tërhequr ndaj urdhërave të Sali Berishës, nënshtrim që e tregoi në tetë vitet e qeverisë së PD-së gjatë të cilës ai mbuloi detyra të rëndësishme si ministër, duke pranuar çdo lloj vendimi deri në mbështetjen e përpjekjeve skandaloze të depistimit të inskenuar nga Berisha mbi fajtorët e vrasjeve të 21 janarit. Të njëjtin nënshtrim e ka treguar edhe në 8 vite në krye të opozitës gjatë të cilave nuk diti të distancohej nga influenca negative e “doktorit” të vjetër, diktatori i fundit i Ballkanit akoma aktiv në politikë.
Basha u përpoq të rrëzonte qeverinë “Rama” duke përdorur të njëjtat metoda të dhunshme që Berisha kishte përdorur kur ishte në vendin e tij, duke e ekspozuar PD-në ndaj të njëjtave ndeshkime ndërkombëtare që Berisha kishte shkaktuar edhe 20 vite më parë. Në zgjedhjet e 2017 përjashtoi nga lista e tij shumë emra historikë të partisë duke i rezervuar një vend të sigurtë prej deputeti gjeneralit Xhemal Gjunkshi, ushtaraku “i guximshëm” që me të marrë vendin e Vladimir Qiriazit, nuk kudërshtoi kapot e tij politikë duke i dorëzuar vetëm 34 ditë më pas marrjes së detyrës, Jamarbër Malltezit dhe trashëgimtarëve të tjerë, 26 mijë metrat katrorë të Kompleksit Partizani, siç kishte urdhëruar Sali Berisha. Një akt dorëzimi i firmosur nga Gjunkshi edhe më përpara se ië firmosej kontrata e shitjes me Shtetin.
Përse i duhet besuar Lulzim Bashës se një ditë, nëse do të bëhej kryeministër, do të ishte ndryshe nga sa ka qenë deri tani?
Dhe në fund është Jamarbër Malltezi, ambjentalisti-ndërtues, dhëndrri i Sali Berishës, përfituesi kryesor i gjithë procesit të privatizimit, aktualisht anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, i cili çdo ditë denoncon kullat e të tjerëve ndoshta sepse do të donte që në tregun imobiliar të kryeqytetit, të ishin vetëm të tijat. Jamarbër Malltezi nuk është vetëm pronari i një pjese të konsiderueshme të 17 kullave të autorizuara nga Lulzim Basha në 2014, por ka marrë në 2020 një leje të dytë ndërtimi për të ndërtuar 3 kulla të tjera prej 45.000 metra katrorë në atë që kishte mbetur nga terrenet e Kompleksit Partizani.
Jamarbër Malltezi i është përgjigjur investigimit tonë gazetaresk duke lajmëruar një padi për shpifje, metoda e zakonshme e familjes Berisha për të kërcënuar gazetarët duke shpresuar për t’u mbyllur gojën. Në pritje që të dorëzojë me të vërtetë padinë e tij (dhe në pritje që të jetë më në fund një gjykatës që të merret me këtë ngjarje), i kujtojmë Jamarbër Malltezit që në asnjë nga llafet prej social media me të cilat deri tani ka provuar t’i përgjigjet hetimit (as në traktet e tij të tipit komunist që ka shtypur dhe shpërndarë shtëpi për shtëpi në lagjen 7 të Tiranës), nuk ka ditur të përgënjeshtrojë asnjë nga dokumentat që publikuam dhe faktet që treguam. Shumë zhurmë bosh për të mos iu përgjigjur pyetjes më të rëndësishme që investigimi ngre: Si ka mundur dhëndrri i Berishës të financojë 35 % të ndërtimit të kompleksit Magnet 1 që shtrihet në 120.000 metra katrorë dhe që ka kushtuar mbi 30 milionë euro dhe si ka mundur të financojë në këto muaj 50% të ndërtimit të kompleksit Magnet2 që shtrihet për 45.000 metra katrorë dhe që kushton 23 milionë euro te tjere? Ku i ka gjetur Jamarbër Malltezi këto kapitale gjigande?
Një pyetje legjitime duke konsideruar se në fund të vitit 2006 Jamarbër Malltezi dhe bashkëshortja e tij Argita Berisha (domethënë në më pak se dy vite para nisjes së investimit miliarder) deklaronin se kishin gjendje në bankë vetëm 39.500 dollarë dhe 2000 euro. Një pyetje të cilës Jamarbër Malltezi nuk do të kishte qenë i detyruar t’i përgjigjej nëse do të ishte vetëm gazetar, apo qytetar privat, por të cilës e ka për detyrë t’i përgjigjet duke qenë dhëndrri i një ish-kryeministri që ka drejtuar vendin në të njëjtat vite kur Malltezi shumëfishonte pasurinë e tij duke u bërë miliarder. Dhe nëse nuk do të përgjigjet ai, do t’i përkasë Spak-ut të hetojë edhe mbi këtë. Ajo që Spak nuk do të mundë dot të qartësojë për momentin, është se në ç’mënyrë Jamarbër Malltezi do të arrinte të kushtëzonte përsëri Lulzim Bashën, nëse do të bëhej kryeministër, në favor të interesave familjare.
Për këtë arsye me invstigimin mbi privatizimin e Kompleksit Sportiv Partizani, nuk kemi kujtuar të shkuarën, por po tregojmë një pjesë të politikës së sotme. Do të thotë, të tregojmë sjelljet e njerëzve që po kandidohen të qeverisin përsëri vendin duke premtuar përsëri një ndryshim që nuk ditën kurrë ta bëjnë. Deri edhe emri i zgjedhur për koalicionin që do të garojë me 25 prill, “Aleanca për ndryshim”, është identik jo vetem me slloganin e përdorur në 2005 (“Koha për ndryshim”) por edhe me koalicionin e krijuar në 2009 që nuk sollën asnjë nga ndryshimet e premtuara, përveç situatës ekonomike për familjen Berisha, e cila që nga formimi i qeverisë e më pas, ndryshoi, duke filluar të pasurohej. Nëse do të kishte te Lulzim Basha edhe një fije sinjal pendimi për të shkuarën e partisë së tij, do të kishte zgjedhur të paktën një sllogan ndryshe nga ato që kishte zgjedhur për veten e vet Sali Berisha.
Nuk do ta mbyllja dot këtë reflektim pa i dedikuar një ndjenjë respekti Gjeneral Vladimir Qiriazit, heroi i vetëm dhe i vërtetë i kësaj historie, i cili nuk u dorëzua asnjëherë ndaj presioneve të frikshme të gjithë qeverisë së PD-së dhe që për këtë arsye, u pushua nga Sali Berisha, u përjashtua nga forcat e armatosura me dekret të Presidentit Bamir Topi, u riintegruar nga gjykata, por asnjëherë i ripranuar në shërbim nga qeveria e Edi Ramës dhe së fundi i nxjerrë në pension me dekret të Ilir Metës. Ato që duken vetëm padrejtësi të bëra, janë në të vërtetë medalje të pavarësisë së rrallë politike të tij dhe intergritetit të tij moral, dhe vetëm për këtë arsye, ai duhej të ishte simboli i dytë i luftës kundër korrupsionit, pas dekorimit të gjykatësit Ardian Dvorani, dhe pse jo, një kandidat i ardhshëm si Kreu i Shtetit.
Nuk te arin kush ne logjike!
Pyetja e madhe Z. Carlo eshte : kush e mbron Sali Berishen dhe skoten e tij kriminale! A keni nje pergjigje? A po e investigoni! Me duket se i keni hyre nje rruge pa krye! C’do te ndodhe ne se nje dite do te merni nje telefonate qe ta lini Saliun rehat?!
Pyetja e Madhe per Carlon eshte;
–
Dakord,
Vjedhja e Ambienteve pron te ministrise se Mbrojtjes, ku stervitej Ks Partizani, ishte nje krim i paster Korruptiv i Familjes Berisha dhe Xhemal Gjunkshit,
******
Po uzurpimi i nje objekti te Rendesise se vecant ne Ministrine e Mbrojtjes nga Carlo, qe ka nxjer nga “binaret” Sistemin e Siguris Kombetare, Çfar dreqin eshte?
Carlo,
Smund te jesh dhe i djere edhe Krenar
Edhe hajdut, edhe i moralshem e Moralist
Kapterri-mos u bej pre e fake news. Karlo ka marre me qira objektet qe juve permendni, i cili nuk kane qene aspak objektaq i rendesishem sa te nxirrte nga “binaret systemin tone te sigurise kombetare”. Ne te kunderten ai object nuk do te ishte nje karakatine totalisht e rrenuar dhe e lene pas dore.
KOMENTI JUAJ BIE ERË E TELEFONATËS QË PRETENDONI.
CARLO BOLINO NUK DO TI HYNTE KËSAJ PUNE NË SE DO TI KISHTE FRIKË TË TILLA TELEFONATA.
I kemi një borxh të madh Carlos për sa po bën për këtë vënd me këto investigime profesionale dhe kurajoze.
Fakt 1
Familja Begeja e gjyshit te malltezit ishte nga familjet me te pasura te tiranes. Ku 1 nga pronat ishte edhe kjo.
Fakt 2
Token ne fjale fashistet italiane donin ta shpronesonin dhe ta benin aeroport, por nuk ariten se italianet humben luften.
Fakt 3
Kjo familje bashke me familjet e tjera si pronare te tokes ne fjale objektet karakatine qe ishin mbi token i blene duke paguar ne shtetin shqiptar 700 milione leke.
Fakt 4
Keto familje ne marveshje me bashkine tirane lane 5000 meter katror qe te ndertohej i shkolle.
Fakt 5
Ne kete siperfaqje qe keto familje lane per shkolle , banda e rilindjes ja dha PA PAGESE PA LEKE, pronarit te gazetes “Ndrageta. com”.
Fakt 6
Lejen e sheshit te ndertimit per kete kompleks e ka firmosur vete lideri global edi rama.
Ajo qe eshte uleritese , nuk eshte fakti qe pronaret e tokes i paguajne shtetit leket per objektet dhe KRAlo i mer pa leke edhe token dhe objektin qe ishte lene per shkolle.
Uleritese eshte qe ky vend ka kaq njerez te degraduar ,legene, idiote delenxhinj sa arijne te thone edhe kur eshte e qarte si drita e diellit grabitja ,qe “Ndrageta. com” ka te drejte!!!!!
Ne fakt arsyeja pse ne jemi fundi i europes dhe botes nuk duhet kerkuar as te KARlo as te edi rama , as te enver hoxha. Jane keta bageti qe jane shkaku real se ne jemi ketu ku jemi.
Mjere ky vend per kaq shume llum qe mban mbi shpine.
ben-edhe une i perkas nje familje shume te pasur qe u shpronesua totalisht nga komunistet, packa se i dhane luftes 13 partizane, nje prej te cilave ishte e para vajze partizane ne Shqiperine e mesme teper fanatike dhe m.gj.a. nuk na jane dhene nga qeverite shqiptare asnje prej pronave tona te dikurshme me te mira, me pretendimin se jane per perdorim kombetar.
Si e spjegoni zotrote faktin se disa ish pronare me lidhje teper te forta politike i kane marre pronat e tyre, bile shume me teper se sa u takonte, ndersa shumica vazhdon akoma te shpresoje se nje dite do ti gezojne ato prona qe te paret e tyre i kane blere me flori ne dore?
Nga ana tjeter, edhe nese familja Begeja (qe nuk me rezulton se ka qene nga me te pasurat ne Tirane) mund te kete patur ato prona, duke patur aq shume trashegimtare, llogaria qe behet per Jamarberin, qe te kete 50% te investimit kryesor dhe 100% te pjese tjeter del vetem nese perdor aritmetiken e Lul Bashes.
Perse kjo prone nuk u kompensua nga shteti sic ka ndodhur per disa nga pronat tona, kur dihet se Klubi Partizani eshte vertet nje aset i futbollit shqiptar dhe moslejimi i kthimit te kesaj prone tek ishpronaret eshte nje shkak i vlefshem?
Brilant si gjithmone Carlo Bolino.Nje pershkrim deri ne detaje si nje prone ështe tjetersuar hap mbas hapi me fakte e emra konkrete ne menyren me skandaloze qe nga maja e kupoles dhe gjithe makineri e shtetit e vene ne dispozicjon te familjes. Patjeter e mbeshtetur nga sistemi gjyqesor me i korruptuar i teri nen kontrollin perseri te familjes qe reforma ne.drejtesi po e shkeput nga thonjte e atyre qe sot bertasin se sistemi gjyqesor po kapet nga qeveria.Ishin keto instanca shteterore ne sherbim total te familjes me te korruptuar qe bene pronar miljona dollaresh dhendrin e familjes.
Prej shume e shume Vitesh dihet qe Sal Ram Berisha eshte prototipi i sketerres, poshtersise, dinakerise, vjedhjes, poshterimit, arrogances, pucistit, tradhetarit………….problemi eshte se ai e di shume mire qe pjese e Qytetareve shqipetare edhe sikur ta shohin te filmuar…psh. Takim me Milloshevicin….prap do jene ne anen e tij…….ai e di shume mire kete gje dhe e lidh me BESEN e ketyre Bashkombasve tane…qe sido ta kete hedhur Vallen Sal Ram Berisha ata prap jane ne anen e tij sepse kujtojne se ashtu jane kunder Komunistave……kaq e thjeshte eshte……..Po a ka Bese e Fe ky Njeri o BURRA ngado qe te jeni…..????? dhe prap besoni akoma Sal Ram Brishen ???????????
Zoti qofte gjithmone me ju e ju ndrit Mendjen………Ai eshte Funderrina me e zgjebosur e atij Trualli……por edhe Gjarpri me helmues qe fatkeqesisht ka pickuar Mendjet e nje Pjese te Shoqerise sone………Shqipetaret po nuk hodhen “BUSTIN” e Sal Ram Berishes si ate te Enver Hoxhes ne 91, fiks 30 Vite perpara, shume veshtire do e kene te jetojne per veten e Familjen e tyre…..TUNG
Dy jane krimet.kryesore qe kane pasuruar familjen Berisha.Kompleksi Partizani,nisur nga shuma e madhe e vlerave.Dhe…
G E R D E C I.Me e madhja dhe me viktima te pafajshme deri femije.
I sugjeroj Bolinos investigim dhe per kete krim
Te beje ate qe nuk beri prokuroria kriminale.
Ndersa tek Partizani,mer rol Oerd Bylykbash.Ne afaren Gerdes dhe ne krimin fisa miliardesh te armatime nje nfa kryesoret eshte VIKTOR GUMI qe ne ideim,hartimin e kyadrit ligjor deri ne zbatim.
Miku me i ngushte i Argita Berishes
Me i pershtatshmi teknikish dhe mr i shperblyeri nga Sali Berisha si jo me mire.Dokumenti dhe prova e pakundershtueshme kryesore i ketij krimi, ku shkruhet ” te njihet zoti Shkelzen Berisha..” Eshte hartuar nga Viktor Gumi(guri themeltar per zgjidhjen e ceshtjes)”dhe firmosur personalish.Ne ate k9he zv.minister i drejtesise dhe Jo nga idioti Aldo Bumci.
CUDITERISHT VIKTOR GUMI SHPERBLEHET EDHE NGA PARTIA SOCIALISTE DHE EDI RAMA,TE CILET PO PERPIQEN TA KANDIDOJNE PER DEPUTET TE PS DHE E KANE KTHYER URGJENT NGA JASHTE VENDIT.
Cuditerisht
Flm per investigimin serioz dhe me themel, por kam frike se organet tona te drejtesise, duke perfshire dhe SPAKUN, kur vjen puna te politikanet nuk veprojn,keshtu qe dhe kjo afere do kete fatin e Gerdecit dhe 21 Janarit.
Mor zotni italian,
shoqnia jote nxorre per leckash familjen autoktone tiranase Kazazi nga shtepite e tyre prapa Hotel Tiranes, per t’ia fal as 12 muaj me vone oligarkut Ram Geci, ne menyre qe te ndertonte nje kulle qe as edhe nje centimeter shtese nuk ka lene nga trotuari.
Po ik or cun mos na fol per skandalet e pronesise ne Shqiperi se nje perfaqesuese ka pasur dhe ka klani i ndertimit ne kete vend.
Faleminderit shum zoti Bollano per investigimin dhe faktet e pakundershtushme te inkriminimit te Sali Sheqerres, familjes se tij dhe pushtetarve bandit qe i kane sherbyer. SPAKU duhet te bej drejtesi dhe asgje me pak.
SPAKU nuk besoj se do kete kurajo te hetoj bemat e shumta te Saliut,fakti qe ai e goditi kreun e tij qe ne fillim, e trembur dhe kompleksuar ate.Do zoti te jem i gabuar!
Spaku te veproje, por kam frike se ndaj bishes jane te pafuqishrm. Qofsha gabim! Shqiperia do shohe drite vetem kur Sali Berisha dhe zagaret e tij te jene ne burg!
Gjeneral Vladimir Qiriazi per President ne 2022!
Te lumte !
Te lumte ! Je Njesh I Gazetarise !
Pena tende investigative sinjor Bollino,vec gjeresis dhe thellesis se shtrirjes, permban dhe elegancen gazetareske te paraqitjes se problemit.
Forza azzuro-albanese!
ROMPALLA VAZHDON ???
Te lumte ! Ku jane komentet ?
Vjola komentet i nxorem me siper. Ju lutem pak durim. E kuptojme se nga kjo varet rroga juaj apo shuma e sufllaqeve qe fitoni, por nuk kemi c´ti bejme.
Illyria …sa shume ka Shqiperia si Qiriazi…shume kane ikur jashte …dhe ne kohen e drejtimit Rama ka shume te siguroj…por do dalin me vone se tashme nuk munden
Sa me shume aq me mire per vendin tone! Vetem se eshte kohace maskarenjve! Dhe jo vetem ne Shqiperi kjo gje!
Ky eshte hetim profesional gazetaresk!
Jo si disa qe gazetare duke u trashur para kompiuterit iu referohen “fakteve”te tilla..”ka llafe qe….kam degjuar qe…gjithe populli e di qe..nje portal shkruante qe..”
Bravo italjono!
“Sa fat” kanë “disa” jo vetëm rimarrin pronën e kompesuar më parë, por edhe “bakshish”. Ne jo vetëm pronën që “rastësisht” nuk u “kap” (se e donin “këta” me “fat”) por edhe pas 25 vjetësh nuk po marrim dot kompensimin e pronës që na u mor dhe u miratua ligjërisjt ?! ( edhe pse me çmim qesharak) Shteti ligjor duhet të veprojë njësoj për çdo qytetar të republikës. Deri më sot vetëm njerëzit që respektoan ligjet nuk gjetën drejtësi?!
Perse jo Gjeneral Vladimir Qiriazit per president, por nje hajdut si I. Meta ? Kush e zgjodhi I. M present? Ku fshihet lepuri? Pese spaku eshte akoma i fjetur?
Bollino gjenial! Mendesi perendimore….mendje hapur…mendje giere…Kur e krahason me Gjakmarkaj&co (qe ka filluar perzieje shqipen me italishten) kupton se ku eshte Shqiperia. Megjithate Kur lexon keto fakte thua: “O moj Shqypni e mjera Shqypni „
Të ndërtosh TV me 1 euro, Carlo Bollino merr nga shteti 4 mijë metra katrorë me kosto 4 milionë euro
https://www.youtube.com/watch?v=oCcJgyNwc_M
Ju te PDse jeni fantastike se sillni kronikat e trafikantit te Ora news qe vecse ka vjedh Kiniatudjon, mbush Shqiperine me droge. Ketu dalloni me Bolinon se juve ju pelqejne trafikantet plehra te Berishes. Gjithe gazetaret e Ylli Ndroqit qe nga Ilva Tarja te Sonila Mecja jane si ju te PD. Rrofte Pd rrofte mreti Nroqit, rrofshin gazetaret rrusp.
Kur shikoj disa kazanxhinj te medias ne tv qe mundohen te mbrojne 4 opozitare Sali, Meta, Lyl,Munik,mi trazojne zorret.Kohet e fundit e kane mare kete flamur Gjekmarkmarkagjoni,dhe njefare Abileku,vetem ti shikosh si perdridhen si puna e kurves per te mbrojt dicka qe nuk mbrohet.
BRAVO Z. Bollino,
Investigimi i Z. Doci dhe analiza qe ju ndertoni mbi faktet, jane nje paralajmerim i ndershem per rreziqet qe i kanosen vendit
nga klika Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi tashti qe zgjedhjet jane ne prag te deres. “Kamabanat bien per ata qe kane veshe!”
Falenderime!!!
Loni
Si gjithmone shkrim perfekt.Faleminderit zoti Bollano per kontributin tuaj brilant e me interes shume te madh er lexuesin shqiptar,i cili pret me shprese qe nje dite te veshin pantallonat prokuroret e SPAKUT e sidomos kreu i tij ARBEN KRAJA,i cili me sa kuptoj une vishet me fustan,pavaresisht se duket se ka veshur pantallona.Se po te kishte vegla ne mes te kembeve do kish filluar ndonje procedim penal per keta te babezitur qe per pasuri e pushtet kane 30 vjet qe vjedjhin,vrasin,shantazhojne e kercenojne kedo qe u del perpara dhe e kane shitur shqiperine me firmat e tyre tek UDB-ja e gjetke. Nese SPAKU nuk hap dosjet e Berishes e Metes eshte e kote te vazhdoje te egzistoje,me mire ta shkrijne dhe te vene ne vend te Krajes Ilir Metajn e florinjve te Krrabes dhe Berishen si president apo krieminister,meqenese dhe ata e deshirojne kete .Ambasada amerikane do te kete bere nje vere ne uje nese nuk ndihmon qeverine shqiptare dhe organet e drejtesise shqiptare te hape dosjet e ketyre krimineleve,te tjerat jane te kota.Sa per gjeneralin Qirjazi duket se eshte perndjekur si pak te tjere ne kete vend nga banditi Berisha i UDB-se por me ben pershtypje se firmen e tij e ka hedhur dhe ish presidenti Topi,i thyer ne kete rast nga Berisha dhe vijme tek me e bukura,tek qendrimi i Edi Rames dhe qeverise se tij,pa diskutuar ne firmen e fundit te banditit te presidences e lirimit te tij.Si ka mundesi qe kryeministri Rama qe hiqet si kundershtar politik i Berishes dhe si person qe gjoja pret qe drejtesia te beje punen e saj me keta kriminele,kur Ai,duke u informuar per peripecine e ketij gjenerali trim dhe atdhetar dhe per sulmin banditesk ndaj tij nga te gjithe kulishet kamikaze te Berishes ,duke filluar me Bylykbashin,qe nga krunde perpiqen ta shesin si miell safe,si shpresa e re e asaj bande e duke vazhduar me Rulin,Gjunkshin e te tjere nuk ben as perpjekjen me te vogel per ta rikthyer ne detyre kete oficer te ndershem? Kjo,te them te drejten me tejkalon dhe une nuk jam ndonje person qe e simpatizoj sadopak kriminelin Berisha apo dallkaukun e presidences.Jam me bindje te majta dhe e mbeshtes qeverine socialiste,me te mirat e te keqiat e saj,por kjo me tejkalon.Konkluzioni im zoti Bollino eshte se si duket edhe Rama nuk eshte shume i sinqerte dhe nuk i pelcet shume per drejtesine e per ata qe i godet klani berishist,ndryshe nuk ka si te spjegohet,per te mos thene se pavaresisht asaj qe shohim ne te tjeret nane fije te padukeshme qe i lidhin njeri me tjetrin,per turpin e tyre.Ndryshimi mund te jete vetem se te pakten deri tani per Ramen nuk ka shenja se ai i ka lyer duart me gjak,kurse Berisha i ka te futura thelle deri ne berryl ne gjak!Edhe une do te preferoje qe president i ardheshem te propozohej ky ish gjeneral apo Arjan Dvorani,sepse te dy jane persona qe i plotesojne deshirat e shqiptareve per nje president trim e te pakorruptuar.
Skaner. Investigim shterrues gazetaresk. Modeli i gazetarit profesionist. Sa shumë kemi nevojë për një gazetari të tillë.
Bravo Bolino.
ti buallino na shpjego pse do te barazoje interi te djelen
mafioz muti …
nese ti e don shqiperine me shume se une – atehere nuk dua fare te quhem shqiptar
hipokrizine ne opozite e pranoj ne pushtet jo kurre
te fala interit
POPULLI nuk e do Berishen dhe fundi i tij eshte shume i keq!
Faktet jane vlere ne gazetari. Bollino ka nxjerre ne siperfaqe nje sasi llumi qe do ti mjaftonte Spak-ut ti jepte zgjidhje situates gangrene ne Shqiperi. Terhiq e ndiq litarin deri sa te mberrish tek kufoma qe kane fshehur. Pergezime Bollinos.
Nuk ke cfare ti shtosh kesaj analize, komentuesit kane folu shume.
Te lumte mendja e kthjellet dhe pena e arte!
Respekt Z. Bolino
Analize brillante!!!!!!!!
Gazetare serioze qe ka marre persiper ti qendroje besnik profesionit ,nga ku shqiptaret marrin informationin te paster pa patur nevoje te bejne vete ata ,seleksionimin e lajmit.
Jemi me fat Zoti Bolino dhe mjaft te nderuar qe Ju zgjodhet Kombesine Shqiptare.Jeni nje shembulli shkelqyer per shoqerine shqiptare dhe per gazetarine.
Sukse ne punen tuaj fisnike,
E kam lexu nja 10 here deri tani e sngopem. Si ka munci qe nje italjon te kuptoje ne menyre brillante llumin shqiptar ma mir se cdo njeri tjeter? Po tkishte Pulizer ne katunin tone Karlo e kishe kap me ner, je gjigand i paperseritshem. Kta rruspijet qe kane milionafishu pasurite i nigjoja sot qe i bejn llogarite Edi Rames. Mire e bojn, po llogarite e Rames jane qesharake ne krahasim vetem me nji gjo te qoses dhonderr. Imagjino media tja kapte nji nga nji pislliqet Argites Dhondrrit qose dhe Zen peshkaqenit.
Zoteri me lehet e ka Bolino te flas si i huaj, Rama po mundohet te na tregoj se politikani nuk ben gjygje por ben shtete, pra ai po mundohet te beje SPAKUN-…Rama nuk eshte qe burgos, harron ashtu edhe duhet te jete, ather do te quhej gjygje politike…a nuk e ke pas sa gjygjeqetare te korruptuar kan dal, e ndale turrin e largimit se ne fakte nuk deshti te mbetet edhe as nje i pa korruptuar….e tmerreshme
Respekte Z.Bollino .jeni gazetar i mirefillte -Shembull ne gazetarine Shqiptare.Po ku eshte SPAK Xhanem ??? Pse nuk e kap kete çeshtje tronditese ??? Duam ta shohim te shkermoqur “Keshtjellen e Korrupsionit te Ngritur nga Sali Kerma dhe Like Hajduti nga Çepani i Skraparit.
Turpi nuk ka funde, deri sa te frymon Sali Berisha nuk ka stabilitete ne Shqiperi, ai don me cdo kushte te mbulon mekeatet e tije, aty eshte edhe arsyeja pse rri ne politike, e turpeshme pas gjitha asaj cka shohim e ndegjojem, por ka edhe shume e shume gjera te tjera qe nuk jan bere publike…Salih Berisha sebashku me klanin e tije duhet te del para drejtesie dashte zoti nda ndihmon edhe amerike sepse i ka rrenjet thelle, pra ai
ka paerlyer shume njerze ne aferta e tije vetem e vetem qe te luftojen sebashku…