Duke publikuar në rrjetet sociale një foto me Monika Kryemadhin pas nënshkrimit të marrëveshjes së sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dha një mesazh të shkurtër për qytetarët.
“Sot bashkuam forcat, të sigurt për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Më 25 prill ne premtojmë se Rama do të ikë dhe ne do të fillojmë të punojmë për qytetarët e Shqipërisë!”, shkroi Basha.
Paradite, PD dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, nënshkruan një marrëveshje ku zotohen për një bashkëpunim mes palëve pas zgjedhjeve të 25 prillit, me formimin e një koalicioni paszgjedhor, ku postet në qeverinë e ardhshme do të ndahen në proporcion me votat e marra nga secili koalicion.
PD dhe LSI garojnë me dy lista të ndryshme me shpresën për të rrëzuar pas dy mandatesh kryeministrin Edi Rama.
lulic Bashovici “Premton”??Po nese nuk Realizon Premtimin ti Lul-Bythe-Hollandezi do te ikesh vete,se bashku me Bucen-Monika??
Regel Nr.1-Mos Premto ,ne se nuk e Mbane Premtimin Fjale (te behet Reale)…e more vesh ti Genjeshtare UDB-je??????????
Luli po per Ilir 7% do punoni?
Prit gomar, te mbije bar!