Fatos Lubonja: Kryemadhi dhe Basha angazhim plot moral, do maksimalizojnë votat dhe do fitojnë. Rama na ka lënë në mëshirë të zotit

1 Mars 2021, 17:57Politika TEMA

Fatos Lubonja komentoi në News24, marrëveshjen e arritur sot mes dy partive opozitare, PD dhe LSI, për zgjedhjet e 25 prillit ku e konsideroi si mjaft të moralshme.

Analisti tha se në këtë mënyrë do maksimalizohen votat për fitoren e opozitës.

“Është një mesazh që nënkupton një angazhim moral përpara elektoratit, që nuk do të bëjnë lojëra nesër me Edi Ramën. Unë kam qenë i idesë që do duhej të kishte pasur një koalicion tamam me një listë dhe me një program, që do duhet të tregonte pikat e përbashkëta që këto kanë, që për mua është rivendosja e një normaliteti në Shqipëri, rikthimi i pluralizmit, pra themelet e kërcënuara të shtetit nga kapja prej një partie të vetme.

Sa i përket politikave të ndryshme që mund të kenë PD dhe LSI, këto duhet të ishin sekondare.

Ky mesazh që japin e tregon pak a shumë atë shqetësimin e parë, por ndoshta jo në forcën e duhur, ndonëse mbetet e hapur se sa efikas është, dhe këtë do ta tregojë rezultati i zgjedhjeve. LSI mund të marrë votat e majta dhe PD mund të marrë votat e djathta dhe maksimalizohet zona kështu, duke qenë dy koalicione.

Mbetet për t’u parë sa efikase është kjo dhe sa mund të ishte koalicioni i vërtetë me një listë, ku sipas mendimit tim, duhet të ishte punuar më shumë në atë koalicionin e madhe, përtej PD dhe LSI, me një sakrifikim më të madh”, tha Lubonja, ndërsa shtoi se “Asnjëherë nuk mund ta thuash me bindje që marrëveshja PD-LSI u jep fund spekulimeve për ndërrim kahu në varësi të rezultateve, më e sigurt do të ishte koalicioni i përbashkët. Kështu që nuk i jep fund, do të ketë përpjekje nga mazhoranca. Por mbetet ende e paqartë, nëse PD dhe LSI do të konsiderohen koalicion pas zgjedhjeve”.

Më tej, analisti Lubonja foli dhe për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, duke thënë se situata në vendin tonë është katastrofike.

 

 

“Gjëja e parë që mund të them është se unë personalisht jetoj në dy shtete, meqë kam familjen në Itali, shkoj e vij, edhe në Shqipëri padyshim. Ndjek lajmet e të dy shteteve, ndjeshmërinë që transmetojnë lajmet, emisionet, debatet. Ajo që vë re është se ndërkohë që në Itali është lajm i parë, shqetësim i parë, në Shqipëri mbetet lajm i tretë, përpara luftës për pushtet që bëjnë partitë. Më duket se është në traditën tonë që politika ka uzurpuar gjithçka, uzurpon kulturën, jetën artistike, etj.

Pastaj për të hyrë më konkretisht te çështja e pandemisë, unë kam ndjesinë se menaxhimi te ne ka qenë një test stres i qeverisë, një test që tregon gjendjen katastrofike. Është si të bësh analizat e gjakut dhe të dalin të gjitha të zhbalancuara. Në Itali jepet përditë numri i testeve, që është deri në 300 mijë, ne kemi 3-4 mijë teste dhe na dalin 1 mijë të infektuar, që tregon se shkalla e infektivitetit është 25% te ne.

Kjo nuk është e vërtetë, sepse ne testojmë vetëm ata që janë të sëmurë. Kjo tregon një mungesë shtrirjeje, kontrolli, menaxhimi. Ka dhe diçka tjetër, që ne nuk e kemi atë që nxjerr mutacionet e koronavirusit. Kur ka kaq shumë gënjeshtra, kjo është t’i kesh lënë njerëzit në mëshirë të Zotit. Unë e gjykoj që ne jemi komplet zonë e kuqe, nëse do të ishim në Itali.

Kjo do të thotë komplet mbyllje në shtëpi. Kjo është përsëri shenjë e katastrofës. Për të mos folur pastaj për numrin e vdekjeve, për sa kurohen në shtëpi, që të gjitha janë të panjohura. Është katastrofë, është si gjendje lufte, ku sa ka mbaruar lufta. Imagjino sa njerëz kurohen në shtëpi, sepse njerëzit nuk kanë besim të shkojnë në spital, pasi thonë vdes aty”, u shpreh ai.

10 komente në “Fatos Lubonja: Kryemadhi dhe Basha angazhim plot moral, do maksimalizojnë votat dhe do fitojnë. Rama na ka lënë në mëshirë të zotit”

  1. xx says:

    eh morLJUBE-LJUBE ca analisti je .NUK GJEJ FJALE. Pse sben nje perpjekje ta mbyllesh ate goje se na gajase.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Është e vogël shqipëria
      dhe ka plot halle e derte
      mëndje si kjo mëndje tija
      nuk e nxënë dot as dy shtete.
      .
      S’ish mësuar Italia
      me të tilla kapacitete
      i rri ngushtë staturë e tija
      ndaj dhe Tosi vjen e vete.
      .
      Më vjen keq për Tos Lubonjën
      jetën të vështirë ka patur
      tani që do rehatohej
      na mbeti me shalët hapur.

      P.S.
      Bëj durim i dashur Tosi
      më të keqen e kalove
      po të pret me mall yt atë
      të rrahë, që e spiunove!

  2. Shqiptari says:

    Thone qe:”Fytyra është pasqyrë e shpitit”
    Besoj që Thënia shkon më së miri,te ky tipi?!
    Per të tjerat ky i ben yzmet çorbes qe ha.
    Le te hajë nga pak,se mirë i bën.

  3. vang says:

    KY analist i mencur nga nje ane kerkon rritjen e pluralizmit nga ana tjeter do shkrirjen e programeve te PD dhe LSI ku njera mbahet per e djathte dhe tjetra si e qendres se majte. Por ska faj se ku pyesin ato per programe.Ata i ka zene ethja e pushtetit jane me ethe dhe po dridhen.

  4. AP says:

    Zagari i Todit!

    1. Rushi says:

      Zagari i zagarit thuaj.

  5. Baca-Bajram says:

    I ka marr ilacet sot Toshi..!? S’e dim se c’merr i shkreti, Haloperidol apo Perphenazine… ndoshta duhet te ndryshoj ilacet. Po c’na botoni kete sharlatn skizofrenik se eshte ber shume i neveritshem dhe i padurueshem. S’paska gazetar te tjer qe ngelet duke botuar shkrimet e ketij skizofreni paranojak!?

  6. Ljubovici todit i rrjedhur says:

    Po e the ti me bllokmenin bushati,ka mare fund.
    Enveri ju erdhe hakut juve,i paska njohur ju plehrat.

  7. blendi ...ziu says:

    Fatos LUBONJA eshte shembull i shkelqyer per te vertetuar ate thenien e njohur shkodrane: Tue u rrit e tue u çorodit, si ZOGU I GOMARIT ?!!!

  8. betixho says:

    Një fakt esencial që konfirmohet nga vetë Autori Lubonja, se AI, është një qënie anormale,qysh kur duartroket një zhvillim anormal,si normale.Si ky zhvillim PD-LSI sot, ashtu si edhe më parë,cilesimi i mazhorances si diktaturë e një Partie,ka të njëjtën bazë llogjike arsyetimi, se Parlamenti është monokraturë nga se Ai-Parlamenti i sotëm-është rrjedhojë e kapjes nga Mazhoranca nga etja per diktaturë,dhe JO, si pasojë e veprimit të gabuar të Opozitës,që dorëzoi mandatet dhe e braktisi perfaqesimin legjitim të votuesve të vet,duke shkaktuar cungimin e perfaqesimit parlamentar.Ky veprim i Opozites,u dënua masivisht nga gjithë shtetet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes,si një veprim antikushtetues dhe antidemokratik.Ja, ky është Lubonja, që udhëton sa nga Italia në Shqiperi e anasjelltas por që ka ngelur në mes të detit.
    I ndertuar me koken nga ka kembet AI,Fatos Lubonja,mund të japë gjithmonë kendveshtrimin e Tij kontravers, i cili nuk mund të ndertojë asgjë tjetër veç ANORMALES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje