Rama pas takimeve në Bruksel: Ditë pozitive e produktive

1 Mars 2021, 18:18Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimeve që ka pasur në Brukes gjatë ditës së sotme. Në një postim në mediat sociale, teksa ka shpërndarë disa nga fotot e takimeve me liderët e BE, Rama shkruan se ka qenë një ditë pozitive e produktive.

Po ashtu kreu i qeverisë shton se ka pasur drejtpërdrejta me miqtë në Bruksel dhe ka dëgjuar vlerësime shumë të mira për Shqipërinë.

Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Ky reagim i Kryeministrit vjen pas takimeve që ka pasur me Ursula von der Leyen, Josep Borrell, Oliver Varhelyi dhe David Sassolin. Rama bashkë me një delegacion ishin sot në Bruksel në takimin e 11 të Këshillit të Stabilizim Asociimit.

5 komente në “Rama pas takimeve në Bruksel: Ditë pozitive e produktive”

  1. Bashkim says:

    EDI RAMA E SOTMJA DHE E ARDHMJA E SHQIPERISE DHE JO VETEM. ESHTE ME I MIRI NE RINDERTIMIN PAS TERMETIT DHE PANDEMISE

  2. Mand says:

    Shikoni Ursulen ka bere shqiponjen ne stilizim Shqipetar!

  3. George says:

    Ursula von der Leyen eshte rob zoti, por nuk ka gje ne dore!
    Dy miq te vertete ka sot Shqiperia: SHBA dhe Turqia.

  4. Kim été says:

    Janë tallur të BE-së me PS-në e Ramës sa dhe në Nigeria të Afrikës s’ndodh.

  5. Azio says:

    Bravo Edi Rama.
    Ti I duheshe Shqiperise,perpara se maskarenjte Berisha,pashko dhe kelyshet e tyre,ta shkaterroni,ta vidhnin e rjepnin e ta digjnin Shqiperine.
    E keqja tani eshte se ata egzistojne akoma,duke u munduar me mish neper dhembe qe ta shkaterronne ate.Por atyre I iku vapa me gusht.
    SKAP dheBKH tashme jane ne kete te detyres.
    Edhe pak more fundrina se ju erdhi fundi.
    Reci eshte gati per ju.Mezi po ju pret.
    Pastaj ne te semes shkofshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje