Mjekja shqiptare në Gjermani: Varianti i ri i Covid mund të shkaktojë një valë të tretë të pandemisë

2 Mars 2021, 08:53Sociale TEMA

Aurora Dollenberg, Kryetarja e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Europë tha në “Wake Up” se situata në Gjermani për shkak të Covid-19 është e qëndrueshme. Mjekja theksoi se shifrat e të infektuarve janë në rënie, edhe pse bëhet fjalë për një rënie të ulët.

“Situata në Gjermani është stabile. Shifrat janë me tendencë rënie. Kemi një rënie të ulët të shifrave të reja. Ne jemi optimistë, edhe pse vaksinimi po ecën më ritme të ngadalta. Kemi 6% të vaksinimit të popullatës, shifër më e vogël se ajo që kishim parashikuar.

Gjithsesi, fakti që shifrat e të infektuarve janë në rënie dhe vaksinimi po përparon, lënë përshtypjen në popullatë që procesi është në rrugën e duhur”, u shpreh ajo.

Më tej, mjekja shtoi se autoritetet në Gjermani i tremben një vale të tretë të pandemisë.

“8% e popullatës e prekur me variantet e reja të Covid, nuk është aq e lartë. Variantet e reja përhapen 70% më shumë. Autoritetet janë të shqetësuara se varianti i ri mund të shkaktojë një valë të tretë të pandemisë”, tha mjekja.

3 komente në “Mjekja shqiptare në Gjermani: Varianti i ri i Covid mund të shkaktojë një valë të tretë të pandemisë”

  1. Aqif Capertoni says:

    na moj Dokoreshe nga i gjen ato shifra me 6%
    lexoje njehere se si eshte gjendja ne Gjermani
    https://impfdashboard.de

  2. Lazy says:

    Po kjo pse ben sikur e pyet njeri kete ne Gjermani. Mjeke fshati eshte.

  3. Y-3 says:

    Lexoje njehere perpara se te japesh interviste o Shqiptare jashte Atdheut
    https://www.rki.de/DE/Content/InfAZ/N/Neuartiges_Coronavirus/Fallzahlen.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje