Mjeku Stroni: Nëse një anëtar i familjes e kalon rëndë Covid-19, edhe të tjerët do kenë simptoma të rënda

2 Mars 2021, 08:42Sociale TEMA

Mjeku Gent Stroni thotë se nëse një anëtar i familjes e kalon rëndë Covid-19, edhe anëtarët e tjerë të familjes do ta kalojnë me të njëjtat shenja.

Sipas mjekut, e rëndësishme është dhe ngarkesa virale që ka personi kur preket nga virusi.

“Ngarkesa virale që merret në momentin e infektimit ka të bëjë shumë, kjo është edhe arsyeja se mjekët sëmuren rëndë, pasi kanë pasur një kohë të gjatë ekspozim ndaj virusit, duke marrë një ngarkesë virale të madhe.

Praktika na ka treguar se ka pasur familje të ndryshme, që e kanë kaluar relativisht rëndë virusin. Shihet se nëse një prej familjarëve e kalon rëndë virusin, e kalojnë dhe pjesa tjetër.

E vetmja shmangie që ne mund të bëjmë është distancimi, dhe sidomos higjiena. Nëse të gjithë do të kishin të njëjtën mundësi, të distancimit, atëherë do të ishte shumë më mirë.

Ka gjithnjë e më shumë persona që po kërkojnë ndihmë në spitale për oksigjen dhe për aparate të frymëmarrjes së drejtuar”, ëhstë shprehur Stroni.

4 komente në “Mjeku Stroni: Nëse një anëtar i familjes e kalon rëndë Covid-19, edhe të tjerët do kenë simptoma të rënda”

  1. Ben says:

    Kjo nuk eshte e vertete.Çdo gje eshte individuale,edhe brenda nje familje.Jane mijra raste qe Covid 19 eshte kaluar ne menyra te ndryshme edhe brenda familjes.

  2. Goni says:

    Ja fute kot doktor..une e kalova shume keq..familjaret e tjere lavdi zotit,e kaluan shume mire.nejse ke ze e kalofte sa me lehte,se eshte i tmerrshem

  3. Ilir says:

    Prandaj edhe pse te semure, familjaret duhet te qendrojne me maska ne shtepi.

  4. N. D. D says:

    Unë e kalova rëndë
    Asnjë tjetër nga familja ime nuk e kaluar
    Si të bëjmë tani?
    Te jetojmë të ndarë nga njëri tjetri?
    È dëgjoni veten kur flisni apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje