Manjani: Koalicionin me PS e prishi LSI! Meta nuk i hapi telefonin, Rama u mbyll me Bashën e bëri marrëveshjen fatale të majit 2017

3 Mars 2021, 10:15Politika TEMA

Ish- ministri i Drejtesise i LSI Ylli Manjani në një postim të gjatë në Facebook ka treguar arsyen pse u prish koalicioni mes Ramës dhe LSI në vitin 2017.

“Qëndrimi pa qëndrim i LSI në 2017, si dhe mos hapja e telefonit që kryetari i asaj kohe i LSI i bëri Ramës, e çoi këtë të fundit të mbyllej me Bashën deri sa ndërtuan “big mac”, e në vijim marrëveshjen fatale të majit 2017”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plote i Manjanit:

Disa fakte si për “dashnorët” ashtu edhe për “sabodatorët” e reformës në  drejtësi.

1.Reforma në drejtësi filloi me vendimin më konsensual të të gjithë kohërave, me miratimin e ndryshimeve kushtetuese me 140 vota në parlament. Ky vendim u mor pas dakordësisë PS-PD-LSI.

2.PS dhe LSI, asokohe në koalicion, vijuan me miratimin e ligjeve të drejtësisë pa konsensusin e PD. Ato ligje në fakt janë shtrati i kaosit që erdhi në sistemin e drejtësisë, ndaj PS dhe LSI duhet të mbajnë përgjegjësi.

4. LSI dhe PD nuk kanë se si ta zhbëjnë reformën e miratuar nga po ata vetë me konsensusin kushtetues. Në fakt disa ndërhyrje që i pozicionojnë më mirë institucionet e reja duhen. Fjala vjen, SPAK nuk mund të ketë një fushë veprimi kaq të gjerë sepse kolapset, siç po ndodh. Ai duhet të fokusohet vetëm tek korrupsioni i ministrave e lart, si dhe tek krimi i organizuar. Se për këtë punë u krijua dhe me emrin “i posaçëm”. U krijua për tu marrë me të posaçmit e jo rutinën…

Tani edhe ca të vërteta për koalicionin PS-LSI.

1. PS nuk ka shprehur asnjëherë dëshirë për të prishur koalicionin me LSI. Përkundrazi, deri në sekondat e fundit të lejueshme, Rama dhe Veliaj u përpoqën të ndërtonin një koalicion të ri me LSI në vitin 2017. E mbani mend darkën te markata e peshkut?!

2. LSI ka patur një ide për të dalë mga koalicioni, por që nuk e zhvilloi me tej. Zgjodhi rrugën e komportimin dhe të mbylljes së kontratës së koalicionit, sigurisht dhe me benefitin që mori postin e Presidentit. Personalisht kam menduar dhe ende sot e mendoj se ishte rruga e gabuar, por ky është fakti.

Ky fakt shpjegon edhe qëndrimin pa qëndrim të LSI në prag të zgjedhjeve të 2017.

3. Qëndrimi pa qëndrim i LSI në 2017, si dhe mos hapja e telefonit që kryetari i asaj kohe i LSI i bëri Ramës, e çoi këtë të fundit të mbyllej me Bashën deri sa ndërtuan “big mac”, e në vijim marrëveshjen fatale të majit 2017.

E kuptoj që është fushatë, por disa fakte nuk mund të zbëhen as nga parlamenti monist.

4 komente në “Manjani: Koalicionin me PS e prishi LSI! Meta nuk i hapi telefonin, Rama u mbyll me Bashën e bëri marrëveshjen fatale të majit 2017”

  1. K says:

    Manjani,ish ministri i Rames thuhet,por ishte variable i Metes,merr guximin e shkruan “te verteten”! Keta njerez, nuk e kuptojne apo e kuptojne, sic bejme ne Shqiptaret,kur shefi na hedh ne koshin e plehrave dhe pastaj, si i lepihemi per nje fare kohe,fillojme e tregojme “te vertetat” me shprese qe Likja te na ktheje prape ne “Vathe”! Sa per dijeni te te te rinjve, Vathe quhet vendi ku i mbyllin bagetite ne darke,se mos i haje ujku! Kjo Shqiperia jone e shkrete!

  2. ANTI-Janatullos says:

    Kosoven e pushtuan Islamobolsheviket-extrem të komanduar nga Albin Kurti.
    Sot,zyrtarisht filloj sulmi ndaj Shqipëris.

    Pershendetje nga Gjilani.

  3. Mihali says:

    Blokun ne dorë dhe vidjon me ze dhe figurë nuk ja dha PS-ja por vjedhen e ka në gjak. Populli thot që vesi del me shpirtin.

  4. Kleanthi Koci says:

    ILIR META VETDENONCON LIKE FLIRI ALLENDEN

    Kercenimi dhe shantazhi nga kryeministrit te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike drejtepersedrejti me voten e popullit e jo te delegateve te popullit ne nhe Republike Parlamentare eshte jo vetem shantazh por edhe akt terrori.
    Cfare pret SPAK- u dhe BKH !?
    Vetdenoncimi eshte me ze e figure….
    Askush, as Presidenti i nje shteti nuk eshte mbi ligjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje