Për Jozefina Topallin, as mazhoranca e sotme dhe as opozita me PD e LSI nuk do të arrijnë të marrin më shumë se 70 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Unë nuk besoj se Edi Rama dhe as Ilir Meta me Lulzim Bashën do të marrin 70 deputetë. Asnjëri prej tyre”, tha Topalli për A2.
Më tej, Topalli shprehet se pretendon që Lëvizja për ndryshim, partia që ajo drejton, të jetë faktor. Megjithatë, Topalli theksoi se të gjitha mandatet që ajo do të marrë në zgjedhje do të shkojnë vetëm nga e djathta.
“Kjo do të ndodhë me kushtin që të mos kemi kryeministër të korruptuar. Unë do të doja shumë të kontribuoja të triumfonin mbi varfërinë e sotme, mbi korrupsionin”, tha Topalli.
Pavarësisht të gjithave, Topalli u shpreh Absolut 4 se nuk konsideron asnjë nga liderët politik në vend si armik.
“Nuk kam konceptin e armikut. As Bashën, as Ramën dhe as Ilir Metën, unë nuk i konsideroj armiq. Unë, edhe kundërshtarin politik, me të cilin mund të kemi ide krejtësisht të ndryshme, në qoftë se ai ka integritet, ruaj respektin më të madh. Njeriun me integritet e respektoj”, tha Topalli.
Mme Xhozi, \
Do te te besonim vertet, pasi mbetesh nje personalitet dhe mbi te gjitha jashte aferave korruptive (sa une di). POR, sa kohe qe nuk distancohesh nga doktori, NUK fiton dot asgjeeee
Ti smerr aq sa pretendon Se je po aq pertoke sa Basha dhe ngre lart Berishen. Ata qe ke zgjedhur mund te jene intelektuale, por njerezit do e lidhin kete parti me figuren nje gruaje pa sjellje, qe telendiste koleget e saj paralmetare opozitare te asaj kohe, njeri qe stha gjysem fjale per ministrat e korruptuar te PD-se, sic po flet tani, lart e poshte neper studio. Ne fakt korrupsioni fillonte nga babloku qe na solli drurin e lyer me liri, po për të sia mban bytha te thote ndonje fjale, se e di ku i shkon koka, në të sëmës.