Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, i ftuar në emisionin ‘Pushteti’ në Fax News u shpreh se kjo parti synon që në këto zgjedhje të marrë mbështetjen e qytetarëve shqiptar në mënyrë që të arrijë të jetë forcë përcaktuese në qeverisje pasi gjërat mund të ndryshojnë duke qenë pjesë e ekzekutivit të nesërm sesa po të ishim në opozitë.
Sipas Patozit, risija e kësaj partije është përfaqësimi nga të rinj dhe të reja të cilët janë futur për herë të parë në politikë dhe prej tyre do të arrihet suksesi.
Ai tha se Shqipëria ndodhet në një regjim kryetarokracie ku e gjithë skena politike është përqendruar në duart e dy apo tre personave dhe dëshira, vullneti e humori i tyre prevalon mbi çdo gjë tjetër.
“Çdo parti politike sado fjalë të bukura, projekte, programe në finale ballafaqohet me votën dhe ne jemi duke kërkuar ata shqiptarë të cilat gjërat i mendojnë përgjithësisht si ne, por jo domosdoshmërisht si ne dhe që kanë një lloj valence elektorale.
Ne synojmë që në këto zgjedhje të marrim mbështetjen e qytetarëve shqiptarë që gjejnë tek Bindja Demokratike forcën më të afërt, më afër vizionit të tyre për ndryshimin për politikën në Shqipëri dhe që sigurisht pastaj pasi ta marrim ne synojmë që të jemi forcë mundësisht forcë përcaktuese qeverisje sepse mendojmë që gjërat mund t’i ndryshojmë duke qenë pjesë e institucioneve, pjesë e ekzekutivit të nesërm më mirë sesa po të ishim në opozitë.
Pjesa më e madhe e atyre që do të jenë ekipi përfaqësuese i Bindjes Demokratike do të jenë të ri dhe të reja të cilët futen për herë të parë në këtë xhungël politike dhe unë kam shumë besim pikërisht prej atyre do të vij edhe suksesi.
Shqipëria sot është e mbërthyer në darën e një regjimi hibrid, një lloj regjimi kryetarokracie ku dy tre persona janë pronarët e skenës politike në Shqipëri dhe vullneti, dëshira apo humori i tyre prevalon mbi gjithçka tjetër”, tha Patozi.
Patosi, ish nenkryetar i PD se Saliut ,mendon se ka ardhur koha e tij bashke me Josefinen! Saliu ju hodhi ne rruge si plehra,por Rama shpiku riciklimin!
O ZOT ….ju ishit …. cfare sollet … !!!!????
asgje-.
rrumpalle…
vjedhje…
mos respekt ndaj shtetit…
or astrit …gjej ndonje pune tjeter .
Kryetarokraci thotë ky maloku, ptuuu farë e keqe jeni bërë si ato minjt e arave, kush t’pjerdhë ty e sojin tënd o malokë i pa z’butshëm.
Kryetarokracia fitohet në zgjedhje 2 e 3 apo edhe 5 mandate po deshi populli.
Një fjali s’guxove kurrë ta thuash për ishë partin tënde se kur ishe pjesë e saj bëtë kërrdin, korrupcion galopantë si kompleksi Partizani.
Ku ishe ti o halabakë atëher apo sta mbajti b…. ta kundërshtosh dhëndrin e sal viçidollit, t’kuptoj se po t’a kishe bërë sala dotë humbte nga faqja e dheut, ajo ishte Kryetarokraci o ish qeveritar, ti bashkë me lsi e pd jeni ish qeveritar sjeni të rënë nga qielli jo.
Hajt mbushu???