Tronditet Vlora: Vritet një person me armë zjarri, prangoset autori

3 Mars 2021, 14:50Kronika TEMA

Një person është vrarë me armë zjarri në orët e mesditës së sotme në rrugën “Transballkanike” të qytetit.

Burime bëjnë me dije se autori ka dalë nga një automjet dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës me breshëri plumbash.

Pak minuta pas ngjarjes ai është vënë në prangat e policisë.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Ndërkohë që viktima është dërguar me ambulancë për t’u dërguar në morgun e qytetit.

“Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.”– njofton policia.

 

3 komente në “Tronditet Vlora: Vritet një person me armë zjarri, prangoset autori”

  1. tropoja says:

    si katandis shqiperia per dite vrasje krim korrupsion vdekje nga covid me te lartat ne rajon njerezit emigrojne çdo dite shume e larget data 25 prill

  2. Ganiu says:

    Eshte arrestuar ne njoftimin tuaj jo te policise.

  3. Ganiu says:

    Ju genjeni qe eshte arrestuar autori policia genjen qe viktima nderroi jete ne spital. Vetem genjeni genjeni genjeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje