Ahmet Çaçi, një nga biznesmenët më të sukseshëm në fushën e turizmit dhe hotelerisë humbi sot betejën me COVID19.
Një muaj më parë ai ishte në krye të punëve, në hotel “Flower Hotel & SPA” në Golem, me shpresë se do të kapte sezonin me investimin e tij të ri, blerjen e Hotel “Pameba”.
Energjik, racional dhe me këmbë në tokë në biznesin e tij, ai u bë promotor i rikthimit të turizmit masiv në Golem, pesë vite më parë, me ndërtimin e “Flower Hotel & SPA”.
Hoteli theu disa paragjykime për zonën dhe turizmin në Shqipëri.
Së pari zgjati sezonin nga maji në tetor me turistë nga Polonia dhe Ukrahina, riktheu turistët shqiptarë në muajt e dimrit dhe promovoi një guzhinë të jashtzakonshme për zonën. Suksesi I “Flower Hotel & SPA” e nxiti të blejë një nga hotelet e parë të Golemit, “Pameba” që ishte njgjitur me të.
Për herë të fundit e takova para një muaji ndërsa sistemonte sheshin e hotelit të ri dhe ndiqte punimet për rikonstruksionin.
Dy javë më parë djali I tij më tregoi se u shtrua në Senatorium, në gjendje të rënd, me 40 litra oksigjen. E kam ndjekur përditë ecurin e tij. Kur të gjithë menduam se po ja hidhte ai na tradhëtoi të gjithëve dhe iku duke I lënë hapur të gjitha punët, duke I lënë të shokuar Rinën , Oltin, Ernestin dhe gjithë miqtë e tij.
Ikja e Ahmetit, këtij biznesmeni kurajoz dhe inteligjent, do të jetë një motiv më shumë për djemtë e tij dhe familjen e fort që la pas, për të vazhduar ëndrrën e tij.
Ahmeti I përket të rinjëve të talentuar të shkolluar në vitet 70 fillimisht në shkollën bujqësore të Delvinës e më pas në Universitetin e Kamzës. Ai pati një karrierë të suksesëshme në vitet tetëdhjetë, duke drejtuar së fundmi Koperativën Bujqësore të Dragotit në Tepelenë, prej nga ishte dhe vet.
Pas viteve 90, pasi drejtoi një kohë të shkurtër Bashkinë e Tepelenës gjatë periudhës së tranzicionit politik, më pas u muar me biznesin e ndërtimit dhe turzimit nga Saranda në Durrës e Tiranë. Ai la pas plot gjurmë suksesi në industrinë e turizmit, la pasardhës të aftë dhe të talentuar, që do ti çojnë para këto projekte dhe një kujtim të mirë tek ata që e njohën dhe punuan me të.
Mero Baze
U prehte ne paqe.
Zoti qofte me te dhe Zoti i plotfuqishem i dhente paqe shpirtit te tij dhe force familjes se tij dhe miqeve te tij.
Forca e Zotit eshte gjeja me e madhe ne keto raste.
I uroj fat djemeve te tij ne rrugen e suksesit qe pati i jati dhe ta ruajne dhe te zhvillojne me tutje vepren e te atit te tyre.
Ndarja nga jeta e Ahmeti Cacit është një lajm i rëndë dhe një humbje e madhe për gjithë njerzit që e kanë njohur. Na ka hidhëruar pa masë ikja e tij e parakoheshme. Ai nuk ishtë vetëm një biznesmen i suksesshëm por dhe një njeri bujar dhe fisnik. Mishëronte të gjitha vetitë më të mira të një njeriu perfekt. Një tepelenas 24 karatsh. Ahmeti ishtë një njeri energjik, babaxhan dhe i mencur. Një biznesmen i rallë që punën e ndërtoi me ndershëmri, përkushtim e vizion. Bashkë me bashkëshorten e tij të mrekullueshmë Rina, ata kanë ndihmuar pafund njerëz në nevojë.
Nuk ka fjalë të përshkruajmë hidhërimin për ikjen e tij nga kjo sëmundje e pabesë. Ngushëllimet tona më të sinqerta për Rinën, Oltin dhe Ernestin dhe familjet e tyre respesktive. I qofte dheu i lehte! Familja Riza Kanushi